• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Radiografia e krizës ekzistenciale të opozitës shqiptare
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Radiografia e krizës ekzistenciale të opozitës shqiptare

2 October, 2021 Redaktor1 OP-ED

Humbja në zgjedhjet e 25 prillit, e kanë zhytur PD në veçanti dhe opozitën shqiptare në përgjithësi, në krizën më të madhe e të thellë politike të 30 viteve të fundit. Kjo nuk është kriza e radhës që kalon çdo forcë politike, por një krizë ekzistenciale, që mund të çojë në shkrirjen e saj dhe lindjen e një opozite të re të së djathtës moderne, të denjë për të fituar mbi majtën e Edi Ramës dhe për të përballuar sfidat e reja të Shqipërisë së viteve 2030.

Sali Berisha vërtetë nuk pranon të ikë nga skena, as tani pasi u shpall “non grata” nga SHBA, por kjo nuk do të thotë se Lulzim Basha duhet të rrijë duarkryq që e ardhmja ti bjerë nga qeilli si dikur edhe e shkuara! Vetëm akti i përjashtimit të “liderit historik” nga Grupi Parlamentar i PD, përmes një vendimi verbal nuk mjafton, nëse nuk shoqërohet me një sistem të tërë veprimesh që do të çonin në çmontimin përfundimtar të berishizmit në Shqipëri.

Fakti që partia udhëheqëse e një grupimi të madh opozitar, ndëshkohet si kurrë më parë për të tretën herë radhazi në Shqipërinë e postkomunzimit, e bën të pashmangshme krizën politike brenda saj. Ky rezultat ishte aq i pazakonte, sa prishi një traditë të ndërrimit ciklik të stafetës së pushtetit mes të majtës dhe të djathtës, që ndodhte rregullisht çdo 8 vjet prej 24 vjetësh me radhë. Çka do të thotë, se diçka tejet e e pazakontë ka ndodhur, që e prishi këtë rend që ka sjellë stabilitin politik në vend.

Cikli u prish kur liderët e tranzicionit, nuk pranuan ti nënshtroheshin ligjësive të sistemit pluralist, për tu larguar pasi humbën në zgjedhje. Fatos Nano iku vetë në shtëpi pas humbjes në zgjedhjet e 2005, kur PS u rikthye pas 8 vjetësh qeverisj e sërisht në opozitë, duke ia kaluar stafetën e lidershipit Edi Ramës.

Sali Berisha refuzoi ta ndiqte traditën 8 vjet më pas, duke bërë sikur po ikte, për të vijuar të komandojë fijet e opozitës në prapaskenë. Kësisoj shqiptarët nuk mund tia jepnin votën Bashës, që të qeveriseshin nga Berisha, ndaj i ndëshkuan. Pesë muaj më pas, jemi para një krize të thellë. Në një krizë jo dosido, nga ato që kalojnë herët ose vonë, thjeshtë përmes procesesh të brendshme organizative. Jo.

E djathta shqiptare është sot në një krizë ekzistenciale. E cila është sa krizë lidershipi, aq edhe krizë identiteti. Sa krizë politike, aq edhe krizë organizative. Sa krizë programore, aq edhe krizë besimi si brenda njëri tjetrit, ashtu edhe më partnerët shqiptarë, e sidomos ato ndërkombëtarë.

E djathta shqiptare për shkak të historisë së dhimshme 50 vjeçare, të një Shqipërie të rreshtuar në anën e Lindjes Komuniste, ka patur aleate të vetme e të pazëvendësueshme perëndimin. Emigracioni politik, lidershipi i partive të së djathtës tradicionale, elita e vendit dhe përfaqësuesit e familjeve të mëdha, gjetë strehim, ardhmëri e shpresë vetëm tek perëndimi.

Sali Berisha e ka futur të djathtën shqiptare në luftë me SHBA, aleatin tonë më të madh strategjik, duke rënë ndesh me vlerat e demokracisë dhe qytetërimit perendimore. Kjo që po ndodh sot në PD nuk është thjeshtë një çështje zemrash të thyera, apo thikash pas shpinës së liderit të vjetër nga ana e liderit të ri, siç duan ta banalizojnë qëllimisht berishistët. Kjo është kriza më e thellë identitare në të cilën është zhytur për herë të parë në histori, e djathta shqiptare.

Opozita shqiptare është në udhëkryqin e ekzistencës së saj, mes dilemës për tu kthyer pas apo për të ecur përpara. Për tu kthyer majtas, apo djathtas, drejt destinacionit të vet natyror dhe historik. Drejt një të djathte të re, moderne, pa ngarkesat e “antikomunizmit komunist”, e që bart vlerat tradicionale dhe përqafon pa as më të voglin ekuivok, orientimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Megjithëse nuk shquhet për cilësi të veçanta në matematikën politike, fakt është se nëse Lulzim Basha nuk e zgjidh shpejt këtë ekuacion edhe tani pasi SHBA ia hoqi nga qafa Sali Berishën, atëherë kriza do vijë duke u thelluar. Ajo do të bëhet e shumanëshme, kapilare dhe pa kthim. Kjo do të jetë një dramë për PD dhe opozitën aktuale, por jo tragjedi për skenën politike shqiptare, sepse kjo nuk është diçka e re që ndodh në demokracitë post komuniste të Europës Lindore.

Shqipëria ishte guri i fundit i dominosë që ra, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe me sa duket, e fundit ka mbetur në procesin e ripërtëritjes së skenës politike nga liderët dhe partitë e tranzicionit. Sali Berisha e ka thënë: Pas meje qameti. Dhe po e mban fjalën. Për të mos tërhequr me vete edhe Lulzim Bashën, edhe PD, edhe opozitën ata nuk duhet thjeshtë vetëm të rrijnë e të vështrojnë e të presin me sytë nga qielli. Por duhet të bëjnë, pjesën e tyre, në mënyrë që historia të ndodhë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAQEDONI E VERIUT/ Rregjistrohen 11 viktima dhe 468 raste të reja nga COVID-19
Previous article PAS 3 FITORESH RADHAZI/ Arsenal ndal vrapin ndaj Brighton dhe ndajnë pikët në "Amex Stadium"

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT