Deri një shekull më parë, Shqipëria konsiderohej thjeshtë një shprehje gjeografike, ndësa sot mori zyrtarisht drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një rol ndërkombëtar, duke e bërë këtë, një moment historik.
“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020 dhe (jam) i lumtur që shoh një listë gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”,- deklaroi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
E ndërsa urimet vijnë nga të gjitha anët, nga Brukseli në Vienë, e nga Berlini në Uashington, ato mungojnë veçse në të vetmin drejtim nga ku duhet të mos mungonin kurrë: Nga opozita në Shqipëri.
Kjo nuk është një arritje vetëm e Edi Ramës.
As vetëm e qeverisë së tij.
As vetë e Partisë Socialiste, por është e gjithë shqiptarëve kudo në botë dhe e Shqipërisë.
Mos prisni më kot që përshendetjet të vijnë as në orët e ditët në vijim.
Sepse ashtu si në një këngë të njohur, nuk do të ketë:
“Asnjë fjalë, asnjë lajm, asnjë fjalë/
Veç zogj që vijnë e shkojnë…”
Ah sa keq për Shqipërinë e gjorë, e cila edhe pas më shumë se një shekulli ka në opozitë liderë që nxijnë kur vendi arrin diçka pozitive dhe ngazëllehen për çdo gjë negative në jetën tonë.


