• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse Basha e ka luksin për të mos e bashkuar PD
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse Basha e ka luksin për të mos e bashkuar PD

5 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Përkundër të gjitha opinioneve të shprehura pas lajmit se platformën e paraqitur në shtatorin e kaluar për ringritjen e PD, Astrit Patozi mund ta shndërrojë në një lëvizje të re politike e më pas edhe në parti, unë mendoj se Lulzim Basha do i shkojë deri në fund idesë për të mos e bashkuar Partinë Demokratike. Besoj se këtu dhe jo gjetkë, buron edhe shkaku se përse Kryetari i PD i vuri të dilnin pubilikisht kundër, një listë deputetësh që njihen si ndër më të afërtit me të në grupin parlamentar.

E për të qenë i qartë që në fillim, kjo bindje se Basha nuk do ti rikthejë kundërshtarët e afishuar, buron nga fakti se ai e ka ndarë mendjen për largimin njëherë e përgjithmonë të atyre që nuk i përfshiu në listën e zgjedhjeve të 25 qershorit të kaluar. Arsyeja është fare e thjeshtë: Sepse, ai e ka mundësinë për ta bërë këtë. Basha duket se e ka luksin për të mos e bashkuar partinë dhe se kjo gjë jo vetëm që nuk do ta pengojë, por përkundrazi ai beson se do e çojë me shpejt dhe do ta bëjë që të ndjehet më komod, nesër kur të jetë Kryeministri i ri i Shqipërisë.

I pyetur nga mediat, Patozi tha se dalja e tij dhe e mbështetësve të tjerë të kësaj ideje në bazë, u bë pasi “nuk ka asnjë gjest dhe asnjë akt për bashkimin dhe ringritjen e PD, por ka një letargji, në një kohë që po afrohen zgjedhjet lokale dhe PD është në një krizë të madhe përfaqësimi politik dhe në një krizë të madhe idesh dhe nuk ka një projekt, një strategji për të ardhmen”.

Sali Berisha i pyetur për këtë zhvillim brenda opozitës tha se “e konsideroj absolutisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve ‘90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë: Së pari, bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre. Së dyti, bërja e çdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”.

Pse Basha e ka luksin për të mos e bashkuar Partinë Demokratike sot?

E para, sepse ai është duke ndërtuar një parti sipas vizionit të tij, sipas platforms dhe projektit të tij politik, me njerëzit që ai me sa duket u beson se mund ta përvetësojnë dhe ta jetësojnë ato nesër në praktikë.

E dyta, Basha është duke ecur në një farë mënyrë jo vetëm në gjurmët e Sali Berishës, por edhe të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të cilët pavarësisht se të diktuar nga rrethanat dhe konjukturat e kohës, në përgjithësi ia kanë dalë që të krijojnë trupa politike që ia kanë bërë më të lehtë betejat për arritjen e ambicjeve të tyre jo vetëm kur kanë qenë në opozitë, por edhe në qeverisje. Sali Berisha është e vërtetë që u detyrua përpara 2005 të rikthente nga oxhaku i PD ato që i kishte nxjerrë me shkelma nga dera e saj, por këtë e bëri vetëm muajt e fundit përpara zgjedhjeve, kur e kuptoi se nuk mund të rikthehej dot më kurrë. Lulzim Basha ka edhe tre vjet e gjysëm të tjera, përpara se të shkojë me PD-në, në kutitë e votimit të radhës. Këtu duhet kërkuar edhe burimi i qetësisë së tij.

E treta, ka një rregull të pashkruar që është vërtetuar për 20 vjetët e fundit me radhë, duke marë tashmë trajtën e aksiomës; rrotacionet e pushtetit me votë në Shqipëri, janë bërë çdo tetë vjet. Më 1997 deri më 2005, për dy mandate me radhë qëndruan në pushtet socialistët e Fatos Nanos. Nga 2005 deri më 2013, demokratët e Sali Berishës. Pas përfundimit të ciklit të tyre, kryetarë të PS dhe PD u zgjodhën Edi Rama fillimisht e Lulzim Basham ë pas. Nga viti 2013, me shumë gjasë deri në 2021 në pushtet do jenë socialistët e Edi Ramës. E në këtë mënyrë, Basha nuk ka arësye të mos mendojë se pas këtij mandati, i vjen radha për tu bërë kryeminitri i Shqipërisë së viteve 2021- 2029. Duke qenë i pari në radhë e qumështit të pushtetit të ardhshëm, ai ska pse e vë tenxheren në zjarr që sot.

E katërta, nisur nga kjo logjikë pavarësisht se çfarë do të ndodhë përgjatë këtyre tre viteve e gjysëm të këtij mandati, Basha nuk duket të ketë luksin që ta bashkojë PD, të paktën deri në zgjedhjet e përgjithëshme lokale të vitit të ardhshëm. Ai po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet gjatë këtij viti, nuk po bëhet pengues aktiv për sfidat e mëdha që po kalon vendi, nuk po nxitohet që të bëjë aleanca zyrtare me opozitën e re të LSI dhe nuk duket se shqetësohet shumë nga levizja e re e Astrit Patozit.

A e ka drejtë? Nuk mar përsipër as që ta mendoj e jo më ta them këtë. Ajo që parashtrova, lidhet me leximin e asaj që shoh se Basha po bën. A kam të drejtë? Koha do ta vërtetojë. Po Basha a ka të drejtë që e mendon kështu? Kjo mbetet për tu parë. Nëse kjo që ai po bën del e saktë, ai shkon në Kryeministri më 2021. Nëse e gjitha kjo që ai po vepron sot, del e gabuar nesër, ai kthehet në shtëpi. Se në Tiranë, se në Holandë, këtë nuk mund ta di.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E martë, 6 mars: Më në fund lajme të mira! Ja kur do të dalë dielli (FOTO)
Previous article SEANCA PARLAMENTARE/ 121 deputetë pranojnë hetimin e Tahirit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT