• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Po e kuptojnë se pushteti nuk meret dot as me koronavirus!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Po e kuptojnë se pushteti nuk meret dot as me koronavirus!

18 March, 2020 Redaktor1 OP-ED

I pari ishte Presidenti i Republikës që u duk i paqartë në qasjen e tij publike, rreth plan-veprimit dhe zbatimit të masave të jashtëzakonshme të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, për pandeminë e koronavirusit. Ndaj nxitoi që të ngrinte Task Forcën e tij. Por, shumë shpejt u kontaktua, u takua, u sqarua nga afër dhe mori garancitë e duhura se sistemi shëndetësor i vendit jep garancitë e duhura që kjo situate, do të menaxhohet në mënyrën e duhur.

Pas Ilir Metës, paqartësia sa vinte dhe shtohej në radhët e opozitës shqiptare. Ndaj edhe Lulzim Basha ngriti Task Forcën e tij, në lidhje me situatën. Ngaqë Kryetari i PD ka treguar një afeksion të admirueshëm për shifrat, shpallte njëherë një plan me 2, pastaj me 3, e më pas me 5 pika. Për ta mbyllur me planin prej 8 pikash të PD, që sipas qeveria e Kryeministrit Edi Rama, duhej ta zbatonte pikë e me presje në të ardhmen.

Me kalimin e ditëve, edhe Lulzim Basha nisi të kuptonte se i gjithë sistemi shëndetësor shqiptar dhe strukturat e tjera ndihmëse e mbështetëse qeveritare e shtetërore për përballimin e situatës së luftës kundër Covid-19 kanë edhe vullnetin politik, edhe kapacitetin teknik, por mbi të gjitha edhe burimet e duhura njerëzore, për ta përballuar atë.

Pas Presidentit francez Macron, ishte Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson që deklaruan orët e fundit se “jemi në luftë”. Të mbështetur të gjithë pas kësaj, edhe nga deklarata e fortë e Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila tha se që pas Luftës II Botërore, e gjithë bota nuk ka patur një sfidë të ngjashme për të përballuar, si kjo aktualja.

Qartësimi dhe ndërgjegjësimi çdo ditë e më tepër i të gjithëve për sfidën e paprecedentë në të cilën ndodhen shqiptarët dhe njerëzimi, ka bërë që të nisin me sa duket të reflektojnë edhe aktorët e faktorët opozitarë në Shqipëri. Ndaj pas Ilir Metës, radha ka qenë e Lulzim Bashës, që të bëjë një deklaratë që e dëshmon këtë qasje të re.

Kryetari i PD deklaroi sëfundi se “ftesa ime për qeverinë është të bëjë detyrat. U hap tenderi sot, e përshëndes. Nuk dua ta sulmoj, pavarësisht se me një javë vonesë. Më mirë vonë se kurrë, siç u njoftua në 24 orët e fundit, përmes tenderit që u hap për pajisjet respiratore. Uroj dhe shpresoj që sa më shpejt këto pajisje të vijnë në Shqipëri”,- tha Basha.

Në këtë mënyrë lideri i opozitës i ka dhënë për herë të parë mbështetje publike kreut të qeverisë në përpjekjet për të përballuar me sa më pak kosto njerëzore situatën në vend, në një kohë kur qendra e pandemisë globale, është zhvendosur nga Kina në Europë. E Italia fqinje, është aktualisht vendi që po vuan pasojat më të rënda, të goditjes nga virusi.

Dy faktorët kryesorë opozitarë në vend, sapo na kanë dëshmuar se e kanë kuptuar më në fund, se nuk mund të bëhet politikë, me koronavirusin që po rrezikon jetën e shqiptarëve. E për rrjedhojë, se nuk mund të dëmtohet politikisht Edi Rama përmes instrumentalizimit të situates dhe se përmes saj, nuk mund të fitohet as kredo elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Sepse përpara koronavirusit, jemi të gjithë të barabartë. Kur je në luftë, të gjithë duhet të jemi përballë armikut, e jo përballë njëri- tjetrit.

Historia e këtyre 30 vjetëve pluralizëm, por edhe e këtyre 6-7 viteve të fundit, ka treguar se në pushtet nuk mund të vihet dot as me ngujime nëpër çadra, as duke djegur mandatet e deputetëve, as përmes “revolucionit të molotovëve”, as duke bojkotuar zgjedhjet dhe as duke shfrytëzuar momente si ky ku ndodhemi, përballë rrezikut real të jetëve njerëzore.

Opozita dhe liderët e tyre, humbën më shumë se një javë që të orientoheshin, derisa të vinin tek kjo pikë ku ndodhen sot. Ka ngushëllim kur mendon; “më mirë vonë se kurrë”,- siç tha vetë edhe Lulzim Basha sot. Më e rëndësishmja nga të gjitha këto, është fakti se më në fund opozita shqiptare e kuptoi, se në pushtet nuk mund të vihet, as nëpërmjet koronavirusit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Mesazhi i Papa Françeskut: Ja çfarë i kam kërkuar Zotit kur u luta në dy kishat romake
Previous article "MOS KINI FRIKË..."/ Rita Ora flet shqip për koronavirusin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT