• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nuk ua ka fajin opozita e re parlamentare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nuk ua ka fajin opozita e re parlamentare!

15 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Arritja e marrëveshjes për reformën e re elektorale, në tryezën e Këshillit Politik mes mazhorancës dhe opozitës solli siç edhe pritej, reagimin e përfaqësuesve të opozitës së re Parlamentare. Të ndjerë me sa duket të papërfaqësuar siç duhet, nga Rudina Hajdari në këtë proces, pjesa dërrmuese e tyre janë bërë bashkë për të imponuar kërkesat e tyre.

Ndryshe nga ajo që është arritur mes përfaqësuesve të PS dhe PD + LSI, ata kanë paraqitur një projektligj ku kërkojnë: 1. Një sistem zgjedhor me lista të hapura (proporcional me konkurim rajonal). 2. Vendosjen e pragut për partitë politike që do hyjnë në Kuvend, jo më pak se 5% të votave të vlefshme, në rang vendi. 3. Të mos lejohen koalicionet parazgjedhore, në mënyrë që secila prej partive, të garojë më vete.

Kjo nismë që i ka bashkuar për herë të parë deputetët e opozitës së re parlamentare, ka nxitur reagimin e opozitës së rrugës dhe një pjese të medias, të cilët bashkohen në pikën që shohin prapa kësaj lëvizje, një lojë të mazhorancës. Por ka edhe një këndvështrim ndryshe. Pak rëndësi ka në këtë debat, nëse kanë apo jo të drejtë në kërkesat e parashtruara, deputetët e opozitës parlamentare. Më e rëndësishme se kjo është diçka tjetër.

Ata që sot e kritikojnë opozitën parlamentare, janë të njëjtët që kërkuan një vit e gjysëm më parë, djegien e mandateve të deputetëve të “Opozitës së Bashkuar”. Duke i bërë presion që të dilnin nga Parlamenti. Për ti lënë bosh vendet që populli opozitar u kishte besuar me votë në zgjedhjet e 2017, më argumentin se ashtu, po bëheshin “fasadë” e qeverisë. Lulzim Basha e Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta ua plotësuan dëshirën e ua tejkaluan atë, duke bojkotuar dhe çdekretuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.

Ishin të njëjtët që i bënë presion edhe deputetëve të rinj të Parlamentit, që të mos i zinin vendet që u takonin, në sallën e mbetur bosh. Ata ishin pjesë e listës zyrtare të depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga PD dhe LSI me firmat e Bashës e Kryemadhit dhe me të drejtën e ligjit, Zotit dhe të votuesve, morën mandatet  që u takonin. Kjo bëri që ti fyenin, ti denigronin, ti ironizonin, ti furstronin, ti akuzonin, ti shanin, ti zhbënin dhe ti telendisnin sa herë që e hapnin gojën.

Mund të jetë e vërtetë se shumë prej tyre, nuk janë në lartësinë e artikulimit politik, që kërkohet nga të zgjedhurit e popullit. Por, nuk është as hera e parë që parlamentarizmi shqiptar vuan nga kjo sëmundje në këto 30 vjet. Edhe në radhët e atyre që dogjën mandatet, gjen jo pak me të njëjtin nivel me atë të deputetëve të opozitës së re, që i pranuan ato. Nuk është faji tyre që u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndaj ata janë sot po aq legjitimë, sa çishin edhe deputetët e djeshëm të opozitës.

Nuk ua ka fajin opozita e re parlamentare, që ata janë sot një realitet politik i paanashkalueshëm. Sepse ndryshimet e dakordësuara për reformën e re elektorale, kërkojnë 84 vota, të cilat PS nuk i ka. Ndaj, që të jetësohen të gjitha pikat për të cilat ajo ka rënë dakord opozita e rrugës, është e nevojshme që të sigurohen doemos, votat e opozitës së re parlamentare. Kontradikta qëndron tek fakti se marrëveshja rikthen PD e LSI në Parlament, duke nxjerrë përgjithmonë prej saj, ata deputetë që duhet ti votojnë ato.

Në politikë ka një aksiomë sipas së cilës, nuk ka rëndësi se sa mandate ke. Më e rëndësishme se kjo, është se çfarë je në gjendje që të bësh, me ato që ke. LSI e Ilir Metës në zgjedhjet e 2009 kishte vetëm 4 mandate, ose 2% të mazhorancës. Por kjo nuk e pengoi që ti merte Sali Berishës 20% të pushtetit. Sikundër më 2013 kishte edhe më shumë mandate, duke përfituar më shumë pushtet, në qeverisjen me PS. Ndaj, edhe deputetët e opozitës së re parlamentare, duket se e kanë kuptuar tashmë fuqinë e tyre.

Kjo i ka bërë bashkë qëshkurse kanë hyrë në atë sallë, duke parashtruar 3 kërkesat e veta. Kërkesa këto sa legjitime, aq edhe në koherencë me qëndrimet e tyre të vijueshme, për ndryshimin e sitemit zgjedhor në Shqipëri. Në demokraci askush nuk ua heq të drejtën deputetëve, të negociojnë për gjëra që shkojnë në sinkron me interesat publike dhe të tyret politike. A do tia dalin? Kjo është një çështje tjetër. Në fund të fundit, politika nuk është gjë tjetër, veçse arti i negociimit.

Ajo që del si konkluzion i gjithë kësaj, është se në debatin e fundit, fajin askërkujt nuk ia ka opozita e re parlamentare. Fajin ua ka, vetë opozita e vjetër rrugës, që sot ka mbetur në dorë të saj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Aeroporti i Kosovës anulon të gjitha fluturimet e parashikuara
Previous article COVID-19/ A kemi raste të riinfektimit në Shqipëri? Flet Brataj: Ka të bëj cilësia e...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT