• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami

1 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Diskutimet e ish kryetarit të degës së Kukësit, Ibsen Elezi dhe ish Kryetarit të PD Eduard Selami, vazhdojnë të kenë ende jehonë edhe pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të së dielës, duke e eklipsuar fjalimin 60 minutësh të Lulzim Bashësh. Si rrallëherë në evente të tilla të rëndësishme për një parti politike, ka ndodhur një fenomen interesant. I cili nëse shoqërohet me raste të tjera, pritet që ta ndryshojë njëherë e mire monotoninë vrastare ku ishte zhytur deri më sot, kultura e debatit politik në Shqipëri.

Ibsen Elezi deri dje i panjohur jashtë qytetit të tij, është bërë një fenomen i rrjeteve sociale, një star mediatik dhe një prishës i qetësisë së liderëve politikë. Aq sa PD më shumë e shqetësuar duket për tezat e fjalës së një ish kryetari dege në një qark që “prodhon” vetëm tri vende në Parlament, sesa për fjalimin fshikullues të njërit prej ish Kryetarëve të vet. Më shumë duken të preokupuar ndaj një personazhi deri dje të panjohur publikisht në Shqipëri, sesa ndaj një politikani që ka qenë e me sa duket do të mbetet gjithmonë në skenë, që nga dita e parë e lëvizjes së dhjetorit ’90.

Çfarë ka ndodhur?

Pasi Ibsen Elezi dhe Eduard Selami mbaruan diskutimet e tyre, pavarësisht reagimeve nga të deleguarit në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD, mediat i dhanë një vëmendje më të shtuar se të tjerave. Arësyeja është e thjeshtë; zërat ndryshe janë gjithmonë më interesantë dhe më të ndjekur nga publiku. Deri këtu, gjithçka është brenda normalitetit të një raporti media- opinion publik, i cili shoqëron aktivitetet me rëndësi politike.

Fjalimet e tyre ishin kundër mënyrës sesi kryetari aktual Basha po e drejton PD, kundër mënyrës sesi po bëheshin ndryshimet në Statutin e kësaj partie, mënyrës sesi po funksion demokracia e brendshme dhe kritika të tjera të kësaj natyre.

Ibsen Elezi mbajti një fjalë zemre, të pa shkruar gjëkundi dhe siç tha vetë më vonë, duke qenë i papërgatitur paraprakisht për të artikuluar ato që ai i renditi si 4-5 problemet kryesore që ka sot PD. Ndërsa Eduard Selami ishte jo vetëm i përgatitur, por edhe i strukturuar. Duke hedhur teza që i shkonin staturës dhe historisë së tij politike, në raport me veten dhe me PD.

Pavarësisht këtyre dy kontrasteve, fjala e Ibsen Elezit nisi të merte më shumë vëmendje, duke krijuar më shumë shqetësim për Lulzim Bashën dhe njerëzit e tij. Ishte kjo arësyeja se përse disa nga figurat kryesore të kësaj partie, por edhe analistë të njohur, u morën pothuajse vetëm me tezat e Ibsen Elezit duke e lënë mënjanë ose duke i kaluar tangent, ato të Eduard Selamit.

Çështja dukej aq serioze, sa Nr. 2 i PD në një stil që nuk duket edhe aq shumë i tij, e sulmoi Ibsen Elezin deri edhe për “tradhëti” e flirtime me PS dhe me figurat politike të saj në Kukës.

Pse po ndodh?

Pyetja që shtrohet pas kësaj është: Pse po ndodh e gjitha kjo? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse Ibsen Elezi është një fenomen që e shqetëson elitën politike, klasën politike në tërësi dhe liderët politikë e sidomos atë të PD në veçanti në këtë rast, sepse ai përfaqëson thelbin e konfliktit të sotëm të sistemit.

Sepse Ibesn Elezi përfaqëson palcën e një partie politike. Përfaqëson memorien, koshiencën, vlerën morale dhe gjithçka tjetër të vërtetë që një forcë e madhe e me histori të gjatë, ka në jetën politike të një vendi. Ai përfaqëson masën, syrin dhe veshin e shoqërisë, arsyen dhe ndërgjegjen, shpirtin dhe koshiencën e anëtarëve të PD dhe të qytetarëve si qenie politike, në përgjithësi.

Tezat e Ibsen Elezit përfaqësojnë gjithçka që do duhej të kishte lidershipi i një partie politike, të cilat ajo i ka humbur rrugës përgjatë 27 viteve të qëndrimit sa në opozitë, e sa në pushtet. Ai përfaqëson gjithçka i është dashur drejtuesve të partive për të lënë rrugës, që të arrinin në majën që kanë pushtuar sot. Ata do të jepnin gjithçka sot, për të qenë edhe në postet që mbajnë por edhe të kishin njëkohësisht lirinë e moralin publik e politik të Ibsen Elezit.

Ibsen Elezi sulmohet, sepse ai është pasqyra që kur i del përballë lidershipit politik të partisë së tij, arrin që tia tregojë gjithë botës me besnikërinë më të madhe, defektet, shëmtinë, rrudhat dhe operacionet plastike që i është dashur të bëjnë për 27 vjet me radhë.

Por më shumë sesa kaq, ata i tremben si djalli temjanit, një zgjimi të të gjithë “Ibsen Elezëve” të heshtur të këtij vendi. Ndaj vrapojnë që ta godasin që në embrion, për ta larguar sa më parë nga skena dhe vëmendja publike, fenomenin që i ka lënë tri netë pa gjumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL-BAYERN/ Çmenduri në "Bernabeu"! Benzema shënon sërish për madrilenët
Previous article Si sot para 13 viteve, shikoni golin e parë të Messi-t të realizuar me Barcelonën (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT