• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Reaksioni i pandalshëm që po shkërmoq opozitën shqiptare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Reaksioni i pandalshëm që po shkërmoq opozitën shqiptare!

11 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Kanë ndodhur aq shumë zhvillime brenda pak orëve të fundit, brenda anës së djathtë të spektrit të politikës shqiptare, sa duket sikur opozita jonë po i nënshtrohet tashmë një reaksioni të pandalshëm zinxhir, që po e çon jo drejt bashkimit siç edhe pritej sa më shumë që i afrohemi zgjedhjeve të reja. Por, për fatin e saj të keq, ajo po shkon drejt çarjes. Copëzimit. Fragmentarizimit. Shkërrmoqjes. Madje, si për dreq, me një shpejtësi skëterrë.

Ku duket kjo? Mjafton që për këtë ti hidhni një sy jo vetëm titujve të mediave serioze që pasqyrojnë dinamikën e brendshme të zhvillimeve opozitare, por edhe lëvizjeve publike që po ndodhin, për të kuptuar se e gjitha nuk është një dëshirë e të majtëve, por një realitet:

– Partia Demokratike e Tiranës ironizoi me anë të një postimi në faqen e vet zyrtare në facebook, aleatin kryesor të “Opozitës së Bashkuar”, Presidentin e Republikës Ilir Meta: “Parlamentin e shpërndau, pranverën kuqezi na e solli, Kushtetutën e mbrojti, edhe Ramën e rrëzoi…”

– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në zyrën e tij në SHQUP, armikun më të madh politik të Sali Berishës në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

– Ish Numri 2 i Partisë Demokratike Jozefina Topalli, sinjalizon rikthimin në fushën e lojës aktive përmes një nisme të re politike brenda opozitës shqiptare: “Boll më, është koha për një lëvizje për ndryshim!”,- citohet gjerësisht ajo.

– Një nga aleatët kryesorë pjesë e “Opozitës së Bashkuar”, Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, refuzon Lulzim Bashën: Sdo të hyj në listat e Partisë Demokratike, ja si do të garoj në Durrës!

– Muslim Murrizi një nga deputetët më të zëshëm të opozitës së re Parlamentare, nga radhët e listës së Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 2017, është gati për themelimin e një partie të re në spektrin e djathtë të politikës shqiptare.

– Tre grupet e ndryshme parlamentare të krijuar nga deputetët e opozitës së re Parlamentare, janë kundër Lulzim Bashës, për marrëveshjen e arritur në tryezën e Këshillit Politik për reformën elektorale.

– Rudina Hajdari një nga deputetet më të reja dhe aktive të tri viteve të fundit në Parlament, pjesë e tryezës së negociatave për reformën zgjedhore, është shprehur e vendosur për të garuar sërisht në zgjedhjet e 2021 jashtë PD, për të qenë pjesë edhe e Parlamentit të ri që do të dali prej tyre.

– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk e fsheh se është duke u përpjekur që të shndërrohet sëshpejti në një lëvizje politike për tu bërë gati për zgjedhjet e reja parlamentare të pas 10 muajve. Zërat flasin se ajo mund të jetë bërthama e partisë së re të Kreut të Shtetit Ilir Meta, paralajmëruar prej muajsh nga mediat dhe politika.

Pas kësaj LSI e Monika Kryemadhit do të jetë aleate e partisë së re të Ilir Metës, apo e Lulzim Bashës dhe PD!

Pyetje: Po pse po ndodh kjo dhe shumë e shumë zhvillime të tjera që kanë nisur shumë më herët se ditët e fundit?

Përgjigja e kësaj pyetje, meriton përgjigje të thelluara e shteruese. Por, e sigurtë është se kryesorja mbetet mungesa e lidershipit të opozitës që ngjall besim, që përbashkon, që mbledh rreth vetes dhe çadrës së madhe të së ardhmes, të gjithë aktorët dhe faktorët e së djathtës së këtyre 30 viteve të fundit.

Kjo do të ishte e ngjashme me lëvizjen e jashtëzakonshme që Berisha realizoi përpara zgjedhjeve të 2005, e cila e riktheu pas 8 vitesh të vështira opozitare, sërisht PD në pushtet. Por, Lulzim Basha nuk është Sali Berisha. Ndaj PD e tij e sotme, nuk është më ajo e 15 viteve më parë. Nga ana tjetër Berisha ishte shkaku i fitores atëherë, ndërkohë që duket të jetë pasoja e gjendjes ku ndodhet opozita sot.

Pas kësaj e sigurtë është që, Lulzim Basha pa e fituar fillimisht betejën për lidershipin brenda së djathtës, nuk e fiton dot luftën me Edi Ramën, në zgjedhjet e ardhshme!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINA KUNDËR COVID-19/ Fauci: Do gjendet në kohë rekord!
Previous article COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja, ja sa të vdekur u shënuan sot në Itali

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT