• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ta duam atdhenë, si liderët shqiptarë Amerikën!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ta duam atdhenë, si liderët shqiptarë Amerikën!

23 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

E nisur fillimisht si një batutë interesante, gjatë një emisioni mëngjesi në televizionet shqiptare, shprehja aq e njohur “ta duam atdhenë si shqiponja folenë”, tashmë pothuajse është bërë gati e barasvlefshme me dytësen e saj: “Ta duam atdhenë, si shqiptarët Amerikën!”

Kur rreth 15 vjet më parë, gjatë një vizite në Departamentin Amerikan të Shtetit bashkë me një grup gazetarësh, u tregua kjo shprehje, sigurisht që mori edhe gazmendin e mikpritësve. Të cilët kuptuan nëpërmjet një sarkazme të lehtë, riformulimin e goditur dhe inteligjent të një shprehje që nuk kish si të mos i përkëdhelte.

Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranë dhe Prishtinë, në lidhje me reformën në drejtësi të investuar aq fort nga amerikanët në Shqipëri dhe rreth Gjykatës Speciale për krime luftë në Kosovë, le të shtrojmë disa pyetje “naïve”:

Sa e vërtetë është dhe a e shpreh batuta e mësipërme realisht thelbin e një marrëdhënie historike mes dy vendeve tona, sidomos dashurinë “pa asnjë interes”, të shqiptarëve për SHBA?!

A është e njëjta gjë dashuria e verbër dhe pakompromis mes shqiptarëve të thjeshtë, qytetarë të një kombi të coptuar nëpër histori, të një shteti të varfër e të pafuqishëm për SHBA dhe ajo e liderëve të tyre politikë?

Për të shkuar pak më tej:

A është e njëjtë dashuria e liderëve politikë shqiptarë këtej dhe matanë “kufirit” në Ballkan për SHBA, edhe në kohë lufte, edhe në kohë paqeje?

A është e njëjta qasje edhe në kohë mbrothësie, edhe në periudha krizash?

Edhe kur jemi në mazhorancë, edhe kur jemi në opozitë?

Edhe kur na pëlqen edhe kur nuk na pëlqen një nismë madhore e mbështetur prej tyre?

Edhe kur është edhe kur nuk është edhe aq në favorin tonë, një iniciativë e investuar prej tyre, në lidhje me zhvillimet tona të brendshme demokratike, të shtetit ligjor dhe prespektivës sonë euro-atlantike?

A e duan liderët tanë SHBA vetëm atëherë kur halli i tyre përputhet edhe me atë të kombit?

Apo kur halli i tyre duhet të jetë edhe i kombit, e ndërsa ai i kombit jo domosdoshmërisht edhe i tyre, mundet që ti dalin edhe kundër SHBA për zhvillimet tona të brendshme?

Në lidhje me tentativën e fundit të shumë deputetëve shqiptarë në Prishtinë Daniel Serwer, analisti i njohur i Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike në Universitetin “John Hopkins” thotë se do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh tani mandatin e Gjykatës Speciale. Ajo nuk do të ishte ngritur, nëse Kosova vetë do të kishte bërë atë që duhej për të vendosur sundimin e ligjit.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Dalawie, tha se kjo do të ishte një thikë pas shpinës së SHBA.

Java që po mbyllim, kishte dy pamje krejt të kundërta në Tiranë, në raportin e lidershipit politik shqiptar me SHBA. Të hënën opozita shqiptare ishte agresivisht kundër mbështetjes që ajo i dha zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit më 7 dhjetor të Adriatik Llallës. Pak ditë më pas, me të njëjtin zell e pasion, ishin po të njëjtët që ishin histerikisht pro SHBA, kur përfaqësuesja e qeverisë shqiptare votoi “kundër” rezolutës që synonte ta bënte Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit, në OKB.

Daniel Serwer thotë se kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë, e për rrjedhojë nuk do të ketë pasoja për Shqipërinë. Kërcënimi që iu bë atyre që do të votonin kundër, ishte i zbrazët. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh. Nëse nuk do ta kishin bërë këtë, rezoluta do të ishte miratuar qetësisht dhe askush nuk do ta kishte vënë re.

Pas kësaj pyetja që shtrohet është: Ta duam atdhenë si shqiptarët, apo si liderët e tyre, Amerikën?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kuptimi i veçante i emrave që ish missi Irsa Demneri ka zgjedhur për 2 vogëlushet e saj
Previous article Juventusi mposht minimalisht Romën, i'a rrëmben Interit vendin e dytë (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT