• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për ata që duan të bëhen të famshëm deri më 25 prill
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për ata që duan të bëhen të famshëm deri më 25 prill

16 September, 2020 Redaktor1 OP-ED

A doni që të bëheni shpejt e shpejt këto muaj deri më 25 prill 2021, ai që keni ëndërruar gjithmonë, por kurrë nuk ia keni arritur deri më sot? A jeni një gjeni i shpërfillur? A jeni ju vetë boshti, të cilën bota ende nuk e ka parë, ndërsa rrotullohet e rrotullohet pa u ndalur vetëm rreth jush?

Mos u mërzisni. Sepse gjithkush aty e ka çerek orëshin e famës së tij në këtë jetë. Edhe ju do ju jepet rasti, madje shumë më shpejt dhe në përmasa shumë herë më të mëdha, sesa e keni ëndërruar madje. Sepse jetojmë në periudhën e artë, kur nëse ju shkon mendja për diçka, dëshira do ju realizohet! Madje, edhe do tejkalohet.

A doni të jeni përshembull një analist i njohur? Një opinionist me përmasa Ballkanike? Një shkenctar i madh ndërkombëtar? Ekspert i shquar europian? Intelektual i klasit të parë? Një historian i madh me famë botërore? Mendimtar i shekullit XXI apo i mijëvjeçarit tonë të ri? Një VIP që do habisësh sëshpejti gjithë planetin, duke e pushtuar më shpejt sesa Covid-19?

Është fare e thjeshtë. Mjafton që të shani bukur, ndryshe dhe si askush tjetër më parë Edi Ramën. Qeverinë e tij. Partinë Socialiste. Mazhorancën e saj në tërësi. E pastaj me radhë. Ministrat më të rëndësishëm. Drejtuesit kryesorë të Grupit Parlamentar. Kryebashkiakët më të suskesshëm. Figurat kryesore drejtuese dhe këdo tjetër që gëzon mbështetje dhe simpati në opinionin publik.

Sa më e madhe sharja, gënjeshtra, fyerja, fjalët e pista, fjalori vulgar… aq më i madh do të bëheni edhe ju nga portalet, rrjetet sociale dhe mediat e opozitës. Aq më shumë do shpërndahen mendimet tuaja të vyera. Aq më shumë njerëz do fillojnë që të flasin për ju. Aq më shumë do eksitohen turmat virtuale dhe do ta ngrenë në qiell figurën tënde të ndritur.

Pas kësaj të gjitha të tjerat vijnë vetë. Do ta kuptosh këtë, vetëm atëherë kur të marësh më shumë se kurrë më parë në jetën tënde, like. Komente pozitive. Shpërndarje të postimit, shkrimit, apo të asaj që ke bërë. Aq më shumë friends-a virtualë do të kesh brenda ditës. Pa llogaritur më pas edhe ftesat dhe komunikimet në inbox-in e rrjeteve të tua sociale. Sms-të në celular. Thirrje nga njerëz që kishin shekuj pa u kujtuar për ty. Pa llogaritur këtu thirrjet nga të panjohur dhe nga emra që nuk i kishe dëgjuar kurrë më parë.

Si mund tia arrish kësaj? Është shumë e thjeshtë. Sepse ti e ke mësuar herët lojën e kungulleshkave. Përshembull: Nëse Edi Rama thotë se në Llogara do të bëhet një tunel, ti duhet të flasësh si ekspert i rrugëve dhe infrastrukturës dhe duhet të thuash: Pse një? Po sa? Dy tunele. Ose, asnjë tunel fare. Varet, nga pritshmëria e opozitarëve të rrjetit.

Nëse bie pandemia dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se duhet mbajtur maska nga qytetarët, ti duhet të thuash që jam shkenctar ndërkombëtar dhe duhet ta kritikosh shumë fort këtë këshillë koti dhe duhet të mbrosh tezën: Sa e dëshme është mbajtja e maskës. Dhe, sesi qeveria ka një plan djallëzor për qytetarët, që duke mbajtur maskë, gjurmohen nga sulmohen më shumë nga covid-19.

Nëse bie tërmeti, ti duhet të besh si analist i shquar me titullin shkencor “gjitholog” dhe duhet të demaskosh qeverinë që nuk e parashikoi tërmetin. E jo vetëm kaq. Por duhet të kërkosh fort llogari: Pse mazhoranca nuk e parandaloi tërmetin? Pse nuk vendosën nga një roje në çdo shtëpi që të eleminonin në kohë pasojat. E më pas, pse rindërtimi nuk ka përfunduar ende, vetëm pak muaj pas shkatërrimit!

Nëse Ilir Meta i uron ditëlindjen Rexhep Medianit, ti duhet të thuash: Ah sa i madh ky Presidenti ynë, që ia bën qokën të gjithëve çdo ditë dhe nuk harron asnjërin. Që nga luftrat e para dhjetë shekujve, e deri tek stërnipërit e heronjve. Por, nëse Edi Rama bën gafën e madhe që ti urojë ditëlindjen Fatos Nanos, atëherë kjo nuk durohet. Sepse ai kërkon që ta përdori “qorrin” kundër opozitës për vota. Pse nuk ia uroi ditëlindjen para 4 vjetësh, por ia uroi tani? Një gjë ka këtu. Sepse ska mundësi, që Kryetari i PS, tia urojë ditelindjen ish Kryetarit të saj.

Pas kësaj, do të shihni sesi do ju hapen jo vetëm rrjetet sociale, mediat oniline, televizionet opozitare, por të gjitha dyert e jetës. Kur të ecni ju me makinë të gjitha semaforët do të jenë jeshilë. Kur të shkoni tek oborri i SHQUP, portat do hapen automatikisht. Lulzim Bashës do ti dali gjumi dhe do jua hapi derën me doçkat e tij. E pas kësaj, ska pse të mos jeni ju në listat e kandidatëve për deputetë të PD. Sepse, çfarë ka Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Arben Imami… më shumë se ju?!

E kështu do të rrjedhi jeta juaj e re deri në mëngjesin e 26 prillit 2021. Derisa të mësosh për humbjen e radhës së opozitës së rrugës. Pas kësaj, skam se çtë them, se e di vetë tani. Mjafton që të mos ndryshosh asgjë nga sjellja që pate pas humbjes së 2015, 2017, 2019…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ WOLFSBURG/ Skënder Gega: I kemi mundësitë tona, ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët
Previous article TRANSFERIMI I BUJSHËM TEK LAZIO/ Muriqi: Tares i dhashë besën, golin e parë do ia dedikoj…

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT