• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Opozita në kurthin e trekëndëshit SHQUP-“Astir”-Presidencë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Opozita në kurthin e trekëndëshit SHQUP-“Astir”-Presidencë!

14 October, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka një ngjashmëri të hatashme mes kurbës që ka ndjekur një pjesë e mediave të këtyre 30 viteve të fundit, të cilat u lindën dhe shkëlqyen për tu mbyllur e dalë përgjithmonë nga tregu, me atë të opozitës së sotme rrugore. Edhe PD, LSI dhe aleatët e tyre, pas lindjes erdhën në pushtet, kaluan në opozitë dhe u rikthyen sërisht në pushtet, përmes shkëlqimit dhe rënies së tyre.

Pas 2013, me kalimin e PD në opozitë dhe më pas në 2017 kur u bënë bashkë me LSI në “Opozitën e Bashkuar”, nisi e tatëpjeta. Kuotat opozitare erdhën gjithnjë e në rënie, duke nisur nga 2015 kur braktisën reformën e ndarjes së re administrative- territoriale, që u pasua me humbjen në zgjedhjet lokale të atij viti. Rënia e pandalshme mori rrokopujën me çadrën e 2017, e cila u pasua me humbjen në zgjedhjet e përgjithëshme. E për të arritur pikën e vet më të ulët, në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, i botuar në website-n zyrtare të institucionit në lidhje me çdekretimin e 30 Qershorit, tregoi se kauza e opozitës për të imponuar një konflikt nga lart nëpërmjet firmës së Ilir Metës, ishte jo vetëm artificiale por edhe antikushtetuese e antiligjore. Ndaj tani që topi është në fushën e Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese për ti shkuar deri në fund shkarkimit të Presidentit të Republikës, ka dalë në pah një simtomë deri dje e padukshme.

Në vetëm një muaj e gjysëm të fillimit të sezonit të ri politik, është krejt e perceptueshme, e dallueshme dhe e qartë për të gjithë një realitet i hidhur. Një tablo që të kujton fazën fundore të mbylljes së mediave të dikurshme, e cila duket sikur parathotë, edhe “shkrirjen” e opozitës së sotme. Ndoshta në përmbushje të profecisë së vet, kur deklaronte: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”! E meqë Edi Rama është gjithnjë e më i fortë, të shohim sesi do të jetë fati i saj i mbramë…

Analogjia me shembullin e fillimit të shkrimit, qëndron në faktin se nëse gazetarët e redaksive fillonin që të mbulonin vetëm lajmet që ndodhnin në hapësirën nga zyrat e tyre në Tiranë deri në Sheshin “Skënderbej”, nis e kuptohej se ditët e medias së tyre ishin të numëruara. Ndaj, të gjithë nxitonin që të largoheshin, në kërkim të një alternative të re.

Edhe opozita jonë rrugore pas gushtit, po rrotullohet në një hapësirë gjithnjë e më të ngushtë, e cila tashmë ndodhet brenda trekëndëshit: Oborri i SHQUP-it- Segmenti i Unazës së Tiranës tek vendi i njohur si “Astiri” dhe godina e Presidencës. As Lulzim Basha, as Monika Kryemadhi nuk janë parë që të dalin ndonjëherë nga ky trekëndësh derimë tani. Vetë me një përjashtim nga rasti: Kur Ilir Metës i duhet që të shkojë deri në Gjirin e Lalzit, për të bërë postimin e radhës në rrjetet sociale me rroba plazhi, me shpresën se është duke na dhënë mesazhin e radhës.

Mbyllja e lidershipit të opozitës në këtë trekëndësh brendapërbrenda kryeqytetit, është pasqyra më e qartë ku mund të shohim më mirë se kudo tjetër, gjendjen në të cilën ndodhet ajo sot. Një opozitë që ska as fuqinë, as guximin dhe as vizionin për të dalë nga vija e verdhë e Tiranës, e për të na treguar sesa mbështetje ka realisht në popull. E ta mendosh, se na thotë çdo ditë, se është në kulmin e popllaritetit të vet: Në 30 Qershor kishte 85% të shqiptarëve me vete! Për analogji, meqenëse askush nuk shkoi këtë të dielë që të votonte, opozita jonë pas “zgjedhjeve” të 13 tetorit, ia ka dalë që ti rrisi sërisht kuotat, duke regjistruar mbështetjen nga 100% e qytetarëve të këtij vendi!

Pasi dolën me dëshirë nga Parlamenti, sistemi politik e demokratik i vendit dhe detyruan Ilir Metën që të jetë rrugës drejt daljes nga institucioni i Presidentit të Republikës, me këto ritme që po vrapon duket sikur jemi në prag të realizimit të projektit të “Republikës së Re” të Lulzim Bashës. Një “Republikë” si ajo në formën e segmentit që lidh SHQUP-in me “Astir-in, nuk ka parë kurrë bota. Duke u bërë “Republika” më e vogël dhe më e veçantë në botë. Një “Republikë” jo vetëm pa Presidentin e saj, por edhe pa atë lloj populli që pretendon se tashmë e ka 100% me vete!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Zv. ministri i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk
Previous article BULLGARI-ANGLI/ Rashford zhbllokon sfidën me një gol të "çmendur", ja "PERLA" (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT