• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Opozitën e mundi Sali Berisha, e jo më Edi Rama!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Opozitën e mundi Sali Berisha, e jo më Edi Rama!

6 August, 2021 Redaktor1 OP-ED

Ku janë opozita dhe liderët e saj, pasi SHBA shpalli “non grata” pensionistin politik Sali Berisha? Askund. A ka sot një “Opozitë të Bashkuar”, sikundër përpara 25 prillit? Nëse po, çfarë qëndrimi zyrtar kanë për kërkesën e SHBA që Sali Berisha të mos futet në Parlamentin e ri në shtator? Asnjë.

A ka sot opozita shqiptare një parti udhëheqëse? Po, është PD,- do të ishte përgjigja në kor e shumëkujt. Bukur shumë. Por a mund ta thotë ndokush sot, se kush është qëndrimi zyrtar i PD, për kërkesën e SHBA që të distancohet nga Sali Berisha? Askush.

A ka sot PD një partner kryesor politik? Një parti aleate, me të cilën ka marrëveshje për qëndrimet e tyre të përbashkëta opozitare? Po. Është LSI me Kryetare Monika Kryemadhin. A ka kjo parti dhe liderja e saj një qëndrim zyrtar për Sali Berishën sot? Jo. Askush, as nuk ka parë dhe as ka dëgjuar gjë deri më sot.

Po lideri i formal i opozitës sonë kush është? Lulzim Basha. Dakord. Atëherë, kush është qëndrimi zyrtar i tij në lidhje me këtë çështje? Çfarë mendon ai si lider, për vendimin e DASH? Çfarë qëndrimi ka mbajtur ai në takimin me Ambasadoren e SHBA Yuri Kim në zyrën e tij në SHQUP, kur i është kërkuar largimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD në shtator? Askush nuk e di.

E vetmja gjë që dimë, është ajo që kemi dëgjuar vetëm nga Sali Berisha, i cili ka folur gjithë këtë kohë edhe në emër të Lulzim Bashës. Ka folur në emër të PD. Ka folur në emër të opozitës shqiptare. Duke e unifikuar e njëhsuar opozitën me veten e tij. Duke e konsideruar vendimin e SHBA, për të futur atë dhe familjen e tij në listën e zezë, si një vendim kundër opozitës dhe jo kundër Sali Berishës.

Ajo që dimë tjetër, është se Presidenti në detyrë Ilir Meta, e ka quajtur vendimin e Departamentit të Shtetit për “liderin historik” të PD, një fletërrufe të porositur nga Edi Rama. Duke e quajtur atë një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër nga administrata e Presidentit Joe Biden, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër.

Pas kësaj, Ilir Meta e ka mbyllur gojën dhe ka tri muaj që as nuk flet, e as nuk shkruan më asgjë për këtë çështje. Sikundër nuk kanë folur asnjë fjalë deri më sot, e nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim për këtë, as liderët e partive të tjera më të vogla opozitare, që do të jenë në shtator në Parlament. As Dashamir Shehi, as Vangjel Dule, as Agron Duka, as Shpëtim Idrizi e as Fatmir Mediu.

A e dini pse? Sepse Sali Berisha është udhëheqësi i vërtetë i tyre. Është shefi i tyre. Është lideri i tyre real. Është njeriu që i luan të gjitha fijet e opozitës dhe që ka në dorë fatin e karrierës politike të secilit prej tyre. Kjo opozitë dhe këta gjoja liderë, janë thjeshtë ca vartës dhe marioneta në duart e tij.

Askush prej tyre nuk ka as guximin, as forcën dhe as moralin për tiu kundërvënë Sali Berishës. Për tia thënë të vërtetën në sy: Ndal. Boll. Është koha që të ikësh në shtëpi. Kaq. Por askush nuk e bën. Sepse ata janë bashkëfajtorë në historinë 30 vjeçare të akteve të korrupsionit që kanë minuar demokracinë shqiptare. Ata kanë qenë në një anije me kapitetin Sali Berisha. Kanë qenë pjesë e qeverive të tij, e koalicioneve dhe bëmave e gjëmave, për të cilat ai tani duhet të japi llogari.

Këtë lloj opozite, këtë bashkësi opozitare, këtë grupim partish dhe këta liderë politikë i ka vënë përfund një “pensionist” si Sali Berisha. I ka vënë nën këmbë një njeri që thotë se kam 8 vjet që jam larguar nga politika, por tani që po ia kërkon me ngulm SHBA që ta formalizojë, është gati që të bëjë gjithçka vetëm që të mos dali sa të jetë gjallë nga sistemi, por të jetë me çdo mjet e çmim brenda Parlamentit.

Këtë opozitë e ka mundur, e ka mbytur dhe e ka defaktorizuar përfundimisht, vetëm një njeri i vetëm. Sali Berisha. Pa patur asnjë post formal, asnjë funksion zyrtar, asnjë zyrë në SHQUP e asnjë tagër ligjor që të sundojë si një Zot opozitar. Sepse ai ështe de facto “pronari” i vetëm i PD dhe lideri real i opozitës.

E kur një opozitë të tillë e ka mundur një pensionist politik, si të mos e mundte paq Edi Rama dhe PS, siç ndodhi në zgjedhjet e këtij viti? Ndaj ska më asgjë për tu habitur e as për të kuptuar këtu. Çudia e vetme është, sesi nuk e kuptojnë se për aq kohë sa do ti komandojë Sali Berisha nga facebook-u, do të jenë përjetësisht në opozitë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË LEZHË/ Vatrat e flakëve ende akitive në Domgjon, janë djegur 7 hektarë kullota dhe shkurre (VIDEO)
Previous article U SHUAN NË AKSIDENTIN TRAGJIK NË VLORË/ Të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT