• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për kë bien këmbanat e Reeker-it në Tiranë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për kë bien këmbanat e Reeker-it në Tiranë!

30 June, 2021 Redaktor1 OP-ED

Vizita disaorëshe e Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Shqipëri dha disa sinjale konkrete për elitën tonë politike. E sinkronizuar me vendimin e fundit të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës e familjes së tij, ato janë shndërruar natyrshëm në një këmbanë alarmi që tingëllon si simfoni për veshët e shqiptarëve, duke i futur akoma edhe më shumë frikën simboleve të vërteta të korrupsionit në vend.

Disa nga sinjalet e dhëna sot, na japin mundësinë, të kuptojmë më mirë dëmethënien e kësaj vizite. E mbi të gjitha, të mund të shohim me sytë e mendjes të projektuar që tani, dinamikën e zhvillimeve të pritshme në fushën politike përpara nisjes së sezonit të ri parlamentar në shtator, por edhe pak më tutje përgjatë 2021 e në vijim.

Së pari, ra në sy menjëherë nga të gjithë shmangia nga axhenda e vizitës, e takimit të z. Reeker me Ilir Metën, Presidentin e Republikës të shkarkuar tashmë nga Parlamenti. Kjo u lexua gjerësisht si një këmbanë alarmi për Kryetarin e Shtetit, i cili mund të jetë politikani tjetër i lartë, që mund të pasojë emrin e Sali Berishës në listën e zezë të SHBA.

Së dyti, ra në sy shmangia nga axhenda, edhe e takimi i Reeker më Monika Kryemadhin e cila praktikisht është kryetarja e partisë së tretë më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri. Shenjë e qartë veç të tjerash, se rezultati i 25 prillit, e ka nxjerrë përfundimisht LSI në periferinë e skenës sonë politike. Kjo e bën më të lehtë hedhjen e firmës nga Skretari Amerikan i Shtetit, mbi një “non grata” të re, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese do të shprehet për shkarkimin e Ilir Metës!

Së treti, kohëzgjatja mbi 80 minuta e takimit të z. Reeker me Kryetarin e PD Lulzim Basha, të nxit të besosh se distancimi përmes largimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i kësaj partie përpara 9 shtatorit, mund të ketë qenë mesazhi kryesor i amerikanëve. SHBA ka qenë shumë e kujdesëshme në këtë periudhë, për ta ndarë qartazi Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike, nga PD dhe opozita shqiptare. Mbetet të shihet në javët në vijim, sesi është lexuar ky mesazh, nga Lulzim Basha.

Përtej trekëndëshit SHQUP- Presidencë- Gjiri i Lalzit, ka edhe një mesazh shumë të qartë amerikan këtë radhë, edhe për aktorë dhe faktorë të tjerë të jetës politiko- shoqërore të vendit. Mjafton të lexosh mes rreshtave të njoftimit për shtyp të Ambasadës së SHBA në Tiranë, për të kuptuar, se këmbanat e vizitës së Reeker kanë rënë shumë më fuqishëm se çdo herë tjetër këtë radhë, edhe për shumë e shumë veshë të tjerë.

Reeker “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për SHBA”,- thuhet në njoftimin zyrtar për vizitën e sotme.

Kaq duhet për të kuptuar se pritshmëria publike për ndëshkime të reja nga Washingtoni si ajo ndaj Sali Berishës, në shkallët më të larta të hierarkisë të elitës së vjetër të korruptuar e të kriminalizuar të politikës shqiptare, nuk është e kotë. Përkundrazi.

Nisur nga takimet e z. Reeker edhe me “disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”,- siç thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane,- dëshmohet se fusha e veprimit dhe e ndëshkimit pritet që ta tejkalojë shpejt klasën politike. Duke shigjetuar kësisoj edhe individë të korruptuar e të kriminalizuar, nga fasha dhe target grupet e tjera të jetës shoqërore të vendit, një pjese prej të cilëve u është refuzuar apo anulluar viza për në SHBA.

Kjo vizitë dhe gjithçka tjetër që po ndodh në këtë linjë kohët e fundit në Shqipëri, duke nisur nga koha kur u shpall “non grata” ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e deri më tani, dëshmon se këmbanat ranë në Tiranë për ato veshë që kanë edhe më shumë arsye se të tjerët për të dëgjuar. Nëse dikush i ka mbyllur ato, ndërkohë lutet që Zoti tia bëjë ëndërr, aq më keq për të!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ ITALISË/ Dridhet Belgjika, ja çfarë po ndodh me De Bruyne dhe Hazard...
Previous article "EURO 2020"/ "Grupi i ferrit" jashtë, rruga për në finale e Anglisë është… autostradë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT