• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Protesta, nga “Rama ik” tek Lulzim Basha dhe Ilir Meta “rri”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Protesta, nga “Rama ik” tek Lulzim Basha dhe Ilir Meta “rri”!

8 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ashtu siç edhe ishte parashikuar më parë, ka ndryshuar dramatikisht rrjedha e zhvillimeve politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Nga kauza opozitare “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, ka filluar përpjekja titanike e katërshes së lidershipit të opozitës së rrugës, për të shpëtuar çtë mundin nga alternativa e dytë.

Meqë Edi Rama jo vetëm që nuk iku por u forcua edhe më shumë, alarmi është që krisja e madhe e dështimit, të mos krijojë një çarje aq të madhe e të menjëhershme të digës opozitare, sa do ta lëshonte “rezervuarin” e përkrahësve të saj në rrjedhje të lirë.

“Lulet e ftohta” të protestës së 8 korrikut, treguan se nga kauza opozitare “Rama ik”, tashmë ka filluar natyrshëm një lëvizje e re dhe e sforcuar opozitare, për krejt të kundërtën. I vetmi qëllim i saj, duket sikur përmblidhet në parrullën: “Lulzim Basha dhe Ilir Meta rri!”

Kryetari i PD për ti rezistuar me çdo kusht e çmim, zërave dhe pakënaqësisë në rritje brenda rradhëve të saj, për dështimin e tretë e të vërtetë të tij në zgjedhje, përballë Edi Ramës. Si të mos i mjaftonin humbjet e 2015 dhe 2017, kjo e 2019 bëri që për herë të parë në këto 30 vjet, partia e udhëhequr nga Lulzim Basha, ti humbte të gjitha llojet e pushteteve në Shqipëri.

Ndërsa Ilir Meta, po përpiqet “me mish e me shpirt” për të qëndruar me çdo çmim në elitën e politikës së vendit, pas procedurave të pakthyeshme parlamentare të nisura për të nga mazhoranca, për shkarkimin si President i Republikës.

Sali Berisha vazhdon ti fryjë virtualisht zjarrit të “revolucionit” ngadhnjimtar, më i qartë se gjithë të tjerët për faktin, se pas disfatës spektakolare më 30 Qershor, opozita nuk ka më asnjë alternativë tjetër për ta zhbërë reformën në drejtësi, veçse vijimit të rrugës së radikalizimit ekstrem politik.

E gjitha kjo, me shpresën se dikur, dikush ndoshta do të mund të kujtohet që të negociojë një “exit strategy” nga kjo situatë e pashpresë, për të gjithë armiqtë e betuar të sistemit të ri të drejtësisë së sponsorizuar fuqimisht nga SHBA dhe BE në Shqipëri. Shanset janë zero, por me sa duket kur nuk ke se çfarë të humbasësh tjetër në “kundërevolucion”, shpresa mbetet gjithmonë e fundit!

Ndërsa Monika Kryemadhi, e kuptoi që para 30 Qershorit se nuk i kishin mbetur shumë alternativa. Ndaj, e sfidoi bashkëshortin për një garë “reale” për udhëheqjen edhe “de jure”, të parties së tyre “familjare” LSI.

Në këto kushte, 30 Qershori duket që është shndërruar nga “djepi” në “varrin” e opozitarizmit të rrugës. Opozitarizmit që kërkon të fitojë pushtetin në tavolinë, nëpërmjet djegies së mandateve të deputetëve, daljes nga Parlamenti, dalja nga sistemi politik i vendit dhe mosfutja në zgjedhje.

Mësimi më i madh që ka marë katërshja e lidershipit opozitar nga 30 Qershori, është se e mësuan në praktikë, që ka perënduar njëherë e përgjithmonë edhe në Shqipëri, mundësia e sfidimit të sistemit me anë të dhunës, paligjshmërisë dhe antikushtetuetshmërisë. Vota e qytetarëve, mbetet përgjithmonë i vetmi mjet për të arritur qëllimet politike edhe në një demokraci “në koalidim”-in e vet përfundimtar, si kjo në Shqipëri.

Ata që sot në vend të ikjes së Edi Ramës, po protestojnë për qëndrimin e tyre në politikë, bëjnë mirë që ta kenë mësuar se nuk mund ta sfidojë dot, sigurinë e një vendi anëtar të NATO dhe demokracinë e një kandidati për tu anëtarësuar në BE. Nëse jo, kanë kohë deri në shtator, për këtë. Shqiptarët kanë gjëra të tjera, më të rëndësishme për të bërë, deri atëherë. Si përshembull:… të shijojnë pushimet verore!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME METËN FLAS VETËM PËR..."/ Kryemadhi: Edhe 13 tetori është problematik
Previous article PAMJET/ Dështon rëndë protesta e PD-LSI: Ja pjesëmarrja në momentin që Basha mbante fjalimin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT