• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ SPAK dhe borxhi për 10 vjetorin e 21 janarit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ SPAK dhe borxhi për 10 vjetorin e 21 janarit!

21 January, 2020 Redaktor1 OP-ED

Në përvjetorin e nëntë të vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, kryefjala e të gjithë atyre që besojnë ende dhe kërkojnë realisht drejtësi, ishte rihapja e çështjes për të çuar përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtij krimi shtetëror, që ka ndodhur në mes të ditës e në mes të kryeqytetit.

Ka që nga 21 janari 2011 që ky ritual, kjo shpresë dhe e njëjta kërkesë, përsëritet e përsëritet pambarimisht. Aq sa me kalimin e viteve, vendin e dhimbjes u duk sikur ka nisur që ta zerë dalëngadalë, pesimizmi, ulja e pritshmërive dhe humbja e shpresës jo vetëm tek familjarët e viktimave, por edhe tek media dhe opinioni publik.

Por, 21 janari i këtij viti dukej sikur ishte pak më i ndryshëm nga ato të përvjetorëve të shkuar. Për një arësye të re. Javët e fundit u ngrit Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pritshmëritë e shqiptarëve për çdo krim të pandëshkuar përgjatë këtyre 30 viteve, janë varur prej kohësh tek ky institucion dhe tek mbështetja e pakufi që SHBA dhe BE, po i japin drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj Prokurorie të Posaçme.

Një ndër dosjet e para për të cilën pritshmëritë e opinionit për zbardhjen, janë në majën e tyre më të lartë, është pikërisht ajo që lidhet me çështjen e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm në bulevard, përballë godinës së qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha.

Ka disa arësye për këtë:

E para, sepse protestuesit që u vranë e u plagosën atë ditë, ishin thirrur nga Partia Socialiste aso kohe në opozitë, për shkak të zemërimit të madh popullor që kishte ngjallur skandali i videopërgjimit të zv. Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, me një prej ministrave të qeverisë, Dritan Prifti.

E dyta, sepse mazhoranca aktuale ka premtuar që do bëjë gjithçka kur të vinte në pushtet për ta reformuar drejtësinë dhe për të çuar përpara saj, të gjithë ata që i shpëtuan gjykimit dhe ndëshikimit të merituar, për krimin e pashembullt të 21 janarit. Ish Kryeministri i asaj kohe është lideri i sotëm i opozitës, ndërsa ish ministri i Brendshëm, Kryetari i opozitës së sotme.

E treta, reforma e premtuar ka nisur prej kohësh dhe tani institucionet e reja të drejtësisë, megjithë vështirësitë po ngrihen dhe një pjesë e tyre kanë nisur që të funksionojnë. Pas SPAK pritet që të zyrtarizohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ndaj, nga sot ka nisur një vit i ri shprese të madhe, për ti shkuar zbardhjes së kësaj çështje, deri në fund.

Pas një viti, shënohet 10 vjetori i kësaj ngjarje. Nga një vit i ri zhgënjimesh, nëse nis e punohet me përkushtim që tani, 21 janari i 2021 ka shansin që të shndërrohet në një mundësi të re. Një horizont i ri shpresash për drejtësinë e munguar deri më sot.

Ky vit është një mundësi e madhe dhe një sprovë në kushte reale për SPAK dhe drejtësinë e re, për të dhënë një mesazh të qartë, konkret e të pakontestueshëm për të gjithë: Më në fund, ka shpresa që edhe Shqipëria të ketë një shtet të vërtetë ligjor, që po nis ti japë fund kulturës së tmerrshme të pandëshkueshmërisë së ngritur në sistem për 30 vjet me radhë.

Nëse ka vullnet për ti shkuar deri në fund të vërtetës që u konsumua live në sy të mijëra njerëzve në shesh dhe miliona shqiptarëve përballë ekraneve të televiziorëve, ky do të ishte kazusi më përfaqësues nga drejtësia e re, për të gjitha dosjet që pritet të hetohen dhe gjykohen më pas prej saj.

Të gjitha shanset dhe mundësitë për ta bërë këtë, ekzistojnë për aq kohë sa aktorët kryesorë të këtij krimi, janë këtu dhe njihen me emër e mbiemër. Provat, dëshmitë, protagonistët, dëshmiratët, të plagosurit, urdhëruesit, ekzekutuesit, bashkëpunëtorët, fajtorët dhe të gjithë ata që me apo pa dashje punuan për ti tjetërsuar, fshehur apo fshirë gjurmët e këtij krimi, janë gjithashtu këtu.

Ndaj, nëse edhe pas një viti asgjë nuk do të ndodhë, atëherë përkujtimi 10 vjetorit, do të ishte thjeshtë një rivrasje për 4 Dëshmorët e Atdheut!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BAYERN MUNICH TEK LIVERPOOL/ Ja sa faulle kanë bërë ekipet për ndeshje
Previous article "PROFESORI MË PREKU NË..."/ Flet nxënësja shqiptare që u ngacmua seksualisht në shkollë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT