• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse ka frikë nga Vettingu Adriatik Llalla?
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse ka frikë nga Vettingu Adriatik Llalla?

10 February, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Adriatik Llalla, nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit për vettingun. Ose e thënë me fjalë të thjeshta, ai po kërkon që ti shpëtojë, e të mos i nënshtrohet kontrollit institucional të pastërtisë së figurës dhe pasurisë së tij e të familjarëve, si të gjithë ish varësit që ka patur në Prokuri dhe si të gjithë gjyqtarët e sistemit.

Ai po mundohet që ti shmanget këtij detyrimi ligjor, pjesë e reformës në drejtësi, nëpërmjet dhënies së dorëheqjes nga sistemi. Sipas ligjit për Prokurorinë, të gjithë ata që kanë qenë kryeprokurorë, i njihet automatikisht e drejta për të vijuar punën, duke u bërë gjyqtarë të Apelit. Një akt ky i bërë prej tij, vetëm pak ditë përpara se të shpalleshin rezultatet e vettingut për 67 të parët, krerët kryesorë të sistemit, drejtues të gjykatave dhe prokurorive të Shqipërisë.

Nuk dua të merem as me diskutimin nëse do ia arrijë Llalla ti shpëtojë “me procedurë” kontrollit dhe verifikimit të pastërtisë së gjithanëshme të figurës së tij si një nëpunës i këtij shteti, i cili gjithë jetën është paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Por as me detajtet tekniko- juridike, kushtetuese e ligjore, të një akti të tillë. Ky diskutim dhe ky debat, besoj se më shumë, do ti shkonte dhe i takon ta bëjnë konstitucionalistët dhe juristët.

Si çdo qytetar tjetër i kësaj Republike, besoj se Adriatik Lllalla ka detyrimin moral që të qëndrojë përballë procesit të vettingut, për shumë e shumë arësye.

E para, si ish gjyqtar ai ia ka detyrim këtë gjë, të gjithë atyre qytetarëve dhe subjekteve, që ka gjykuar përgjatë karrierës së tij.

E dyta, si ish drejtuesi për disa vite me radhë i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pastërtisë së Figurës së Zyrtarëve të Lartë të këtij vendi, ai ia ka detyrim të gjithë atyre që kontrolluar dhe që ka dhënë verdiktin për to, që ti nënshtrohet edhe vetë një procedure të tillë.

E treta, si ish Prokuror i Përgjithshëm, ai ia ka detyrim të gjithë atyre qytetarëve që kanë patur punë me institucionin që ai drejtoi, që ti nënshtrohet procesit të vettingut, ashtu siç ai kishte në dorë që tia bënte vettingun, të gjithë shqiptarëve.

E katërta, si Kryeprokurori që do të hyjë në histori si i vetmi deri më sot që ka bërë një deklaratë kundër Ambasadorit të SHBA në Tiranë, ai ia ka detyrim aleatit më të madh strategjik të shqiptarëve, që të tregojë se nuk është si Donal Lu-ja që ai na paraqiti nga foltorja e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

E pesta, si prind, besoj se ai ia ka detyrim familjes së tij, që ti tregojë shqiptarëve, se ata nuk kanë bërë jetën përrallore për të cilën janë përfolur.

Së pesti, si qytetar “part time” i Gjermanisë, ai ka detyrimin ndaj aleatit tonë të fuqishëm në Europë, që ti tregojë se ata strehuan në një moment të vështirë për të, një ish Kryeprokuror të një vendi që kërkon të bëhet anëtar I BE, e që ka qenë e është i pastër si drita e diellit.

Së fundi, Adriatik Llalla ja ka detyrim opozitës sonë të re e të vjetër, që ishin gati më 18 dhjetor 2017 që ti vinin flakën Parlamentit, se ata kanë luftuar për një njeri të pastër, të drejtë, të paanshëm dhe që nuk i trembet në asnjë kohë e rrethanë si deri dje kriminelëve të vërtetë dhe të korruptuarve të këtij vendi, as edhe procesit të kontrollit të pastërisë së vet, sot.

A e bën dot Adriatik Llalla?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI/ Vrasja e ish liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç. Arrestohen dy policët e dyshuar
Previous article Sonte shpallet fituesi i Sanremo, do të ketë fat këngëtari shqiptar?

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT