• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për sovranistët në 30 vjetorin e mitingut të James Baker në Tiranë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për sovranistët në 30 vjetorin e mitingut të James Baker në Tiranë

22 June, 2021 Redaktor1 OP-ED

Sheshi “Skënderbej” është dëshmitari i mitingut unikal, kur në 22 qershorin e 1991 Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker iu drejtua pjesëmarrjes më të madhe publike të shqiptarëve në histori, duke u bërë edhe vetë dëshmitari i një ekzaltimi të pazakontë përgjatë karrierës së tij politike. Vetëm në ato minuta historike, mund të të shihje dhe ndjeje, ekstazën kolektive që prodhonte dehja e lirisë.

Shqiptarët sapo kishte dalë nga izolimi më i pashembullt gjysëm shekullor komunist dhe përballë tyre ishte udhëheqësi i parë perendimor që vizitonte vendin, 6 muaj pas lejimit të pluralizmit politik. Baker tha disa herë frazën e paharrueshme: “You are with us and we are with you”, që e kaloi turmën në delir. Kjo ishte edhe diçitura e atij mitingu gati biblik, si prova e parë e madhe, se liria kishte nisur të punonte e të funksiononte edhe në këto anë.

Këto ishin fjalët e Presidentit George Bush (Senior), të përcjella atë ditë në Tiranë nga Sekretari Baker, i cili skishte si ta dinte se historia do përsëritej më 2007. Atëherë kur në Shqipëri do të vinte për vizitën e parë zyrtare të një Presidenti të SHBA, djali i tij, George Bush (Junior). Ai kishte rezervuar për shqiptarët, frazën e paharruar për pavarësinë e Kosovës; “Time is now”! E cila u bë realitet pak muaj më vonë, në shkurt të 2008.

Nga distanca e tri dekadave, kujtimet e mitingut të James Baker, duken të largëta në kohë. Por në kontestin e sotëm politik, ato tingëllojnë më aktuale se kurrë. Pak ditë më parë ka qenë pasardhësi i tij, Sekretari aktual i Shetit Antony Blinken, që ka firmosur shpalljen “non grata” të Sali Berishës e familjes së tij për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”.

Më 1991 Sali Berisha ishte në tribunën e mitingut të paharruar, ndërsa sot në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ai nuk figuronte në foton e përkujtimit të asaj dite. Shenjë e qartë se për aleatin më të madh strategjik të shqiptarëve, lideri i opozitës antikomuniste, nga shpresë është shndërruar në harresë. Nga flamurtari për demokracinë, ai është shndërruar sot në penguesin dhe minuesin e saj kryesor.

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, që u përsërit shumë herë nga Baker atë ditë të paharrueshme, tingëllon po aq aktuale edhe sot. Sepse shqiptarët vazhdojnë të jenë me Amerikën.  Vazhdojnë të besojnë tek SHBA. E janë edhe sot siç kanë qenë që nga fillimi i shekullit të kaluar, populli më pro amerikan i globit, duke e parë atë si shpëtimtare e së shkuarës dhe garanten e së ardhmes.

Ndërsa lidershipi i vjetër, i korruptuar dhe i kriminalizuar nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pushtetit, bën sikur janë ende me fjalë me SHBA. Por në realitet, sillen në të kundërtën e kësaj fryme dhe linje strategjike, të politikës sonë të jashtme. Kjo zë fill kur filloi ndëshkimi i minuesve të reformës në drejtësi, përmes propagandës gjithnjë e në rritje, që po përhap një frymë antiamerikane që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Ajo tashmë frymëzohet hapur e publikisht, në mënyrë të strukturar.

Flamurtarët e antiamerikanizmit po i fryjnë çdo ditë e më tepër burgjive të sovranizmit, kur vjen puna tek fati politik e juridik i Sali Berishës e Ilir Metës, Adriatik Llallës dhe i të tjerëve që bëjnë pjesë në listën e zezë të SHBA. Për ta sovranizëm do të thotë që ata janë të lirë të bëjnë çtë duan brenda Shqipërisë dhe SHBA ska pse “fut hundët” në punët tona të brendshme.

Për sovranistët tanë SHBA na duhet, vetëm kur kemi ne halle ekzistenciale si shtet e si komb, si ato të Konferencës së Paqes së Parisit 1919 në kohën e Presidentit Willson. Apo vetëm kur kishim nevojë për vendimin e Presidentit Klinton për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi ish Jugosllavinë e Millosheviçit më 1999, “në luftën e parë morale në historinë e njerëzimit” që çoi në çlirimin e Kosovës dhe krijimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Sovranistët tanë mburren me faktin se PD dhe Sali Berisha ishin në pushtet, në kohën kur Shqipëria u bë anëtare e NATO, por harrojnë se ky ishte edhe akti më i rëndësishëm për ta transferuar një pjesë të sovranitetit të vendit në gjirin e Aleancës më të Madhe të Sigurisë Globale në historinë e njerëzimit.

Sovranist nuk mund të jesh me kohë të pjesëshme, atëherë kur u intereson e të mos jenë, kur u preket interesi personal i idhtarëve të tyre politikë. Sali Berishën e Ilir Metën, nuk e shpëton dot propaganda, por vetëm përballja me të vërtetën. Sa për sovranizmin në pluralizëm, ai u varros 30 vjet më parë në Sheshin “Skënderbej” bashkë me regjimin komunist, që e përdori atë për të mbajtur pushtetin 50 vjet me radhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DEDIKOI TATUAZH DHE SHUMË KËNGË/ “Stracciatella” e Fifit i jep fund beqarisë (FOTO)
Previous article MOTO GP/ Piloti Marquez: Kam qarë pas triumfit, më dukej sikur rilinda në pistë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT