• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Si e ndryshuan rrjetet sociale politikën shqiptare
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Si e ndryshuan rrjetet sociale politikën shqiptare

1 February, 2018 Redaktor1 OP-ED

Nëse do rishohësh sot arkivat nga prilli i 1998 dhe këto 20 vitet që kanë shoqëruar hyrjen e Edi Ramës në politikë, e ke të thjeshtë që të shohësh ciklin e transformimit të paraqitjes së tij të jashtme, nga momenti kur u bë ministër Kulture, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Kryetari PS dhe tani prej gati 5 vjetësh si Kryeministër. Fillimisht me çorape të verdha, këmisha me ngjyra që feksnin një kilometër larg, çitjane dhe një vëth në vesh, derisa nisi ti hiqte më pas një e nga një, nën presionin e ambjentit konservator shqiptar dhe atij socialist. Sa më shumë i afrohej ambicjes së tij për tu ngjitur në krye të PS dhe për tu bërë kreu i qeverisë, aq më shumë e gjitha statura e tij shkonte me shpejtësi drejt zbatimit të një kodi protokollar strikt veshjesh.

Paralelel me këtë cikël, kishte nisur një epokë e re edhe për shqiptarët dhe Shqipërinë. Epoka e internetit. Derisa pak vite më vonë nisi përdorimi i rrjeteve sociale dhe i mediave online. Derisa kemi mbërritur tek dixhitalizimi dhe virtualizimi i gjithçkaje, të cilat janë bërë një mënyrë e re, reale jetese. Kjo detyroi liderët politikë fillimisht që të vraponin për tu futur në rrjet, për të patur profilet e tyre zyrtare e për të komunikuar virtualisht me votues, miq, dashamirës, mbështetës, përkrahës, por edhe kundërshtarë politikë gjithfarësh, nga më të zakonshmit, deri tek ata më ekstremët. Shpërthimi bashkë me to edhe i mediave online, çoi në eleminimin pothuajse përfunditar të ndikimit të mediave tradicionale të printit, të cilat duket sikur vijojnë të botohen thjeshtë për forcë zakoni.

Reklamat po orientohen gjithnjë e më shumë drejt medias së re online, pasi tashmë aty lajmi shpërndahet me shpejtësi skëterrë dhe në të gjitha format e mënyrat, e duke shkuar në kohë reale tek celulari e kompjuteri i çdo individi. Duke e bërë në këtë mënyrë procesin e informimit, një sport më popullor, ku gazetaria klasike dhe tradicionale profesioniste, është zëvendësuar me një media më “bulevardeske”. Raportimi ka marë trajtën e një seriali të pafund minitelenovelash me personazhe realë, duke i bërë ata që të identifikohen edhe me personazhet e reja kryesore të kësaj epoke.

Heronjtë e rinj të botës vituale shqiptare, e kanë përfituar ose e humbin statusin e të qenurit VIP, jo në përpjestim të drejtë me vlerat tradicionale, modelet e deridjeshme të suksesit nëpërmjet veprash konkrete që kalojnë nëpër filtra profesionistësh, institucionesh e jurish të ndryshme, për të fituar të drejtën e qytetarisë.

Kjo epokë ka protagonistët e vet, modelet e veta, idhujt e vet, vlerat e veta dhe njësitë e veta të reja matëse të suksesit ose të dështimit. Monedha me të cilën vlerësohen tashmë të gjithë është mbështetja virtuale që ka secili në rrjetin e gjerë botëror. Pra në internet, në rrjetet sociale, në motorrat e kërkimit, në programet e rankimit dhe në mediat online. Nëpërmjet disa marifeteve të panjohura deri dje, ato kanë krijuar duam apo nuk duam ne, një bursë të re, ku kuotohen apo zhvlerësohen çdo ditë, aksionet e lojtarëve që luajën në lojën e madhe të publikes.

Kjo ka detyruar edhe mediat dhe gazetarinë tradicionale, moderatorët tradicionalë, emisionet dhe studiot tradicionale, që të ndryshojnë e të përshtaten. Temat dhe çështjet që po trajtohen nëpër televizione, po i ofrohen dhe po i përshtaten gjithnjë e më shumë garës me mediat online. Tani temat e mirëfillta të debatit politik klasik si dikur, janë një mall gjithnjë e më i rrallë në treg, derisa pas disa kohësh, ndoshta do ta kujtojmë thjeshtë si relike dhe kujtime nostalgjike të një kohe të shkuar.

Kjo është arësyeja se përse ka gjithnjë e më shumë emisione për tema rinore, për tema deri dje tabu, për çështje sociale, kulturore, gossip, show biz, lifestyle, modë e deri thashetheme. Duke sjellë bashkë me këto trende të reja, edhe personazhe dhe protagonistë të rinj, të cilët kanë spostuar e po spostojnë me shpejtësi duke i nxjerrë nga skena, shumë nga figurat protagoniste të dy-tri dekadave të shkuara. Kjo ka detyruar edhe vetë liderët e partive dhe protagonistët e lojës së madhe politike, që të ndryshojnë kryekëput qasje në komunikimin publik.

Tani nuk është më çudi ti shohësh të gjithë të shkojnë nëpër emisione rinore, humoristike, në formate jo politike dhe të krijojnë një komunikim vijues të përditshëm nëpër rrjetet sociale dhe mediat online. E nga ana tjetër nëpërmjet “truqesh” të reja po mundohen që të shfaqen herë si personazhe show biz-i, e herë si politikanë tipikë shqiptarë, herë si yje kinemaje dhe herë herë si liderë ballkanikë, herë si personazhe spektaklesh dhe herë si politikanë klasikë.

Kjo nuk është një dukuri shqiptare. Përkundrazi. Eshtë një tendencë globale, ku liderët tanë mësojnë, kopjojnë, imitojnë dhe po mundohen që ta shndërrojnë në një mënyrë të re mbijetese dhe jetese në politikë. Duke ndryshuar edhe njëherë veshjet, pamjet, sjelljet, raportet me qytetarët, komunikimin dhe çdo element tjetër të marrëdhënieve me publikun, që i bën ata të duken më pranë tyre dhe më tokësorë. Më trendy. Më modernë. Më të kohës. Një mishërim i harmonizuar mes modelit të liderit të shkuar me atë të liderit të kësaj epoke të re, që ka tashmë heronjtë e rinj të një bote të re virtuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sugjerime për një shëndet më të mirë
Previous article Në Australi njerëzit ecin zbathur për dy arsye shumë interesante

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT