• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Presidenti, si dekretuesi i politizimit të protestës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Presidenti, si dekretuesi i politizimit të protestës!

13 December, 2018 Redaktor1 OP-ED

Më rikthimin për shqyrtim në Parlament, për herë të parë ndoshta në historinë e këtyre 28 viteve nga një President të ligjit për buxhetin e vitit 2019, Ilir Meta ka vënë firmën e tij mbi “dekretin” e polizimit të protestës të studentëve. Ky veprim në vazhdën e një seriali sjelljesh publike të nisura që në verën e këtij viti, po e largojnë atë me shpejtësi nga misioni kushtetues si përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar, drejt simbolit të unitetit opozitar.

Le të kuptohemi që në fillim, se lëvizja e tij e fundit, formalisht është në të drejtën e tij Kushtetuese. Edhe “veshja” që ai i ka bërë arësyeve të këtij rikthimi, “nisur nga rrethanat aktuale”, duken të jenë “formalisht korrekt”. Atëherë pyetja që shtrohet është: Po mirë atëherë, ku qëndron problem këtu?

Problemi qëndron tek qasja Presidenciale me dy standard krejt të kundërta, me të cilat Ilir Meta e ka ndarë përfundimisht mendjen me sa duket, që të sillet në raportet e tij institucionale me mazhorancën. E kjo është fare e thjeshtë për tu kuptuar.

E para, kreut të shtetit iu deshën 365 ditë “për tu menduar”, nëse duhej ta firmoste apo jo, propozimin e Kryeministrit për emërimin e kreut të ri të shërbimit sekret shqiptar.

E dyta, para disa muajve, z. Meta iu deshën shumë e shumë ditë që “të mendohej”, për tia dhënë ose jo “plotfuqishmërinë” ministrit të Jashtëm, për negociatat me Greqinë.

E treta, pak javë më parë, Presidentit të Republikës nuk i mjaftoi shtatë ditëshi i parë që përcakton Kushtetuta, por e ktheu sërisht për herë të parë në këto 28 vjet, dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm. Madje, edhe kur shkresa zyrtare nga Kryeministri u përsërit, iu deshën pothuajse po aq ditë të tjera, derisa me zemër të thyer e dorë të dridhur, hodhi firmën për emërimin e Sandër Lleshit.

Ndërsa tani, pasi opozita nuk la dy gurë bashkë për tu futur fillimisht nga oxhaku brenda grevës së studentëve, pasi u refuzua kur e futi këmbën e bardhë poshtë derës, gjithçka ka ndryshuar kryekëput.

Fillimisht, kur ende nuk ishin mbushur 24 orë nga dita e parë e protestës së studentëve për tarfiat dhe problemet e tjera të universitetit përpara ministrisë së Arsimit, Presidenti u shpreh se “po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve”. Më pas “i bëri thirrjeve autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse” që “në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut”, të gjendje një zgjidhje sa më e shpejtë dhe e drejtë në interesin më të mirë publik.

Në momentin që Presidenti bëri këtë deklaratë, më datë 6 qershor, në protestë ishte vetëm Universiteti i Tiranës. Pse atëherë duhej të deklaronte se po ndiqte me vëmendje “protesat e studentëve të universiteteve”, në numrin shumës! Përse z. Meta nuk e përsëriti më dhe vazhdon ende të heshtë, pasi dialogu i kërkuar prej tij fillimisht, i është ofruar studentëve çdo 24 orë, më pas disa herë në ditë dhe tani gati çdo orë, nga ana e Kryeministrit Rama!

Kjo thirrje presidenciale për dialog, me siguri që nuk do të vijë më, asnjëherë. Por edhe po ndodhi formalisht, ajo nuk ka më asnjë vlerë, për aq kohë sa PD dhe LSI kanë ditë që e kanë marë peng protestën e studentëve, madje edhe sheshin duke i përzënë fare nga Rruga e Durrësit.

Së fundi, ligji i buxhetit i 2019, miratuar nga Parlamenti në datën 3 dhjetor, pasi është zbardhur nga administrate e saj, vetëm të mërkurën paradite (datë 12 dhjetor) ka mbërritur në paradhomën e z. Meta. Ndërkohë ai vetë, po dje ka qenë rrugës, në një udhëtim pune jashtë Shqipërisë. Qoftë edhe në respekt të Kuvendit, të cilin e ka drejtuar deri dje, Presidenti të paktën formalisht duhej ta merte një herë në dorë fizikisht ligjin dhe më pas, le të vepronte siç edhe bëri.

Të gjitha këto, por edhe të tjera… tregojnë më e pakta se Presidenti i Republikës, duke u kapur fort pas gërmave ka kohë që e ka lënë pas, frymën e Kushtetutës. Me politizimin që i bëri protestës së studentëve, thjeshtë po tregon se nga President i popullit shqiptar, ai tashmë është “dekretuar” në Presidentin e Popullit Opozitar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI TROFEUN/ Presidenti i River Plate: Finalja në Madrid ishte më e tmerrshmja...(VIDEO)
Previous article "JETA E AKTORIT NGA NJË CEP NË TJETRIN"/ Shqiptari që luajti në filmat "Taken" dhe "Harry Potter" (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT