• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Sinjale amerikane për rithemelimin e të djathtës shqiptare
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Sinjale amerikane për rithemelimin e të djathtës shqiptare

3 July, 2021 Redaktor1 OP-ED

Takimi i Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Philip Reeker, këtë javë në Tiranë edhe me Princin Leka, ashtu si çdo xhest i politikës së jashtme të fuqive të mëdha, është një sinjal konkret politik në Shqipëri. Një sinjal jo vetëm kundër Presidentit të Republikës, për të cilin nuk u gjet një minutë kohë për ta futur në axhendën e takimeve, por mbi të gjitha për PD në veçanti dhe të djathtën shqiptare në përgjithësi.

Mesazhi qartësohet çdo orë e më shumë, sa më tepër që i largohemi momentit të këtij takimi, i cili zhvillohet për herë të parë publikisht, në nivele të tilla me pasardhësin e vetëm të familjes Mbretërore shqiptare. Nga pikëpamja politike, sot as Princi Leka dhe as Partia Lëvizja e Legalitetit që është përfaqësuesja e vetme e idealit monarkik, nuk kanë ndonjë peshë dhe ndikim në opinionin publik.

Jemi ende në fazën e parë të lojës së mesazheve të diplomacisë së lartë amerikane dhe askush më shumë sesa familja e Mbretit Zog, nuk e simbolizon më mirë të djathtën e vërtetë në ambjentin shqiptar në Ballkan. Të djathtën tradicionale. Të djathtën historike. Të djathtën shtetformuese. Të dhjathtën e shenjtërisë së pronës private, kapitalit dhe trashëgimisë së saj nga e shkuara.

Për të gjithë ata që nuk e kanë të fiksuar ndoshta në memorie, kujtoj se SHBA dhe familja Mbretërore shqiptare kanë edhe një lidhje mjaft specifike, e cila ka të bëjë me prejardhjen e Mbretëreshës Geraldinë. Familja e saj Apponyi përveçse në lidhje gjaku me pothuajse të gjitha mbretëritë e Europës, ka një raport të veçantë, edhe me Amerikën.

Gjyshi i Mbretëreshës shqiptare ishte Xhon Herri Stewart, nga një familje me origjinë prej fisnikërisë skoceze, ishte diplomat i suksesshëm i SHBA. Ndërsa gjyshja e Geraldinës, ishte pinjolle e familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ndërsa nëna e Mbretëreshës, Kontesha Gladyds Virginia Stewart, ishte shtetase amerikane shumë e pasur nga Marylend, babai i së cilës u bë edhe Konsull i Përgjithshëm i SHBA në Hollandë.

Janë të dhëna jo vetëm për të shuar një kuriozitet për pemën gjeanalogjike të Mbretëreshës shqiptare, por edhe për të dëshmuar, se lidhja dhe interesi amerikan në këtë rast shkojnë më thellë sesa interesat politike dhe diplomatike të momentit në Shqipëri. Sigurisht që historia e prejardhjes së Geraldinës nuk luan asnjë rol thelbësor sot, por ajo na ndihmon që të ngjyejmë sadopak me një pigment amerikan, edhe historinë e sotme të Princit Leka.

Sali Berisha që është konsideruar nga propaganda e tij në këto 30 vjet si “lideri historik” i së djathtës shqiptare, ka qenë çdo gjë me fjalë, por në realitet as nuk ishte dhe as nuk u bë dot kurrë i tillë. E djathta e vërtetë kurrë nuk mori përfaqësimin e duhur në skenën politike të postkomunizmit. E për pasojë, të drejtat që iu mohuan historikisht që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, nuk i përfitoi dot asnjëherë.

Prona nuk u kthye kurrë tek i zoti përgjatë këtyre 3 dekadave në Shqipëri, sepse PD e sabotoi procesin e dekomunistizimit real të vendit, hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, rehabilitimit të figurave të së djathtës historike dhe ngjizjes e konsolidimit të një klase të re që do përfaqësonte të djathtën moderne dhe simbolizonte kapitalizmin shqiptar të shek. XXI.

Sali Berisha i sundoi duke i përçare sistematikisht partitë e së djathtës tradicionale, i përdori përmes shantazhit dhe i anashkaloi përmes mënjanimit, pinjollët dhe pasardhësit më në zë të familjeve të mëdha shqiptare. Kulmin e diabolizmit e arriti në vitin 1997, kur e përdori Referendumin për Monarkinë apo Republikën, që të kurdiste sulmin e armatosur të Leka Zogut mbi KQZ-në për tu hakmarrë ndaj PS që e nxorri në opozitë pas trazirave antifajde.

Sot djali i tij Princi Leka, pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA dhe në kushtet kur as Lulzim Basha nuk po jep shenja se mund të distancohet prej tij e ta reformojë të djathtën shqiptare, është vendosur në fokusin e aletatit tonë strategjik. Më shumë sesa një alternativë reale, përballë lidershipit të vjetër të kriminalizuar e të korruptuar të së djathtës, përmes pasardhësit të Mbretit Zog sapo janë lëshuar sinjalet e para të nevojës ulëritëse për rithemelimin e së djathtës shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTET/ Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni pas datës 5 korrik drejt ishujve grekë?
Previous article PAS RESHJEVE.../ Sinoptikania: Ja kur kthehet i nxehti afrikan në vend

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT