• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Politika shqiptare, mes “Portokallisë” dhe 27 janarit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Politika shqiptare, mes “Portokallisë” dhe 27 janarit!

14 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Deri para pak vitesh, thuhej se séanca plenare e të enjteve në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ishin gjë tjetër veçse një kopje besnike e “Portokallisë” të së dielës. Ndërkohë që aktorët e talentuar të spektaklit të humorit, mundoheshin atëkohë që të na shpjegonin seriozisht, se në fakt ishte e kundërta: Ata e mernin lëndën e parë, majanë, tharmin, frymëzimin pikërisht nga politika, për ta bërë artin e tyre. Por tani që kanë kaluar disa vite dhe një pjesë e aktorëve janë shpërndarë nëpër emisione e projekte të tjera, ka ndodhur bashkë me këtë fenomen, edhe diçka tjetër, e panjohur më parë.

Fillimisht politikanët kanë qenë të shqetësuar kur imitoheshin nga humoristët, sepse i dukej diçka negative për imazhin e tyre, e cila mund të ndikonte tek kuotat e pëlqyeshmërisë në opinionin publik. Por më pas nisën të mësoheshin, ta pranonin, të bashkëjetonin e më pas ta shijonin të gjithën këtë. Aq sa me siguri, nëse në ndonjërën prej puntatave javore nuk do ta shihnin veten e tyre, fillonin të shqetësoheshin aq shumë, sa me siguri edhe mund të kenë menduar: Pse kaq keq po qeveris apo po e drejtoj tani partinë, sa të mos më imitojnë më ata të “Portokallisë”…?!

Ishte koha kur djemtë dhe vajzat e talentuara të emisionit të humorit, u rritën aq shumë profesionalisht sa nuk mund të qëndronin dot më të mbyllur brenda lëkurës së siglave të emisionit. Duke marë pjesë pas kësaj edhe nëpër koncerte, shfaqje të llojit “one show man” e duke u ftuar nëpër shumë evente brenda dhe jashtë Shqipërisë, aq sap o mernin përmasat e një fenomeni të këndshëm shoqëror, që i dha jetës gri shqiptare një pigment optimizmi të munguar.

Politikanëve nuk kishte si mund ti shpëtonte ky rast për të përfituar aq sa mund të përfitonin në favorin e tyre. Por edhe humoristët tanë që ishin rritur dhe kishin parë e dëgjuar shumë tashmë, e kapën momentin, duke kuptuar se edhe ata mund të përfitonin nga e gjitha kjo. Nuk ishte çështja thjeshtë dhe vetëm për përfitime direkte financiare. Kjo është ndoshta e fundit që hyn në punë në një marrëdhënie të tillë. Kalimi i raportit me politikën nga skena në jetën reale, tashmë përkonte edhe me një moment tjetër zhvillimesh që nuk ishin parë kurrë më parë, as në botë fillimisht e as në këto anë, jo e jo.

Kishte ardhur epoka e internetit, e rrjeteve sociale, e mediave online të cilat u mësuan se po e kuptove dhe po dite ta kapësh momentin, mund ta shndërrosh atë në një biznes interesant. Një binzes që nuk bazohet as tek korrupsioni, as tek influence e pamerituar, as tek gjobat e as më pak tek një marrëdhënie cic- mice e llojit “më jep e të jap”.

Sekreti i saj është diku tjetër. Tek një marrëdhenie mjaft “fair” për të gjitha palët: Tek pëlqyeshmëria publike virtual, ose online. Tek shikimi i videove, fotove e postimeve që personazhet e famshëm hedhin çdo orë e me të cilat bombardojnë rrjetin çdo ditë dhe nëpërmjet tyre mbajnë lidhje me audience kudo në Shqipër e jashtë saj. Duke e shnërruar atë në një aktivitet që sjell jo pak të ardhura, nëse rrjeti të pëlqen e të ndjek në çdo gjë që bën.

Ky proces ka ecur paralel edhe me shkrirjen e kufijve mes aktorëve të humorit, personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale dhe politikës e liderëve të saj kryesorë. Duke shkuar deri atje sa çdo parti dhe çdo lider, duket sikur ka tashmë aktorin apo grupin e aktorëve të vet të humorit. PS ka të sajët, por në një raport afektiv që përshfaqet më së shumti gjatë eventeve të ndryshme, siç ishte përshembull përvjetori i fundit i FRESSH në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. PD ka shkuar edhe pak më larg, duke i bërë madje edhe pjesë të strukturave të veta drejtuese partiake. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë një status tjetër, më familjar duke u bërë gati njësh me ta, e duke shkuar aq larg, sa shkëmbejnë tashmë edhe vizita reciproke në familjet e njëri tjetrit.

Sa herë që politika duket se është në hall, janë aktorët e humorit ato që i nxjerrin nga sikleti, duke prodhuar batuta, mizanskena, vide e humor që i bëjnë njerëzit të largojnë vëmendjen nga thelbi i vërtetë i problemit, e të meren me anën qesharake të saj. E kjo nuk ë është domosdoshmërisht diçka e keq, të kuptohemi. Për aq kohë sa ky raport e pasuron jo vetëm artin e humorit, por edhe vetë politikën si art. Ndërsa një pjesë e partive të tjera më të vogla politike, ndoshta nuk e ndjejnë edhe aq shumë nevojën e një raporti të tillë, për aq kohë sa liderët e tyre i bëjnë vetë të dyja funksionet: edhe humoristin edhe politikanin.

Ajo që të bie më shumë në sy këto ditë, është se sa më shumë politika dhe liderët e saj e kurojnë imazhin për tu dukur më njerëzorë e tokësorë me humorin e “Portokallisë”, aq më shumë e rëndojnë gjuhën e kërcënimeve dhe anatemave për atë që e prêt qeverinë dhe vendin më 27 janar. Duke krijuar një dualitet ekstrem dhe aq të çuditshëm, sa qytetari i thjeshtë nuk di se kujt ti besojë më parë. Ndaj, edhe nuk di se çfarë të bëjë me liderët dhe partitë politike të këtij vendi: Të qajë, apo të qeshi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOHAMED SALAH/ Dikur askush nuk e përfillte, sot po mahnit botën e futbollit!!
Previous article E kuqe pa turp! Oriola Marashi çmend rrjetin me të brendshmet e saj (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT