• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Rusi 2018”, ose Botërori i shqiponjave kuqezi!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Rusi 2018”, ose Botërori i shqiponjave kuqezi!

28 June, 2018 Redaktor1 OP-ED

Shkodran Mustafi jo vetëm që nuk u shpall kampion bote si edhe katër vjet më parë me ekipin përfaqësues të Gjermanisë në futboll, por në Rusia 2018 ai nuk ja doli as që të grumbullohej në 23-shen e Joakim Lëv. Më shumë sesa një humbje e madhe për të, kjo gjë duhet ta ketë ngushëlluar dhe bërë të ndihet i lehtësuar në sedrën e tij sportive, kur e gjithë bota pa me sytë e saj turpërimin si rrallëherë në histori të kampionëve. Tani shokët e tij janë rikthyer në shtëpi, pasi u mundën në ndeshjen e tretë 2-0, edhe nga “modestët” e Koresë së Jugut.

Shkodran Mustafi ka patur ndoshta edhe një arësye tjetër për tu ngushëlluar, kur ka mësuar se nuk ishte i vetmi shqiptar I niveleve të larta në futboll, që nuk ia doli të shkojë në botëror. Admir Mehmeti u la jashtë seleksionit të Zvicrës, ashtu si edhe Riza Durmishi, për të cilin nuk mjaftoi shkëlqimi gjatë këtij sezoni me “Betis”-in në Spanjë, që të bëhej pjesë e listës së Age Hareide, për Danimarkën.

Botërorit nuk u kanë munguar vetëm këto e ndoshta edhe emra të tjerë shqiptarë, pjesë e ekipeve që arritën të preknin eventin e madh. Shumë të tjerëve, u ka munguar diçka tjetër, ndoshta edhe më e madhe dhe më e rëndësishme që simbolizojnë ngjyrat kuqezi.

Përshembull trajnerit të Liverpool, të madhit Jurgen Kloop i kanë munguar në botërorin Rusia 2018, bukuroshet shqiptare që zbukuruan si rrallëkush shkallët e stadiumeve gjatë europianit Francë 2016. Aq shumë e ndjeu këtë një nga pankinat më të mira në qarkullim, sa në rrjetet sociale krah fotos së dy bukurosheve që u bënë ikonat e tifozerisë kuqezi, Rike Roçit dhe Irida Oxa-s, kishte shkruar: “Për këtë arsye na mungon Shqipëria në Botëror”.

Me siguri që Rusia 2018 do të ishte shumë më e bukur në shkallët e stadiumeve, nëse tifozët më të zjarrtë e më të mirë të Europianit, do ia dilnin që të valvisnin anekënd, edhe flamurin më të bukur në botë. Por, ajo që nuk u arrit të shihej dot nëpër tribuna, u pa më shumë se kurrë më parë, mbi tapetin e blertë. Festimi me duart në formën e shqiponjës kuqezi nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas golave të përmbysjes së madhe të Zvicrës kundër Serbisë, kanë bërë tashmë xhiron e botës. Kurrë më parë në histori, nuk i ishte bërë një reklamë kaq e bukur imazhit të shqiptarëve kudo në botë, nëpërmjet simbolit të tyre.

Blerim Xhemaili ia doli të lerë gjithashtu gjurmën e tij në këtë botëror ndër shqiptarët e Rusia 2018, kur pas golit për Zvicrën kundër Kosta Rikës, festoi duke ngritur lart dy gishtat e mëdha të dorës në formën e “L”-së, që simbolizojnë edhe gërmën e parë të emrit të djalit të tij, Luanit. E si për tia vënë vulën kuqezi eventit më të madh sportiv të këtij viti në planet, ka menduar një tjetër shqiptar. Adnan Januzaj, që luan për kombëtaren e Belgjikës, realizoi një supergol kundër Anglisë, duke e ndihmuar fanelën e tij, që ta mbyllte në vendin e parë fazën e grupeve.

Botërori ka edhe shumë ndeshje të tjera për të zhvilluar dhe shqiptarët e Zvicrës e Belgjikës, kanë për të na dhuruar me siguri, momente dhe emocione të tjera po kaq të bukura sa deri tani. Emocione kuqezi që do të vijojnë deri më 15 korrik, në natën e finales së madhe.

Deri atëherë kur si qershia mbi tortë, në ceremoninë e mbylljes përpara 2 miliardë shikuesve do të performojë në qendër të tapetit të gjelbërt, një tjetër shqiponjë. Eshtë Era Istrefi ajo që sëbashku me Nicky Jam dhe Will Smith do të këndojnë himnin e këtij botërori të titulluar; “Live it up”. E për ta kuptuar se çfarë do të thotë kjo për një shqiptare, mjafton të kujtojmë se në dy botërorët e kaluar, në vendin e saj ishin as më pak e as më shumë por,… Shakira dhe Jennifer Lopez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ "'Babale 2"
Previous article MENTOR KIKIA/ Kur kauza bie përpara ndërtesës së kalbur të Teatrit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT