• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura!

22 September, 2020 Redaktor1 OP-ED

Propozimet për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, sipas modelit të orfuar nga PS, janë të njohura tashmë. Edhe detajet për mënyrën e funksionimit të tyre nesër në praktikë, renditjen e emrave dhe përllogaritjes së fituesve, sa vijnë dhe po sqarohen për opinionin publik sipas një procesi që kërkon kohën e vet.

Tri arësyet se përse ato janë lista 100% të hapura janë:

E para, sepse zgjedhësit shqiptarë për herë të parë kanë fituar të drejtën për të patur dy vota; një për siglën e partisë apo koalicionit që duan të votojnë. E tjetrën, për kandidatin e preferuar për deputet.

E dyta, sepse e drejta e çdo shqiptari për të votuar, është e pakufizuar nga pozicioni i kandidatëve në listë, nga i pari deri tek i fundit i saj.

E treta, sepse kjo gjë i jep mundësinë jo vetëm teorike por edhe praktike kandidatëve më të votuar, të shkojnë në Parlamentin e ri, pavarësisht se mund të jenë renditur fillimisht në zonën jo fituese të listës.

Ky propozim i bërë nga PS është dorëzuar zyrtarisht në tryezën e Këshillit Politik dhe me shumë gjasë, në ditët në vijim do të sanksionohet në Kodin Zgjedhor pas votimit në Parlament. Ndërsa opozita shqiptare, përmes Lulzim Bashës, ka deklaruar se është për hapjen e listave sipas modelit të pozicionimit të të gjithë kandidatëve për deputetë nga fillimi në fund, sipas rendit alfabetik.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS që e deklaruan dhe paraqitën draftin e tyre konkret, Lulzim Basha dhe PD hezitojnë ta zyrtarizojnë me shkrim, atë që kanë deklaruar me gojë. “Opozita e Bashkuar” në vend që ta formulojë propozimin e modelit që preferon, e ta dorëzojë zyrtarisht në tryezën e Këshillit Politik, i shmanget asaj.

Këtu fshihet edhe hileja e madhe. Opozita nuk do një model tjetër listash të hapura, nga ai që ka propozuar PS. Megjithëse nuk e pranojnë dot publikisht, për arësye politike, është e qartë që opozita është plotësisht dakord me hapjen 100% të listave, sipas praktikës së vendeve si Kroacia, Austria, Republika Çeke, Suedia e Belgjika të ofruara nga mazhoranca.

Nëse Lulzim Basha do ta pranonte dhe pohonte me gojën e tij, se është dakord me PS dhe Edi Ramën për formulën e hapjes së listave, ai mendon se kjo do ta dëmtonte përballë elektoratit të vet. Ndaj, preferon që të hedhi gurin nga studiot televizive, duke fshehur dorën, që të mos e zyrtarizojë atë. Kjo tregon, se opozita është e pasinqertë, duke i gënjyer hapur gjithë shqiptarët. Kur ta kuptojnë nesër këtë, ndëshkimi për Lulzim Bashën dhe opozitën, do jetë edhe më i rëndë.

Po të donin një variant tjetër, ndryshe nga ai i PS, Basha do e dorëzonte menjëherë variantin e tij. Kaq e thjeshtë është. Kështu luhet loja politike serioze në demokraci. Negociata ka kuptim, kur çdo palë hedh mbi tryezë të shkruar e zeza mbi të bardhë, variantin e vet. Pas kësaj, palët debatojnë mbi platforma konkrete, derisa të arrijnë në një model për të cilin do të bien dakord të gjitha palët. Nëse konsensusi nuk arrihet, atëherë ky është momenti, për tiu drejtuar për ndihmë OSBE/ ODIHR.

Çdo sjellje tjetër, çdo qasje ndryshe, çdo kërkesë e bërë, çdo pretendim i shtruar dhe çdo truk i aktruar publikisht, është thjeshtë një mënyrë për tiu larguar realiteti. E vërteta në këtë rast është shumë e thjeshtë: Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura. Ndaj, rrini të qetë. As variant tjetër nuk ka për të kërkuar zyrtarisht, as variantin e mazhorancës nuk do ta refuzojë, pasi të zyrtarizohet.

Ndaj ka nisur që tani, ti bëjë gati listat e kandidatëve të vet për deputetë, sipas modelit të ri socialist. Kjo është arsyeja se përse nuk i shpall ato. Po pret me padurimin, miratimin sa më parë të modelit të PS, në Parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGOHET REALIST/ Dashamir Shehi: Lulzim Basha do e ketë të vështirë...
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ Trajleri përplas për vdekje biçiklistin në Laç

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT