• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Si ta ruash arsyen kur opozita e humbet fillin!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Si ta ruash arsyen kur opozita e humbet fillin!

22 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Shumëkush mund ta kujtojë se Rudyard Kipling e nis me këto vargje poezinë e tij të famshme “Në mundsh”:  Në mundsh të ruash arësyen kur bota humbet fillin/ e fajin ty ta hedh dhe vetes t’I besosh,/ sa herë te ty dyshojnë e s’të përfillin,/ por edhe dyshimet drejt t’I gjykosh…. Këto më erdhën sot ndërmend, teksa shihja, dëgjoja, lexoja, rilexoja dhe flisja me njerëz të ndryshëm rreth dhunës sot kundër policisë përpara Parlamentit. Një protest që u bë edhe pika kulminante e vijimit me mjete dhune, të një proteste të banorëve dhe pronarëve të bizneseve, që preken nga projekti I zgjerimit të unazës së madhe të Tiranës.

Sipas shifrave zyrtare bëhetë fjalë për afro 240 objekte mes së të cilave, banesa por dhe mjedise shërbimi. Afro gjysma rezultojnë të jenë ndërtime pa leje dhe në proces legalizimi. Kryeministri deklaroi në seancën plenare të Parlamentit, ndërkohë që jashtë godinës së saj po zhvillohej përplasja, se për ata që kanë godinat me leje do të bëhet shpronësi i plotë sipas ligjit, ndërsa për banesat pa leje do të ofrohet 3 vjet qera. Rama tha se mes atyre që kanë ndërtime pa leje ka dhe nga ata që rezultojnë të kenë të tilla dhe në zona të tjera të Tiranës apo qytete të tjera të vendit. Jo një e dy, por disa deri në 8 objekte të tilla pa leje në kryeqytet apo qytete të tjera të Shqipërisë.

Në vend që të dënonte dhunën e ushtruar ndaj policisë, ku 12 prej tyre janë shtruar në spital, një ka humbur dëgjimin dhe një vajzë 26 vjeçe ka humbur gishtat e dorës nga kapsollat e hedhura nga protestuesit, opozita bëri të kundërtën. Në vend që të distancohej nga dhuna ndaj uniformave blu, ndaj përfaqësuesve dhe mbrojtësve të rendit në çdo qeveri e në çdo kohë, opozita bëri të kundërtën. Madje, përfaqësues të saj shkuan deri atje sa bënë fajtor viktimat për dhunën e ushtruar kundër tyre! E ashtu si në fushën e ndjenjave, artit, letërsië, poezisë, e muzikës ka “receta” për ata që e humbin fillin, edhe në rastet si këto ku opozita jonë duket se e ka humbur fillin, ka gjithnjë “ilaçe”.

Në fushën politike, në atë të demokracisë, në të drejtën shtetërore, në demokraci dhe pluralizëm kur njëra palë e humb arësyen, ilaçi, receta, zgjidhja, terapia dhe shërimi vjen vetëm nëpërmjet një rrugë: LEGJITIMITETIT. Kjo fjalë vjen nga latinishtja dhe do të thotë; e drejta shtetërore. Për ata që kanë lexuar Maks Veberin dhe Karl Shitin, në parimin e legjitimitetit demokratik, fuqia shtëtërore vjen nga populli. Pra, rendi sundues në një republikë demokratike si kjo dhe me shumicë legjitime të dalë nga vota e shqiptarëve, vjen nga Parlamenti I dalë nga zgjedhjet. Prej aty votohet ose rrëzohet qeveria që zbaton fuqinë shtetërore që ka dalë nga populli nëpërmjet votës.

Të gjitha veprimet e tjera të kujtdo që abuzon me lirinë e vet dhe në tejkalim të së drejtës për protesta dhe tublime, janë jo legjitime. Pra, dhuna ndaj policisë së shtetit, kur ajo është aty në krye të detyrës së vet, për mbrojtjen e rendit, qetësisë dhe institucioneve legjitime, është JO legjitime. Mosdënimi I kësaj dhune kur ajo është kapërcyer në mënyrë jo legjitime, është po ashtu JO legjitime nga ana e vet. Edhe mosdistancimi nga kjo dhunë JO legjitime, është JO legjitime nga ana e opozitës dhe kujtdo tjetri që e nxit atë, Brenda dhe jashtë politikës qofshin ato.

Po si ka lindur ky ilegjitimitet kaq i madh? Një ilegjitimitet I tillë, ka lindur nga shfrytëzimi dhe lejimi për 28 vjet I një pafundësie aktesh, veprimesh dhe mosveprimesh JO legjitime.

Mungesa e kontrollit mbi territorin nga ana e shtetit dhe e qeverive tona, ka qenë një akt JO legjitim.

Përfitmi I atyre që e shfrytëzuan këtë ilegjitmitet, ishte gjithashtu një akt JO legjitim kolektiv.

Zaptimi që 250 mijë prona I kanë bërë tokave të ish pronarëve të vërtetë që janë të vetmit që nuk ndihen sot, ishte një akt edhe më I madh JO legjitim.

Vijimi i këtij ilegjimiteti, është një Jo legjitimitet gjithnjë e më i madh.

E atëherë kur më në fund shteti dhe qeveria, kërkojnë të ndërtojnë një vepër të madhe publike, sipas të drejtës kushtetuese të prevalimit të interesit public mbi intersin e çdo individi privat qoftë edhe ai I ligjshëm, duke dashur të bëjë në këtë zoën aktin e parë LEGJITIM, ilegjitimiteti i kthyer në normë dhe në mënyrë jetese, ka guximin të ngrejë dorë edhe mbi vetë përfaqësuesit e shtetit. E si të mos mjaftonte kjo, opozita për përfitime politike të ditës, bëhet palë me të. Pale me ilegjitimitetin, për ca vota më tepër. Për ca zhurmë më shumë. Për ca minuta më shumë në ekranet televizive.

Në këto kushte, ka vetëm një rrugë për ta ruajtur arësyen, e për të mos e humbur fillin. Ti japësh fund ilegjitimitetit, nëpërmjet legjitimitetit. E sigurtë është që pas kësaj, do ketë gjithnjë e më pak ilegjitimitet në këtë vend e për rrjedhojë edhe më pak dhunë. Një ilaç demokratik që do ti bënte mirë edhe opozitës, që ta ruaj arësyen dhe të mos e humbasë kaq kollaj fillin!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Prokuroria: Të arrestuarit po HETOHEN për plagosje të rëndë me dashje
Previous article "KURRË MOS ARDHT DITA..."/ Saimir Tahiri mesazh për policen e plagosur: Atë që bën ti... (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT