• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Sikur Edi Rama, të ishte Lulzim Basha!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Sikur Edi Rama, të ishte Lulzim Basha!

10 November, 2019 Redaktor1 OP-ED

Lajmi rreth kërkesës së prokurorëve për dërgimin në gjyq me akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, të kryetarit të PD Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, po kalon në media si të ishte lajmi më i rëndomtë i këtij viti. As fakti se bëhet fjalë për shefin e opozitës dhe as se në lojë janë akuzat për lobim me para ruse, nuk kanë mjaftuar që ky rast, të ishte qoftë edhe pjesë e atij rituali të çudisë, që zgjat të paktën tri ditë në mediat tona.

Mjafton që të verifikosh një e nga një sesi e kanë trajtuar këtë rast mediat shqiptare, për të kuptuar njëherë e mire, fare thjeshtë dhe qartësisht, se kush e komandon atë. Për të kuptuar sesa e vërtetë është akuza se “Edi Rama ka kapur median”, se “kryeministri i Shqipërisë kontrollon mediat” dhe se shefi i mazhorancës është njeriu që i ka mbyllur gojën gazetarëve dhe analistëve tanë direkt ose nëpërmjet oligrakëve e pronarëve të medias.

Ky lajm dhe ky rast, fare mirë mund të shërbejë si treguesi kryesor i fushatës së ndërmarrë përgjatë këtij viti nën slloganin se të “gjitha fajet na i ka Edi Rama”. Një fushatë mediatike, propogandistike dhe politike që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, me realitetin, me informimin e saktë dhe profesional të qytetarëve.

E gjitha çfarë ndodh në këtë linjë të artit të komunikimit publik dhe diskurin politik, tashmë kuptohet fare qartë se ka lidhje vetëm e vetëm me luftën për pushtet, sipas kryemotos: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita! Një pjesë e mirë e mediave, duket qartë se e kanë humbur tashmë rolin dhe funksionin e tyre professional, duke u shndërruar thjeshtë në zgjatime të opozitës së rrugës, me mjete të tjera. Për këtë mjafton që në këtë rast të lexosh mediat dhe heshtjen e të gjithë atyre që çirren ekran më ekran e portal më portal për parimet, paanësinë, pavarësinë dhe profesionalizimin e tyre.

Çështja e pagesave të lobimit nga Lulzim Basha dhe PD u hap në nëntorin e 2017, kur firma lobuese “Muzin Capitol Partners” plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Ajo tha se ka marrë 3 pagesa, në një shumë prej 675 mijë USD, për punën e saj në favor të PD për vitin 2017. Nga këto vetëm ajo prej 25 mijë USD, është pranuar nga Basha, se është paguar nga PD.

Për tju ardhur në ndihmë që ti identifikoni, ti verifikoni dhe të dalloni kollaj mediat dhe gazetarët që janë “të pavarur” nga opozita jonë dhe kryetari i saj në këtë rast, mjafton që të bëni një ushtrim fare të thjeshtë. Mereni lajmin dhe në të, Lulzim Bashën e PD-në zëvendësojini me Edi Ramën dhe PS-në. E pas kësaj, vetëm thjeshtë fantazoni se si do ta kishin trajtuar gjatë kësaj jave këtë lajm, të gjitha mediat e Tiranës.

Sikur Edi Rama të ishte Lulzim Basha në këtë rast, imagjinoni se si do të ishin titujt e kronikave nëpër edicionet e lajmeve televizive; titujt e editorialeve nëpër faqet e para të gazetave; lajmet nëpër portale. E mbi të gjitha, sesi do të mbusheshin banaqet e emisioneve të debatit televiziv cip më cip në çdo ekran të mundshëm, që do të zhurmonin e pëlcisnin deri pas mesnate.

E prej aty, mendojeni pak sesi do ta trajtonin analistët tanë në kor Edi Ramën. E sigurtë është që do ta kishin cilësuar jo vetëm si tradhëtarin më të madh që kishte nxjerrë ndonjëherë përgjatë gjithë historisë kombi shqiptar, por me siguri që do të kishin hapur edhe garën për ta dënuar atë që nga dalja njëherë e mirë nga politika, e deri tek burgimi i përjetshëm, varja në litar, pushkatimi, nxjerrja e syve, prerja e duarve me të cilat kishte firmosur kontratat e lobimit me para ruse, kryqëzimi dhe çdo metodë e mjet tjetër që është përdorur kundër armiqve, nga antikiteti e mesjeta e errët dhe deri në ditët tona.

Kaq mjafton për të kuptuar, jo vetëm se çfarë raporti ka një pjesë e mediave tona me të vërtetën, ekspozimin e fakteve përballë publikut dhe orientimin e opinionit të tyre. Por, mbi të gjitha për të parë në dritën e diellit mënyrën sesi trajtohet “armiku” i tyre publik që e ka emrin Edi Rama, në raport me pronarët realë, zaptuesit dhe komanduesit e vërtetë të një pjesë shumë të madhe të ambjentit informativ e propogandistik të Shqipërisë aktuale.

Mos harroni që ti kërkoni e ti gjeni ata këto kohë, të fshehur mjeshtërisht jo vetëm prapa heshtjes së tyre ulëritëse, por edhe prapa fjalëve magjike si: Liria e fjalës. Liria e shprehjes. Liria e mendimit. E drejta e informimit. Pavarësia e mediave…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM / 75-vjetori i Çlirimit, “Nënë Shqipëri” shfaqet para Universitetit
Previous article U SULMUA NGA KORET RACISTE/ Sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT