• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për artin e të ushqyerit të turmave, me lugën bosh!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për artin e të ushqyerit të turmave, me lugën bosh!

4 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Lidershipi dhe propaganda e opozitës shqiptare, ndodhen në kulmin e punës për ti ushqyer përkrahësit, me iluzionin se fitorja e tyre nëpërmjet strategjisë së daljes nga sistemi politik i vendit, është më e afërt se kurrë. “Daullet e shiut” po bien e po bien gjithnjë e më fort, në përpjestim të zhdrejtë me realitetin politik të asaj që e prêt në fakt “Opozitën e Bashkuar”, sa më shumë që i afrohemi 30 qershorit.

Sa më keq i kanë punët, aq më të entuziazmuar duhet të shfaqen para militantëve dhe nëpër ekrane. Sa më shumë e vazhdojnë rrugëtimin e tyre, sipas versionit të përrallës së Nastradinit kur i hipi gomarit mbrapsht, aq më tepër e festojnë çdo humbje si fitore. Sa më pak shanse politike u kanë mbetur, aq më fort ulërasin; “fitore”, “fitore”.

Por çfarëdo që të thonë, shqiptarëve nuk u bën më përshtypje. Sepse ato e dijnë prej kohësh se dielli nuk mbulohet dot me shoshë. Për ta e gjitha kjo, është thjeshtë një film i parë shumë herë, prej kohësh. Ndaj, për këdo që ka nevojë ende për sqarim, thjeshtë u duhet thënë se shfaqja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, nuk është gjë tjetër, veçse një leksion i panevojshëm rreth artit të të ushqyerit të turmave me lugën bosh.

Si duhet ta kuptojmë këtë? Fare thjeshtë. Mjafton që të japim një shembull nga e shkuara jonë sa e afërt për shumëkënd, aq edhe e largët për brezin e ri. Kur në 6 prillin e vitit 1987 Shqipërisë do ti akordohej çmimi ndërkombëtar për sigurimin e ushqimit për popullsinë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën (FAO), qytetarëve të këtij vendi u duhej të rrinin në radhë gjithë natën për një shishe qumësht dhe për të marë tollonin e 1 kg mish një herë në muaj.

Ky çmim mbante emrin “Enrique Diaz Balestros”, një funksionar i administratës meksikane të ushqimit, që vlerësohej për kontributin e dhënë për furnizimin ushqimor në rang kombëtar. Mediat e ekstremit të majtë në botë, përfshi gazetën daneze “Arbejdem”, i bënë jehonë lajmit. Sikundër, edhe propaganda e regjimit komunist, gjeti më në fund një fabul të shkëlqyer për të ushqyer nëpërmjet këtij çmimi, edhe për pak kohë shqiptarët me lugën bosh.

Vetëm dy vjet më pas ra Muri i Berlinit. Në Shqipëri u rrëzua guri i fundit i dominosë së regjimeve komuniste të Europës Lindore. Kur mijëra shqiptarë kapërcyen kangjellat e ambasadave dhe rrëmbyen anijet nëpër porte, për tu dyndur drejt perëndimit “për një jetë më të mirë”, u zbulua edhe e vërteta e tmerrshme e çmimit të FAO: Shqipëria sapo kishte shpëtuar nga kërcënimi i njërës prej katastrofave më të mëdha ushqimore, që e kishte çuar popullsinë, në prag të urisë.

Si është realiteti opozitar? Në mungesë të “ushqimit politik”, për të mbajtur gjallë shpirtrat dhe frymën e përkrahësve dhe mbështetësve të tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë shpikur një “çmim të ri” si ai i dikurshmi i FAO. Ashtu si propaganda e regjimit komunist i tundte popullit natë e ditë çertifikatën e Meksikës, edhe lidershipi i opozitës sonë jashtë parlamentare, ka nisur që të tundi programin me 10 pika të qeverisë virtuale tranzitore.

Ndërkohë që qeveria reale e Kryeministrit Edi Rama vijon normalisht punën, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bëjnë takime “me qytetarët”, “me rininë”, “me fermerët” dhe me këdo që u del përpara, duke u thënë se ajo që shqiptarët votuan në 2017, ajo që SHBA dhe BE e njohin për qeveri legjitime në Shqipëri, nuk ekziston. Ndërsa kjo “qeveria tranzitore” me 10 pikat vetë në letrën e tyre, si ajo çertifikata e çmimit të FAO për mirushqimin në Shqipëri, është e vërteta, realja.

Çfarë mjerimi propogandistik, ose siç ajo njihet ndryshe, arti i të ushqyerit të turmave me lugën bosh. Por ska gjë. Dikur shqiptarët duruan dy vjet derisa u rrëzua komunzimi për të kuptuar se zija e bukës, u ishte shitur për mirëqnien më të madhe në botë. Dy muajt deri më 30 qershor kalojnë shpejt. Pasi të hapen kutitë e votimit, jo vetëm opozitarët por edhe Luli me Monën vetë, do të kuptojnë se aty ndodhet gjithçka shqiptarët duan për të ardhmen. Përveç emrave të tyre!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESOJ TA KTHEJ ME REZULTATE"/ Trajneri Edy Reja: Hysaj është i zoti, të jep...
Previous article "VDES" PËR CRISTIANO RONALDON/ Supermodelja seksi çmend tifozët në derbin e Torinos (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT