• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për “tradhëtinë” dhe “patriotizmin” e mandatarëve!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për “tradhëtinë” dhe “patriotizmin” e mandatarëve!

3 March, 2019 Redaktor1 OP-ED

Liderët e opozitës shqiptare, në pamundësi për të parashikuar efektet reale që do të sillte dorëzimi i mandateve të deputetëve të tyre në Parlament, kanë nisur një nga luftrat më të mëdha verbale kundër të gjithë atyre që nuk i binden këtij vendimi “on block”.

Mbi të gjitha, presioni është orientuar ndaj atyre që figurojnë në pjesën e poshtme të listave fituese, të cilët mund të pranojnë ftesat që KQZ do tu dërgojë, për plotësimin e vakancave të krijuara. Më shumë sesa publikisht, sulmi ndaj “rebelëve” po bëhet jashtë syrit të medias dhe vëmendjes së opinionit publik.

Deri tani është bërë e njohur publikisht, se disa prej deputetëve të PD dhe LSI, nuk kanë pranuar që të firmosin për dorëzimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet e 2017 dhe preferojnë që ta çojnë deri në fund vullnetin e votuesve të tyre, për ta mbajtur atë për 4 vjet, deri në zgjedhjet e ardhshme të 2021.

Ndërkohë që lista e atyre që janë në radhë pritje për ta pranuar mandatin, për të bërë betimin dhe për tu ulur pas pak ditësh në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, sa vjen e po zgjatet e zgjatet çdo ditë. Duke i bërë të gjithë të besojnë se 57 emrat e deputetëve që u larguan, do të zëvendësohen dhe Kuvendi do të vijojë funksionet e tij normale, sipas përcaktimeve Kushtetutese dhe detyrimeve që të zgjedhurit kanë përballë popullit shqiptar që i ka deleguar atyre me votë, vullnetin ligjbërës dhe qeverisës për këto 4 vjet.

Përtej këtij debati numrash, shifrash, emrash, hamendësishmesh, lojërash me fjalëkryqe dhe pikëpyetjeve për plotësimin ose jo të të gjitha karrikeve të lëna bosh nga opozita në sallën e Parlamentit, ka disa pyetje të tjera shumë të rëndësishme, rreth të cilave ka pak ose aspak debat në këtë moment.

Çfarë është më legjitime:

Të dorëzosh mandatin e deputetit në grup sipas urdhërit të një apo dy liderëve të opozitës, duke grisur pa i pyetur fare qytetarët për kontratën 4 vjeçare të lidhur me ta si votues ditën e zgjedhjeve? Apo të pranosh mandatin individualisht për të përmbushur vullnetin e qytetarëve që të kanë besuar për të qenë pjesë e opozitës shqiptare?

Të gjithë kandidatët për deputetë, pavarësisht renditjes në listat e partive politike, në momentin që kanë hyrë në garë dhe kanë zhvilluar fushatën elektorale, janë të barabartë. Atëherë përse liderët e opozitës sonë në këtë rast, zbatojnë parimin Ourellian të “Fermës së kafshëve”, se kandidatët për deputetë të renditur në krye të listave të partive, janë më të barabartë se të gjitha ata të tjerët, që ata vetë i kanë renditur më poshtë?!

Përse të gjithë ata deputetë që “tradhëtojnë” vullnetin e zgjedhësve të tyre sot janë “patriotë”? Ndërsa të gjithë ata të tjerët që pritet ta pranojnë mandatin që do i ofrohet nga KQZ sipas të drejtës së tyre politike, elektorale dhe kushtetuese, janë “tradhëtarë”?

Një mendje e bukur si Arbën Xhaferri, thoshte se shqiptarët jetojnë në këto treva në Ballkan, ku fare kollaj në darkë mund të ngrysesh si një “patriot” i madh, ndërsa të nesërmen në mëngjes, mund të gdhihesh si “tradhëtar”.

Atëherë pyetja që lind pas kësaj është:

A mos vallë ata që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sot i cilësojnë “tradhëtarë” nesër do të jenë patriotët e vërtetë të këtij momenti të rëndësishëm për zhvillimet në Shqipëri?

Për rrjedhojë, ata që dorëzuan mandatet dhe që sot i cilësojnë si “heronj”, nesër mund të gdhihen si tradhëtarët e vërtetë të këtij vendi, të çështjes shqiptare dhe projektit perendimor në Shqipëri?

Kjo është çështja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HABIT" MODERATORIN/ Qytetari: Edi Ramën do ta shpallim "Babain e Shqipërisë"
Previous article VAJZA "DEL NGA VETJA"/ Zhvishet dhe bën striptizëm sipër makinës, qytetarët...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT