• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Reforma në Drejtësi, Gjermania është me SHBA, apo me Adriatik Llallën?!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Reforma në Drejtësi, Gjermania është me SHBA, apo me Adriatik Llallën?!

8 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo ka zbardhur vendimin për të mos e vijuar procesin e vettingut, ndaj ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla pas tërheqjes së tij me dëshirë nga sistemi. Në pamje të parë, ky mund të jetë një lajm i mirë për Llallën dhe një lajm i keq për 95% të qytetarëve shqiptarë, që kanë mbështetur reformën. Një reformë së cilës ish Kryeprokurori iu bë simbol i pengesës për ta çuar atë përpara. Duke u shndërruar në këtë mënyrë në modelin se si nuk duhet të jetë në fakt, një prokuror apo gjyqtar i sistemit të ri të drejtësisë.

Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë në këtë rast dhe i keqi për Llallën vetë, është se pas zbardhjes së këtij vendimi të fundit, organi i akuzës nuk ka më asnjë pengesë të karakterit administrativ dhe procedurial për të regjistruar një kallëzim të mundshëm penal ndaj tij, për çështje që lidhen me akuza publike ose ende jo publike. Akuza këto që kulmuan me atë të sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, kur firmosi masën e ndalimit për tu futur në SHBA të z. Llalla dhe tre familjarëve të tij, për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

SHBA qoftë nëpërmjet këtij vendimi “in extremis”, të paprecedent për një qytetar tjetër shqiptar në gjithë historinë 105 vjeçare të shtetit, qoftë nëpërmjet ambasadorit Lu në Tiranë, ka ekspozuar një qëndrim shumë të qartë ndaj ish Kryeprokurorit. Jo thjeshtë ndaj tij si një individ, apo ndaj Adriatik Llallës personalisht. Por, ndaj tij si etaloni i përfaqësimit të drejtësisë së vjetër, që kalçifikoi dhe mbajti në këmbë, kulturën e mosndëshkueshmërisë në këtë vend. Duke e bërë thënien e Biblës: Ti gjykatës do të jesh i drejtë, kur ti fusësh frikën fajtorit!,- që në Shqipëri, të riformulohej: Ti gjykatës ke qenë aq i drejtë, sa nuk i ke futur frikën, vetëm fajtorëve!

Në gjithë këtë përpjekje të Shqipërisë për të miratuar reformën e thellë të drejtësisë, dy kanë qenë aleatët tanë më të mëdhenj strategjikë dhe shtytësit e mbështetësit politikë të procesit historik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Ndërsa për SHBA gjërat janë shumë të qarta, në lidhje me Gjermaninë dëshiroj të rikujtoj deklaratën e Kancelares Merkel, pas takimit me Kryeministrin Edi Rama më 8 korrik 2015, kur tha:

“Jemi duke përcaktuar afatet. Ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioritete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparime, por ka shumë për të bërë. Unë e di se shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificiale. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh shefja e qeverisë gjermane.

Rikujtoj edhe telefonatën e 20 korrikut 2016 që kancelarja Merkel pati me Kryetarin e opozitës shqiptare në orët e ethshme të votimit të kësaj reforme. Ajo e falenderoi Bashën për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar në procesin e arritjes së konsensusit mazhorancë- opozitë, si një kontribut madhor për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtësi do të ishte një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Por çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë e deri më sot?

Pas vendimit të SHBA për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes Llalla, Gjermania duket sikur nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim si aleati ynë tjetër strategjik, ndaj simbolit të antireformës në drejtësi dhe të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Siç dihet, prej disa kohësh, familja Llalla u mirëprit në Gjermani, pasi Prokurori kur ishte në detyrë pretendoi se u kërcënua me jetë dhe se familja e tij ndihej e kërcënuar në Tiranë.

Ky kërcënim, asnjëherë nuk u sqarua siç duhet dhe ende deri më sot, nuk e dimë nëse kërcënuesi mori ndonjëherë një ndëshkim për këtë akt. Çka ngre pikëpyetje për besueshmërinë, nivelin e rrezikshmërisë apo seriozitetit të denoncimit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe, familjarët e z. Lllalla kanë shkuar e kanë ardhur aq shpesh në Shqipëri, sa ndoshta vajza e tij përshembull, më shumë është parë tek salla VIP e “Lollipop Bar”-it tek Blloku, sesa në “International School of Bremmen”.

I pyetur nga mediat shqiptare se “si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur “a non grata” familjen e z. Llalla, Gjermania i ka siguruar atij leje qëndrimi dhe nëse do të ndryshojë ky vendim, nëse Drejtësia nis hetimet për të”, zëdhënësi i ambasdës në Tiranë, Dr. Johannes Dietrich nuk u përgjigj në një mënyrë edhe aq të qartë e të drejtpërdrejtë, duke thënë se legjislacioni i vendit të tyre i krijon mundësinë ish Kryeprokurorit të Shqipërisë që të strehohet si një qytetar normal.

Pyetja që shtrohet pas kësaj, për përgjigjen e së cilës besoj se interesohen shumë qytetarë në Shqipëri, që presin mbështetjen e qartë perendimore për reformën në drejtësi, është: Po Gjermania, me kë është në këtë rast, me SHBA apo me Adriatik Llallën?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E motra i tha “po mua lopa më ka bërë” sepse nuk e uroi për 8 mars, Bes Kallaku i tregon arsyen prekëse (FOTO)
Previous article 8 marsi, disa nga golat më të bukur të shënuar nga femrat në futboll

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT