• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Politizimi i pandemisë ka fatin e lojës me tërmetin
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Politizimi i pandemisë ka fatin e lojës me tërmetin

15 November, 2020 Redaktor1 OP-ED

Steriotipi i sjelljes publike të opozitarëve tanë është aq i lexueshëm, sa mjafton që të dish sesi janë sjellë me njërën nga çështjet që kanë politizuar, për të kuptuar sesi do të përfundojnë të gjitha të tjerat me radhë që ato do keqpërdorin më pas.

E kanë treguar këtë përgjatë këtyre mbi 7 viteve të qëndrimit të tyre në opozitë, po e tregojnë gjatë këtyre javëve e do e tregojnë edhe gjatë atyre pak muajve që u ka mbetur, deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I mbani mend besoj sesi janë sjellë me çadrën e bulevardit, për ta politizuar deri në atë ekstrem, a thua se vërtetë Lulzim Basha do u sillte nga çasti në çast “Republikën e Re”. Por pas natës së 17-18 majit 2017, gjithçka u harrua dhe askush nuk flet më për të. Po kështu më pas edhe me “babalen”, me “revolucionin e molotovëve”, me teatrin e deri tani vonë me tërmetin.

Kujtimet për tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit të kaluar janë sigurisht më të freskëta për të gjithë, ndaj e keni besoj më të thjeshtë, që ti kujtoni me radhë shfaqjet publike të opozitarëve tanë. Përpjekjet e tyre qesharake dhe të mjera, për të politizuar që nga lëkundjet nga dora e padukshme e Zotit, e deri tek puna e palodhur e ekipeve të shpëtimit. Nga reagimi i strukturave të specializuara të shtetit, e deri tek ato të pushtetit lokal e atij qëndror.

Bënë dhe çfarë nuk bënë, për të gjetur një të pakënaqur në një perimetër të fatkeqësisë së tmerrshme natyrore në tri qarqe, në dhjetra qytete, në qindra fshatra dhe në mijëra familje. Por pothuajse në të gjitha rastet dolën bllof, ose duke gënjyer e duke mashtruar, ose duke përhapur fake news-e e duke abuzuar me dhimbjen dhe fatkeqësinë e bashkëqytetarëve.

Kur e panë se nuk arritën dot që të prodhonin politikë, për qëllimin e përfitimeve të tyre të ngushta elektorale, opozitarët tanë ndërruan temë. Besoj se këto ditë e kënë vënë re me siguri, që po kërkojnë që të përdorin si kauzën e tyre të radhës, covid-19. Apo si kalin e ngordhur të betejës së tyre të çakorduar politike, pandeminë globale.

Po bëjnë e çnuk po bëjnë, për të politizuar që nga virusi vrasës, e deri tek vaksina që ende nuk është hedhur në qarkullim, për përdorim publik në asnjë shtet të botës. Që nga spitalet e dedikuara, e deri tek heronjtë e heshtur të kësaj lufte të paprecedentë që është “rikthyer” pas 100 vjetësh, për mbarë njerëzimin. Nga shërbimi i mjekut të familjes, tek urgjencat dhe çdo hallkë tjetër e sistemit, për të dekurajuar triumfin tonë kombëtar mbi këtë fatkeqësi shëndetësore.

E bëjnë këtë, herë duke ofruar plane me 5 pika, e herë duke dhënë ultimatum qesharake nga foltorja e SHQUP-it. Herë duke refuzuar të mbajnë vetë maskat e detyrueshme mbrojtëse për të gjithë, e herë duke i bërë thirrje përkrahësve dhe qytetarëve për rebelim. Herë duke kënduar këngën e kukuvajkës, herë duke aktruar “sjellësin e fatkeqësive”, e herë herë duke bërë “tersin e Pojanit”.

Për shkak të çrregullimeve që krijon në trupin e pacientëve të ndryshëm, vetëvrasje ka patur pothuajse në çdo shtet të botës të prekur nga pandemia, por “vetëm në Shqipëri dhe Indi fatkeqësisht këto raste gjejnë jehonë kaq të gjerë mediatike”,- komentoi një eksperte shqiptare e kësaj çështje, që jeton e punon në perëndim. Por, as kjo dhe as shembujt e tjetër për të kundërtën, nuk i stepi opozitarët tanë në zellin e tyre për të polirizuar, edhe këtë çështje kaq delikate.

Po vazhdojnë që ta politizojnë pandeminë edhe tani, e me sa duket do vijojnë që ta bëjnë edhe në ditët në vijim. Derisa të gjejnë sigurisht, një temë tjetër për ta politizuar sërisht, me shpresën se në mungesë të programeve të tyre politike, elektorale dhe qeverisëse do të fitojnë ca vota më tepër, në zgjedhjet e pranverës. Duke harruar se shqiptarët as janë gënjyer dhe as kanë për tu gënjyer dot kurrë, nga kauzat e rreme të liderëve që janë gati të luajnë edhe me fatkeqësitë natyrore edhe me katastrofat shëndetësore, për hir të kolltukut të tyre.

Ndaj edhe politizimi i pandemisë globale, për nevojat politike të ditës së opozitës sonë lokale, do të ketë fundin e lojës së saj me tërmetin dhe me gjithçka tjetër në funksion të partisë dhe jo të Shqipërisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “RINDËRTIMI VAZHDON”/ Ironia e Ramës me opozitën: Qentë le të lehin, karvani ECËN para
Previous article TRAGJIKE/ Dasma që hapi 7 varre COVID dhe infektoi 177

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT