• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Opozita e fortë dhe opozita që bën si “i fortë”
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Opozita e fortë dhe opozita që bën si “i fortë”

19 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Ka një tendencë gjithnjë e më të theksuar me opozitën aktuale, të cilën protesta e fundit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, thjeshtë vetëm sa ndihmoi që të kristalizonte më shpejt dhe ta ekspozonte më qartë publikisht në sytë e opinionit publik. Ajo lidhet me faktin se duke dashur që të tregohet e vendosur, e fortë, e ashpër, e pakompromis, e prerë dhe gjithçka tjetër që bën të duket e papajtueshme me mazhorancën, aq më shumë ajo mer tiparet e atij, që në sytë e njerëzve, u formësohet në trajtën e të fortit të rrugicës, të lagjes, të fshatit, qytetit, apo kujtdo tjetër të forti që i ka dalë emri, nami dhe bëmat në gjithë Shqipërinë.

Ky identikit, profil, porteret apo ky prototip, ka lulëzuar në Shqipëri e duket se do të lulëzojë gjithmonë, sa herë që ka rrëmuja, dhunë, mungesë shteti ligjor, mungesë institucionesh e ligji. Duke u bërë pikë referemi nga banorët e mikro mjediseve sociale ku jetojnë, e deri tek politika e madhe në Tiranë, në periudha fushatash elektorale dhe krizash kombëtare. Në kohë paqeje, askush nuk i do e nuk i voton. Askush nuk i zgjedh. Askush nuk i do. Askush nuk i pelqen e askush nuk do të donte të ishte në vendin e tyre. Askush nuk do të donte që t’ia jepte vajzën për grua e askush nuk ua tregon fëmijëve të vet për model. Poooor… Me kushtin që asnjëherë mos ti mendojë e ti flasë të gjitha këto, në prani të tyre, apo kur i kanë ballë për ballë.

Kjo nuk është një gjë e rë në sjelljen politike e publike të të zgjedhurve të popullit, sidomos në sallën e Parlamentit. Nuk është çështja këtu që të përmendësh emra të përvetshëm. Të gjithë i dinë, e i njohin. Mjafton të shihni gjysmën e listës së atyre 10 deputetëve për të cilët Policia e Tiranës ka filluar procedimin në lidhje me dhunën jashtë Parlamentit dhe në Byronë e saj, pritet që të meret masa e përjashtimit me 10 ditë nga veprimtaria si ligjvënës. Mjafton të shihni fotot e tyre gjatë protestës brenda e jashtë sallës së të zgjedhurve të popullit shqiptar. Mjafton të rishohësh videot e pamjeve të tyre. Të dëgjoni se si kanë folur me zë, me figurë, me gjuhën e trupit, me xhestikulacione, me duar, me këmbë, me këpucë e me çizme.

Sa më pak kauza kanë, aq më shumë ulërasin. Sa më pak alternativa ofrojnë, aq më shumë e shtojnë dozën e gjithfarë lloj dhune, nga ajo verbale e deri tek ajo fizike. Sa më shumë kanë hallin e tyre, aq më shumë çirren në emër të popullit. Sa më pak të drejtë që kanë, aq më shumë flasin për barazinë divine. Sa më shumë kanë abuzuar kur ishin në pushtet, aq më shumë e akuzojnë tjetrin që ka radhën të qeverisë. Sa më shumë që i ka hyrë lepuri në bark, aq më të fortë duan të shfaqen e të duken.

Sa më pak bëjnë politikë, aq më shumë ushtrojnë dhunë. Sa më pak japin konsensus, aq më shumë flasin për artin e kompromisit. Sa më shumë “jo” veprojnë, aq më shumë “po” kërkojnë. E gjitha kjo, nga alternativë pushteti dhe burim idesh në sytë e njerëzve, i shndërron gjithnjë e më shumë në simbol të gjenerimit të dhunës. Sa më shumë i largohen forcës së moralit, aq më shumë i qasen moralit të forcës.

Kjo shfaqje, kjo dukje, ky demonstrim muskujsh trupi dhe jo koke, mund ti japi mediave më shumë shikueshmëri, por protagonistëve më pak vota. Votimi për Kryeprokuroren e re mbaroi. Ajo shkoi e ul në vendin që i takon tashmë. Bashkia e Tiranës i pastroi shpejt gurët, shishet e letrat e protestuesve. Transmetimet live mbaruan. Dritat u fikën. Skena u zbraz dhe mediat po meren sot me gjëra krejt të tjera. Opozita u rikthye në bazë dhe bashkë me mbledhjet, po bën edhe bilancin e shfaqjes si një opozitë e fortë. Ndërsa për të gjithë shqiptarët, sot ishte një dite e re. Nesër një tjetër, edhe më e re. Të gjitha do harrohen. Përveç njerës: Imazhit të një opozite që bën si e fortë.

Si i forti i rrugicës, i lagjes, i fshatit, i qytetit dhe si gjithë të fortët me emër në Shqipëri. Të cilin e adhuruan dje, gjatë atyre orëve të shfaqjes së tij, atje ku ai ndihet dhe është Mbret. Ndërsa nesër, askush nuk do të dojë që ta ketë më as në lagje. Fati i mirë i opozitës sonë, është se zgjedhjet e ardhëshme ende janë shumë larg. Ka kohë që të heqi tatuazhet dhe zinxhirët nga qafa, e të riveshë kollaren, për të shkuar përsëri që të kërkojë votën, si ai djali i mirë, të cilit të gjitha nënat do të donin që t’ia jepnin vajzën për grua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Habit Berisha, vlerëson për herë të parë Ramën: Këshilltarët i kishte më të mirë se Basha
Previous article Dhuna në Kuvend, Bregu: Prova e armiqësisë ndaj shqiptarëve

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT