• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Presidenti i Shqipërisë apo i shqiptarëve!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Presidenti i Shqipërisë apo i shqiptarëve!

24 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Që kostumi i një detyre më së shumti me funksione honorifike sesa ekzekutive, në një Republikë Parlamentare si kjo jona, Ilir Metës politikan i rri ngushtë, për këtë po bindemi prej tij nga pak çdo ditë, të gjithë. E me sa duket, që ky “kostum” të mos ia mari frymën, po mundohet që të eksplorojë hapësira të reja, në mënyrë që ecejaket tia shmpijnë gjymtyrët, për tia mbajtur trupin në formën maksimale politike.

Nëse i hedh një sy rubrikës “lajme” në webstie-n zyrtar të presidencës, gjatë 7 ditëve të javës së fundit, janë publikuar 12 të tilla. Nga këto, 10 flasin për takimet e kreut të shtetit jashtë Shqipërisë dhe vetëm në dy prej tyre, flitet për çështje dhe detyra kushtetuese, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më konkretisht, gjatë një jave dy lajmet për aktivitetin e kreut të shtetit “brenda Shqipërisë” janë: Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi betohet përpara Presidentit të Republikës dhe reagimi i z. Meta për protestën e banorëve të Unazës së Madhe të Tiranës, përpara godinës së Kuvendit.

Ndërsa dhjetë lajmet e tjera, janë:

1.- Presidenti viziton fshatrat Mexhitli dhe Nakolec në Maqedoni.

2.- Presidenti nis vizitën zyrtare te Arbanasit në Kroaci.

3.- Presidenti në një seancë të dhurimit të gjakut nga studentët e Strugës në Maqedoni.

4.- Presidenti Meta dhe Presidentja kroate vizitojnë sëbashku Arbanasit e Zarës në Kroaci.

5.- Presidenti takohet me Presidenten kroate Kolinda Grabar- Kitaroviç.

6.- Presidenti takohet me Kryeministrin Maqedonas, Zaev.

7.- Presidenti nderon kujtimin dhe veprën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu në Shkup.

8.- Presidenti përshëndet koncertin festiv me rastin e ditës së kombëtare të festës së alfabetit në gjuhën shqipe në Maqedoni.

9.- Presidenti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Pr. Dr. Luan Hajdaraga në Strugë.

10.- Presidenti viziton Komunën e Rrozhajës në Malin e Zi, si i ftuar Nderi i Veprimtarisë Kulturore “Ora e Maleve 2018”.

Deri këtu nuk duket që në thelb të ketë ndonjë gjë të keqe. Të gjitha aktivitetet që ai ka pasqyruar në website-n zyrtar, janë pjesë e aktivitetit honorifik dhe protokollar të Presidentit të Republikës. Pasi ai “përfaqëson unitetin e popullit” dhe sipas nenit 8 të Kushtetutës “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj; mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet dhe u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.”

Pasqyra e aktivitetit zyrtar të kësaj jave, është pothuajse kopja e axhendës së çdo jave të z. Meta, përgjatë më shumë se një viti që ai është në krye të shtetit. Prioritetet gjeografike të lëvizjeve të tij, mund të kenë ndryshuar në varësi të stinëve dhe hobeve, por masa e raporteve mes lajmeve që ai ka prodhuar në Tiranë dhe atyre jashtë Shqipërisë, është pothuajse e njëjtë.

Pavarësisht se “de jure” nuk është e përcaktuar në Kushtetutë si Ahmet Zogu përshëmbull që dikur përcaktohej si “Mbret i shqiptarëve”, Ilir Meta “de facto” po e kryen detyrën jo si “President i Republikës së Shqipërisë”, por si “President i shqiptarëve”.

Bashkë me krisjet e “herëpashershme” në marrëdhëniet e tij të brendshme me qeverinë në Tiranë, këto lajme që prodhon Presidenti më shumë jashtë se brenda Shqipërisë, ndoshta thjeshtë duhen lexuar si një qasje e tij ndryshe. Si një përgatitje e pandërprerë për ta vijuar edhe pas këtij mandati, karrierën në politikën aktive. Por, ndryshe nga hera e parë kur ishte thjeshtë dhe vetëm kryetar i LSI, këtë radhë me sa duket, edhe me ambicjen për të qenë lider i gjithë shqiptarëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË FRIKSHME/ Shoferi detyrohet të bëjë manovrën katastrofike (VIDEO)
Previous article ASKUSH NUK E DINTE/ Don Phenom qenka nipi i deputetit të njohur shqiptar (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT