• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse Lulzim Basha po nxiton me listat e kandidatëve për deputetë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse Lulzim Basha po nxiton me listat e kandidatëve për deputetë!

26 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ka një nxitim të pashpjegueshëm për mendjet racionale, por krejtësisht të justifikuar nga të gjithë ata që i kuptojnë realisht arësyet e vërteta, se përse opozita shqiptare po nxiton që të bëjë të na duket se fushata elektorale na paska ardhur prapa derës.

E vërteta është se zgjedhjet e radhës do të zhvillohen në prill-majin e 2021. Ndaj ky është rasti tipik në lëmin politik, që i përmbush të gjitha parametrat, për të merituar për diçiturë shprehjen e njohur: Peshku në det, e tigani në zjarr! Këtë javë PD, mblodhi Kryesinë e saj për të miratuar një udhëzim, me 4 fazat e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë për një proces që pritet të mbyllet brenda muajit shtator.

Ndërkohë që partitë e tjera aleate të “Opozitës së Bashkuar”, duke nisur nga LSI, nuk po hedhin asnjë hap në këtë drejtim. Sepse të gjitha, po presin pas marrëveshjes politike, miratimin e reformës së re elektorale në Parlamet. PS në mazhorancë, pritet që gjatë muajit korrik të konstituojë Asamblenë Kombëtare të saj, të dalë nga Kongresi i 29 shkurtit. Prej nga do të zgjidhen Kryesia, Sekretariati dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Siç shihet, e vetmja që e ka me shumë nxitim në gjithë këtë histori, është PD dhe Kryetari i saj Lulzim Basha. Po pse po ndodh kjo? A ka një datë tjetër zgjedhjesh për ta dhe një ndryshe nga të gjithë partitë e tjera politike në Shqipëri? Apo në zgjedhje, të gjitha do të hyjnë për të garuar, në të njëjtën datë?!

Sigurisht që të gjitha partitë, do të shkojnë në votime, të njëtën të dielë që do dekretohet nga Presidenti i Republikës. Por Lulzim Basha, e ka një hall që po bën sikur e ka me shumë ngut, për të përcaktuar një ditë e më parë listën e kandidatëve për deputetë të PD për zgjedhjet e 2021.

E para, përmes këtij truku kryedemokrati po tenton që të fshehë dështimin spektakolar të aksionit të vet politik të nisur janarin e vitit të kaluar, me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe uljen në tryezën e Këshillit Politik.

E dyta, përmes këtij nxitimi Lulzim Basha po kërkon të largojë vëmendjen nga debati i madh për çështjen e ndryshimit të sistemit elektoral në Shqipëri. Duke qenë kuaza e tij politike gjithë këto vite, ai ia kishte premtuar atë grupeve opozitare, duke firmosur edhe marrëveshje me shkrim që mbajnë firmën e tij.

E treta, duke i valëvitur përpara syve flamurin e listës së kandidimit për deputet, gjithë ambiciozëve të një force politike që ka 7 vjet në opozitë, Lulzim Basha po e shdërron veten në një teraodor politik që rreket të menaxhojë zemërimin prej demi të të zhgënjyerve prej tij.

Duket se ka shumë besimin tek aftësitë e tij për ta vërtitur copën e kuqe para syve të tyre, që duket se i buron nga nevoja, për ta kaluar këtë verë sa më qetë. Derisa në vjeshtë, gjërat të jenë harruar dhe ai të ketë gjithë kohën dhe qetësinë e nevojshme, që ti nxjerri bllof si edhe herët e tjera.  Sepse sistemi aktual zgjedhor, përtej trukeve të Kryetarit të PD për gjoja zgjedhjen e kandidatëve për deputetë sipas parimit “një anëtar një votë”, ia jep atij më së shumti fuqinë për ta hartuar listën finale.

Demokratët janë lodhur tashmë me të, sepse u dogjën njëherë me historinë e listave, në zgjedhjet e 2017. Por ndryshe nga atëherë, tani e kanë kollaj. Sepse vetë Lulzim Basha i ka mësuar që ta kuptojnë se kush po ua bën këtë, kur ka thënë: “Po më gënjëve një herë është faji yt, për të dytën është faji im!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TITULLI DEDIKIM PËR DALGLISH, GERRARD DHE TIFOZËT”/ Klopp shpërthen në lot: E pabesueshme!
Previous article U MARTUAN NË MARS/ Gold Ag ndan për herë të parë FOTO nga dasma dhe zbulon identitetin e partneres

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT