• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

28 July, 2021 Redaktor1 OP-ED

Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte nga opozita, për të justifikuar humbjen e saj historike. Mjafton të shihni sa aktiv u bë Lulzim Basha në rrjetet sociale, pasi kishte ditë e javë që flinte gjumë, për të kuptuar se ai beson se e gjeti më në fund sebepin për të justifikuar dështimin e tij spektakolar.

Liderët e opozitës bëjnë sikur harrojnë se ky raport, nuk të jep as fitoren e zgjedhjeve dhe as nuk e ka fuqinë magjike për të ndryshuar sipas oresksit të tyre, verdiktin e shqiptarëve të shprehur me votë në kuti. Vullneti i sovranit është çertifikuar zyrtarisht nga KQZ, pasi institucionet e tjera i shqyrtuan të gjitha ankimet e palëve në proces, duke konfirmuar rezultatin që e dimë të gjithë tashme prej 3 muajsh.

Si PD ashtu edhe LSI, nuk po e shohin këtë dokument, si një mundësi për të reflektuar që tani mbi produktin më të rëndësishëm që prodhon ky raport: Rekomandimet për të përmirësuar e përsosur sëbashku me mazhorancën në Parlement, standardet e proceseve të ardhshme elektorale në Shqipëri. Për këtë puna duhet të nisë që në shtator, në mënyrë që të eleminohet kultura 30 vjeçare, e ndërhyrjes në kodin elektoral në minutat e fundit para fillimit të fushatave zgjedhore.

Edhe ambasadat e SHBA dhe të BE në Tiranë, në këtë pikë e vendosnin theksin e tyre, në deklaratat e bëra me këtë rast. Rekomandimi kryesor i OSBE/ ODIHR është “rishikimi i kuadrit logjor për të adresuar rekomandimet e paplotësuara te ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, përmes një konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës. “Prezantimi i ndryshimeve ligjore duhet bërë shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” të vitit 2025,- thuhet në raportin final.

Më pas vijnë rekomandimet për garantimin e të drejtës për zgjedhje të lira e votë të fshehtë dhe parandalimin e presioneve “për të zbuluar nëse dhe sesi votuan zgjedhësit”. Mënyra e eleminimit të fenomenit të shit-blerjes së votës, ndëshkimi penal për autorët dhe inkurajimi i qytetarëve që të raportojnë rastet dhe të sigurojnë prova.

Ndryshimi i legjislacionit për të siguruar një mbulim të pavarur të aktiviteteve zgjedhore nga mediat, është një tjetër rekomandim që duhet adresuar. Sikundër kërkohet që të sigurohen “të dhënat personale të qytetarëve dhe të bëhet hetimi e ndjekja e plotë ligjore për çdo shkelje që shkel në besimin e publikut për procesin zgjedhor”.

Raporti final i OSBE/ ODIHR nuk mund të jetë një shoshë në duart e opozitës dhe liderëve të saj për të mbuluar diellin e humbjes së tyre të thellë. Sepse një dokument i tillë nuk vë në dyshim as legjitimitetin e procesit, as rezultatin e zgjedhjeve të çertifikuar zyrtarisht tashmë dhe as të përbërjes së Parlamentit të ri që do të mblidhet me 9 shtator. Kjo është arsyeja, se përse edhe Lulzim Basha, deklaron se PD nuk do ta bojkotojë atë.

Ndaj është e kotë që të kërkosh ti mbushësh mendjen shqiptarëve, për diçka që ata vetë e dinë shumë mirë se si dhe për kë kanë votuar, përmes një raporti që ka për mision diçka tjetër nga ëndrra e Lulzim Bashës me pushtet të dhuruar në tavolinë.

Nëse ka diçka për të cilën opozita do dëshmonte se ka ditur ta lexojë siç duhet rezultatin e zgjedhjeve të 2021, janë pikërisht rekomandimet e këtij raporti final të vëzhguesve ndërkombëtare, e cila mund të shndërrohet që tani në aksionin e parë real të opozitës në Parlament. Nëse PD dhe LSI janë realisht të shqetësuar për përsosjen e standardeve zgjedhore, ti lenë pushimet verore dhe statuset në rrjetet sociale nga resortet turistike, ku po pushojnë këto ditë të nxehta.

Le të mbledhin me urgjencë, ekspertët e tyre më të mirë të çështjeve elektorale dhe të ofrojnë një program të qartë e të detajuar me të gjitha hapat që duhet të hedhi Parlamenti, për të adresuar sa më parë e më mirë rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Ndryshe, e gjitha është thjeshtë një version i ri alla shqiptar, i komedisë shekspiriane “Shumë zhurmë për asgjë”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Briken Çalja pa trajner në Tokio, vendin e kishte zënë presidenti i federatës
Previous article REKORDMENËT IRLANDEZË/ Rivalët e Teutës në turin e tretë, dy dekada shtegtarë pa… stadium

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT