• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për debatin “paradhënie” të marrëveshjes me Greqinë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për debatin “paradhënie” të marrëveshjes me Greqinë

23 February, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një debat gjithmonë e më të zëshëm, që po zhvillohet përgjatë gjithë kësaj jave, rreth një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet mbi 70 vjeçare të bartura mes dy vendeve tona. Nje debat rreth një marrëveshje që jo vetëm ende nuk është arritur, por as që ka nisur të shkruhet gërma e parë. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ktheu mbrapsht kërkesën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, për ti dhënë “autorizimin” e ushtrimit të “plotfuqishmërisë”, nëpërmjet nisjes së punës së negociatorëve me ekipin e palës tjetër.

Po pse bëhet i gjithë ky debat atëherë, rreth një gjëje që nuk ekziston? Si mund të shkumëzojnë dhjetra njerëz çdo natë e të na çojnë me një fjalë goje deri në luftra që i paskemi prapa derës, kur nuk ka asnjë draft, asnjë dokument qoftë edhe paraprak, në formën e një projekti konkret? Si ka mundësi që të prodhohen kaq shumë fjalë, hamendësime, supozime, paragjykime dhe paranoja duke ngritur madje akuza nga më të rëndat për emra dhe mbiemra konkretë, rreth diçkaje që ende nuk ka një kapak dosje dhe jo më ndonjë shkresë zyrtare brenda saj?

Ka disa arësye ndoshta për këtë.

E para, sigurisht që kur vjen fjala për çështje kufijsh në Ballkan, aq më tepër me një fiqnj si Greqia, sensibiliteti popullor dhe ndjeshmëria kombëtare është shumë e lartë. Për rrjedhojë, aktorët dhe faktorët realë që e nxisin këtë debat, e dinë shumë mirë këtë dhe po mundohen që ta shfrytëzojnë maksimalisht.

E dyta, për çështjen e ndarjes së kufirit tonë detar me Greqinë, ka patur një marrëveshje më parë, të cilën Gjykata jonë Kushtetuese e hodhi poshtë në vitin 2010, si antikushtetuese. Për rrjedhojë, për shkak edhe të debatit të zhvilluar atëherë por edhe deri vonë në lidhje me këtë çështje, opinioni duket se është bërë shumë familjar me temën dhe tezat, por edhe me teknikalitetet kryesore. Ndaj edhe qytetarët, e ndjekin me vëmendje më të shtuar.

E treta, dy palët politike kryesore në lojë, ndodhen sot në pozicionet e kundërta në raport me marrëveshjen e parë. PD dhe LSI që atëherë ishin në pushtet, sot janë në opozitë. PS që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sot është në mazhorancë dhe ka rolin kryesor në këtë proces, e për rrjedhojë edhe përgjegjësinë e madhe përpara historisë.

E katërta, është pikërisht ky ndryshim pozicionesh edhe shkaku themelor i krijimit të turbulencave dhe rrymave nënujore, rreth çështjes së marrëveshjes së hapësirës detare ndërmjet brigjeve të Sarandës dhe ishullit të Korfuzit.

E pesta, si në Tiranë ashtu edhe në Athinë, protagonistët kryesorë të kundështimit të kësaj përpjekje për marrëveshje mes dy qeverive të Ramës dhe Cipras, janë pikërisht protagonistët e djeshëm që mundësuan dhe e firmosën dokumentin. Frika e tyre nuk është nëse nesër do bëhet një marrëveshje më e mirë apo më e keqe, siç edhe deklarohen. Por, nëse ata vetë do të ndëshkohen apo do të lëvdohen jo vetëm nga votuesit dhe opinioni, por edhe nga historia.

E fundit, e keqja e kësaj situate është se nuk po zbatohet thenia se u dogjëm njëherë nga qulli dhe o burra të shkojmë e ti fryjmë Antarktidës. Por, meqë ju mendoni se u dogjëm ne, ti fryjmë paradhënie borive të alarmit, se e sigurtë është që do të digjeni edhe ju. Me shpresën se sido që të përfundojë dhe të firmoset marrëveshja, njerëzit të mbajnë mend zhurmën e dallgëve të debatit që u bë paradhënie dhe jo vijën reale të ujit, nga do të kalojë kufiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarmi nga fruthi/ Ekspertët: Ky gabim i prindërve po rrezikon jetën e fëmijëve!
Previous article 3 përbërësit natyralë që kurojnë bajamet e inflamuara e të qelbëzuara

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT