• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Shqipëria fiton hapjen e negociatave me BE, opozita kushtet!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Shqipëria fiton hapjen e negociatave me BE, opozita kushtet!

18 September, 2019 Redaktor1 OP-ED

Kancelarja Angela Merkel i parapriu vendimit që do të dali nga votimi i 26 shtatorit në Bundestag, duke bërë publike qëndrimin zyrtar gjerman, që do të jetë pro hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Nëse i referohemi medias publike gjermane “Deutsche Welle”, ky vendim do të shoqërohet edhe me disa kushte, që duhen plotësuar pas 18 tetorit kur edhe vendet e tjera anëtare të Unionit, të deklarojnë votën e tyre e cila pritet të jetë gjithashtu “PRO”.

Detyrat e reja të shtëpisë që duhet të realizojmë pas kësaj, janë në thelb, të gjitha ato që kanë qenë edhe shkaku real që e detyruan opozitën të djegi mandatet parlamentare, të dali nga Parlamenti, nga sistemi politik dhe demokratik i vendit dhe të mos futet në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit. Ato kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, të cilën opozita e rrugës, kërkoi me çdo kusht e çmim që ta pengojë, nëpërmjet kauzës së “revolucionit” të saj “popullor” nën moton: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese; ndjekja penale e gjykatësve dhe prokurorëve që nuk e kaluan Vettingun; vënia në punë e prokurorisë special për luftimin e korrupsionit SPAK; rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dënimi i “peshqve të mëdhenj”, janë disa nga kushtet që pritet të vendosen për tu plotësuar pas çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Pra kemi të bëjmë me të gjitha ato çështje që detyruan “Opozitën e Bashkuar” të dilte në rrugë me shpresën se duke injektuar krizën e lidershipit të vet në sistem, do ta rrëzonin qëverinë dhe do të riktheheshin në pushtet që të bllokonin reformën në drejtësi. Si e vetmja mundësi kjo, për ta zhbërë më pas sistemin e ri që po ndërtohet, e për ti shpëtuar në këtë mënyrë, ndëshkimit për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve në politikë.

Pas kësaj bëhet plotësisht e qartë se, hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një akt i kryer që veç pritet të formalizohet. Një vendim shumë i rëndësishëm ky për Shqipërinë, i cili ekspozon qartazi gjithashtu edhe publikisht, pamjen e të gjitha kontributeve reale që kanë dhënë për këtë, të gjitha palët politike.

Deklarata e sotme e Kancelares Merkel dhe publikimi i vendimit të pritshëm nga ana e Gjermanisë, tregon se shqiptarët kanë fituar hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ndërsa opozita e rrugës kushtet për të cilat luftoi aq shumë rrugëve, që të mos realizoheshin.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama fitoi mundësinë e madhe historike për ta çuar vendin në paradhomën e Bashkimit Europian. Ndërsa opozita e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit fitoi kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pas kësaj.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar shqiptar, ka mundësi që të shohë pas një muaji me sytë e tij se mazhoranca që ata kanë votuar për ti qeverisur deri më 2021, e mbajti premtimin për ti hapur portën e madhe që do ti bëjë pjesë të familjes së madhe europiane.

E sapo të kenë hedhur hapin e parë, do të kenë mundësi që të shohin gjithashtu, edhe 9 gurët që opozita e rrugës, ia ka hedhur përpara këmbëve, që tia vështirësojë edhe pak kohë rrugën drejt sallës së madhe të pritjes, ku qëndrojnë 28 shtetet e tjera të Europës.

Shqiptarët kanë pritur për shekuj e shekuj më radhë, që të rikthehen pranë familjes së tyre natyrore të vlerave të përbashkëta europiane, së cilës i përkasim historikisht. Ndaj tani që fituam hapjen e negociatave, do të kemi edhe pak durim, që të plotësojnë kushtet e opozitës së rrugës. Është një çmim i pamerituar për një popull që prêt prej shekujsh ti ribashkohet si i barabartë, popujve të tjerë të kontinentit.

Historia pas kësaj do të dijë që ta vlerësojë si durimin e pashembullt të shqiptarëve, ashtu edhe ata që nuk lanë gurë e Molotov pa hedhur, kundër ëndrrës së tyre europiane. Ndaj çelja e negociatave është fitorja e tyre. Ndërsa kushtet kalimtare, e vetmja dhuratë që i bëri me një zell të pashembullt, opozita e rrugës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-1
Previous article CHAMPIONS/ Shpërthen "Parc des Princes", Di Maria zhbllokon sfidën. Ja "PERLA (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT