• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse duhet të meremi më seriozisht me industrinë e turizmit
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse duhet të meremi më seriozisht me industrinë e turizmit

8 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një vëmendje të shtuar në mënyrë të pazakontë nga vende me potencialet më të mëdha turistike në botë, për nga numri i udhëtarëve jashtë kufijve të tyre, që synojnë gjatë këtij viti si destinacion, edhe Shqipërinë. Vetëm në orët e fundit, kanë qenë Kina dhe Rusia, dy vendet e interesuara drejtpërsëdrejti për të dërguar përgjatë këtij sezoni veror një pjesë të turistëve të tyre drejt desitnacioneve tona.

Lajmi më i fundit vjen nga Rusia, ku mësohet se një vendim i autoriteteve, ka ndaluar “Montenegro Airlines” që të fluturojë drejt Moskës. Kjo bën që numri i turistëve rusë që parashikohej që të udhëtonin këtë verë drejt Malit të Zi, të ulet në mënyrë drastike. Analisti Igor Damjanoviç parashikon se turistët rusë që kanë preferuar Malin e Zi, në pjesën më të mirë të tyre do të shkojnë këtë vit drejt Shqipërisë, sepse agjensitë turistike kanë nisur punën që të mbushin vakumin. Rusët konsiderohen si turistët më dorëlëshuar, të cilët shpenzojmë mesatarisht 100 euro në ditë për person.

Nga ana tjetër, qeveria e Shqipërisë sapo ka marë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit kinezë në periudhën 1 prill – 31 tetor të këtij viti. Ky shihet si një hap shumë i rëndësishëm për shtimin e numrit të turistëve. Gjatë vizitës së zv. Kryeministrit kinez mbi një vit më parë në Shqipëri dhe ish Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta në Pekin, është diskutuar mes dy vendeve për mundësinë e fillimit të udhëtimeve ajrore direkte.

Vitin e kaluar vetëm në dy vendet fqinjë me Shqipërinë, në Itali dhe Greqi kanë ardhur plot 4 milionë turistë kinezë, por nuk ka statistika për ata që kanë mbërritur në Shqipëri. Kjo për shkak se ato të paktët turistë kinezë që kanë vizituar kryesisht Krujën, Gjirokastrën apo edhe destinacione të tjera, kanë hyrë në territorin tonë, në mënyrë indirekte nëpërmjet fqinjëve rreth e rrotull nesh. Heqja e vizave do të thotë që Shqipëria ka mundësi tani të përfitojë direct nga potenciali i jashtëzakonshëm që ofron Kina, e cila renditet e para për nga numri i turistëve jashtë kufijve, ku vetëm vjet u regjistruan plot 130 milionë të tillë në gjithë botën.

Përveç këtyre dy mundësive të reja, Shqipëria vijon ta ruaj traditën për të pritur turistë çekë dhe polakë. Por edhe nga Gjermania, Italia, Greqia, Zvicra, Hungaria, Sllovakia, Austria, etj. Të gjitha indikacionet tregojnë se ky vit mund të shënojë një boom të vërtetë për industrinë e turzimit në Shqipëri. Një industri që ka ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe kapacitetet e akomodimit, cilësia dhe standardi i shërbimit, po vijnë duke u përmirësuar. Sipas një statistike zyrtare, 6% e polakëve vizitojnë çdo vit Shqipërinë si turistë. Vitin e kaluar, u regjistruan plot 114 mijë polakë që kanë ardhur në vendin tonë.

“Prania e turistëve në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme, mbi të gjitha në 450 kilometra breg ku ekzistojnë struktura bregdetare dhe pritëse. Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të rrisë nivelin e ofertës duke u përqëndruar në përmirësimin e shërbimeve të luksit dhe mbi vlerësimin e të mirave kulturore në qytetet si Shkodra dhe Gjirokastra, zonat arkeologjike si Apollonia dhe Butrinti, në kishat bizantine dhe shtigjet natyrore, në një vend të pasur me tradita ku bashkëjetojnë në paqe tre besime fetare të ndryshme”, shkruan sëfundi një nga mediat italiane.

Shkrime të tilla positive përgjatë muajve të fundit kanë qenë aq të shumta në mediat më të rëndësishme botërore, sa kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Sigurisht që industria e turizmit është e tillë ku çdo vit ka nevojë për oferta, destinacione dhe atraksione të reja e të paeksploruara sa e si duhet më parë, për të mbajtur gjallë kërshërinë e qindra milionë turistëve kudo në botë. Me sa duket, edhe për shkak të investimeve prej çerek shekulli, po i vjen radha edhe Shqipërisë që të jetë një nga destinacionet e tyre të preferuara.

Një boom i prishtëm rritje në këtë industri do të thotë më shumë të ardhura në Shqipëri, më shumë vende pune të hapura, më shumë rritje ekonomike dhe më shumë prespektiva për degë të tjera të ekonomisë kombëtare, për tu rivitalizuar në funksion të industrisë së turizmit. Kjo është nga ana tjetër një këmbanë e fortë kujtese për qeverinë, që të përshpejtojë përfundimin e punimeve në disa akse kyçe rrugore të vendit, por edhe të investojë në përmirësimin e standareve e kapaciteteve të infrastrukturës në tërësi të vendit, në të gjitha fushat.

Kjo temë mund të jetë një nga çështjet kryesore të punës jo vetëm të ministrive të linjës, pushtetit qëndror e lokal, operatorëve privatë turistikë por edhe e medias, shoqërisë civile e botës akademike në tërësi. Sepse turizmi por edhe industria e detit në përgjithësi, me sa duket, nisur edhe nga përvoja e vendeve fqinjë me ne, mund të shndërrohet shumë shpejt në një nga kolonat kryesore të ekonomisë sonë kombëtare. E cila kërkohet që të trajtohet me strategji të qarta, në mënyrë që të jemi gati për të përballuar jo vetëm flukset tursitike të këtij viti, por edhe prespektivën e viteve në vijim.

Kjo mund të jetë një temë shumë me e rëndësishme edhe për punën e klasës politike në tërësi, në mazhorancë dhe opozitë, për të parapërgatitur infrastrukturën ligjore, përmirësimin e sistemit të taksimit, rritjen e sigurisë publike, përmirësimin e imazhit të vendit dhe stabilitetin politik dhe makro-ekonomik. Kontributi për një temë si kjo, do të ishte shumë herë më produktive sesa temat, çështjet dhe kauzat e debateve shterpë që vazhdojnë të konsumohen pafundësisht prej 25 vitesh në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksident i FRIKSHËM në Maminas/ Fugoni i pasagjerëve përplaset me veturën (FOTO)
Previous article Barazim në “San Siro”, minimizohen shanset e Milanit për në Champions

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT