• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse topi i debatit politik është në fushën e opozitës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse topi i debatit politik është në fushën e opozitës

6 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka dy pamje krejt të ndryshme në perceptimin publik, loja politike në mazhorancë dhe në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri. Javë pas javësh e muaj pas muajsh, në ved të mazhorancës, debati më i madh politik brenda, është zhvendosur në opozitë brenda llojit. Ndryshe nga mandati i parë qeverisës (2013- 2017) kur Edi Rama kishte përballë zëra të ndryshëm brenda PS, të majtës dhe koalicionit me Ilir Metën, paralel me spostimin e LSI nga pushteti në opozitë, duket se edhe topi i debatit është zhvendosur brenda fushës së saj.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe brenda opozitës vetë, janë përvijuar qartazi dy pamje të ndryshme, gjithashtu. Nga njëra anë kemi një PD që gjakon nga zhurma, debati dhe zhvillimet dhe deklaratat flake për flake, pa gjetur ende asnjëherë qetësinë e kërkuar. Një turbullim i madh, por nga ato që në demokracitë liberale dhe sisteme si ky yni, i bëjnë veç mirë një force politike. E nga ana tjetër, kemi edhe një pamje të ndryshme brenda opozitës së re, LSI-së e cila që nga “epoka e luftës së çizmeve” e deri sot, sa vjen dhe e ul vrullin, zjarrin dhe entuziazmin e periudhës së parë të ikjes nga qeverisja.

Çfarë po ndodh në të dyja pjesët e mëdha të opozitës sonë?

Brenda PD ka një debat të fortë, që sa vjen dhe i ngre temperaturat, në përpjestim me kohën që kalon nga humbja në zgjedhjet e 25 qershorit. Protagonistët janë nga njëra anë ndër ata që dolën jashtë listës së deputetëve, e në kompensim të mungesës së tyre, kemi një hierarki të re politike të grupit pro Basha, ndër të bujturit e rinj në grupin parlamentar demokrat. Astrit Paztozi është zëri më i qartë dhe i vendosur për ti qëndruar kryetarit Basha ballë për ballë, sy më sy dhe deklaratë pas deklarate, kur vjen puna tek lufta verbale gjithnjë e më e papajtueshme mes tyre.

Me shumë gjasë, skena politike shqiptare do të pasurohet në javët dhe muajt në vazhdim, me një forcë të re politike. E cila mund të zyrtarizohet diku nga vjeshta a dimri tjetër I këtij viti, kur janë përgjithësisht edhe ditelindjet e lëvizjeve që shkëputen nga partitë mëma. Periudhë kjo që përkon me organizimin dhe strukturimin për të qenë gati për garën e parë elektorale në zgjedhjet e reja të përgjithshme lokale të vitit 2019. Nëse kjo ndodh, një gjë është e sigurtë, se edhe nëse nuk fitojnë ndonjë bashki, demokratët e rinj reformatorë, me siguri do të jenë në gjendje që tia heqin këtë radhë fitoren të vetëve, në disa prej tyre.

Ndërsa LSI ofron një tjetër pamje. Ndryshe nga PD, për shkak të veçorive dhe karakteristikave të saj identitare, Levizja Socialiste për Integrim, nuk shquhet si ndonjë forcë politike që ka të institucionalizuar në AND-në e saj debatin e brendshëm, si PD dhe PS. Në vend të kësaj, ndryshe nga dy “historiket”, kjo parti ka patur gjithnjë një tjetër tipar dallues. Një veçori specifike që e kanë bërë atë që të jetë partia e të rinjve, gjimnazistëve, studentëve dhe e çfiteve të familjeve të reja shqiptare. E kjo veçori lidhet me entuziazmin, me optimizmin dhe me vrullin e një partie që nga jashtë dhe nga larg, kërkon të japi imazhin e një forumi rinor me tesera partie.

Ishte ndoshta kjo arësyeja se përse grupi Parlamentar i LSI dukej shumë më aktiv, deri në agresivitet në përplasjen politike gjatë seancës parlamentare për shkarkimin e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe më pas, në protestën e 27 janarit. Por kaq. Deri këtu. Më pas, e gjitha duket historia e një trupe politike në rënie të lire. Pa entuziazëm, pa kauza, pa ide, pa vision, pa beteja, pa aktivitet publik të liderëve të saj kryesorë dhe pa grintën e një force të të rinjve që i shkon gjithnjë ballë për ballë çdo sfide që u del përpara. E gjitha përkon ndoshta rastësisht në kohë, me fillimin e një serie arrestimesh ndër radhët e ish drejtorëve të rëndësishëm të saj, gjatë periudhës së qeverisjeve dhe thirrjen në prokurorinë e Krimeve të Rënda, të dy prej ish ministrave të Transporteve, për çështjen e korrupsionit dhjetra milionë dollarësh për tenderat e rrugëve.

LSI e PD por edhe të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë opozitarë në tërësinë e vet, kanë përballë PS dhe qeverinë e Kryeministrit Rama. E cila duket se ka mbetur jashtë kësaj vorbulle të debatit publik politik, si brenda saj, ashtu edhe mes partisë, grupit parlamentar dhe qeverisë. Me sa duket socialistët gjatë këtij mandate i kanë gjetur balancat për të cilat të jep një dorë jo të vogël, edhe qenia në qeverisje në Shqipëri. Ndërsa opozita sa vjen dhe gjakon. Ndryshe nga sa do të ishte normale dhe logjike, jo për shkak të përballjes politike me mazhorancën. Por për shkak të halleve dhe porblemeve të saj të brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë, 7 mars: RESHJET nuk kanë të ndalur! Ja zonat e rrezikuara nga PËRMBYTJET
Previous article Këngëtari i njohur u "nxjer bojën": Ka vajza që vetëshpallen si të dashurat e mia, për martesë kam ende kohë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT