• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 March, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

2 March, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nuk të lënë më radhë të djathtët që të kritikosh Luli Bashën
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nuk të lënë më radhë të djathtët që të kritikosh Luli Bashën

18 January, 2021 Redaktor1 OP-ED

Sa më shumë që po i afrohemi ditës së fillimit zyrtar të garës së 25 prillit, aq më shumë vihet re një fenomen, që nuk kishte ndodhur kurrë në rreth 20 fushatat e tjera elektorale për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të zhvilluara në Shqipërinë e këtyre 30 viteve të fundit.

Lulzim Bashën që është edhe kandidati për Kryeministër i opozitës në këtë proces, më shumë po e kritikojnë të djathtët, sesa të majtët. Më shumë e kanë vendosur në shënjestër demokratët, sesa socialistët. Më shumë po e kryqëzojnë të vetët, sesa kundërshtarët e tij politikë.

Se përse ndodh kjo, është gjithmonë e më e kuptueshme, kur e sheh Kryetarin e Partisë Demokratike të mos ketë asgjë në vijë, që të të japi qoftë edhe një shenjë të vetme, që të bën të besosh se ai do ta rikthejë opozitën shqiptare pas 8 vjetësh në pushtet.

Nuk ta jep këtë mundësi as fakti se PD është më e përçarë se kurrë më parë, që nga dita e themelimit të saj, kur kanë mbetur as 100 ditë deri tek e diela e votimit. Mjafton për këtë të shohësh reagimet dhe debatet rreth drejtuesve politikë në qarqe, apo mënyrën sesi u realizua procesi i seleksionimit paraprak të listave të kandidatëve për deputetë.

Edhe ata që duan shumë ta bëjnë, nuk u jep mundësinë që ta mbrojnë Lulzim Bashën, as fakti që vetë opozita është më e përçarë se kurrë në këto 7-8 vitet e fundit.

Mjafton për këtë që të shohësh daljet e fundit publike të aleatit më të vjetër të PD, Kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Mjafton të lexosh deklaratat e Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.

E mjafton të kuptosh sesi do arrijë që ti bëjë bashkë lideri i opozitës kryetarin e partisë që mbron të drejtat e komunitetit çam, me Vangjel Dulen e PBDNJ.

Vulën kësaj përçarje epike opozitare, ja ka vendosur përfundimisht, dalja e LSI-së së Monika Kryemadhit e Ilir Metës me koalicion dhe listë kandidatësh të tjerë nga ajo e PD dhe aleatëve të tyre të përbashkët të “Opozitës së Bashkuar”.

Lulzim Bashën po e kritikojnë dhe po e mbajnë publikisht që tani nën presionin e pasojave për humbjen e mundshme, edhe njerëzit brenda vetë PD, brenda strukturave të saj drejtuese, njerëzit e medias dhe propogandës së saj. Njerëz të afishuar si ndër më besnikët e opozitës, PD dhe ish Kryeministrit Sali Berisha.

Pa harruar pas kësaj, edhe ish drejtuesit e PD që sot kanë krijuar parti të reja politike. Ish aleatët më të afërt të Lulzim Bashës në betejat e shkuara opozitare. Mbështetës e përkrahës të zjarrtë të demokratëve, në sa e sa fushata të shkuara elektorale, që kujtohen si simbolet e luftrave politike dhe elektorale të opozitës së sotme.

Aq e gjatë është radha e atyre që e kritikojnë, që nuk janë dakord, që kundërshtojnë hapur, zëshëm dhe nuk i mbështesin zgjedhjet e zgjidhjet e deritanishme të Lulzim Bashës, sa edhe po të jesh socialisti më kritik me opozitën e ke gjithmonë e më të vështirë, që të jesh konkurues në këtë garë. Se për ta fituar, po bëhet gjithmonë e më e qartë, se nuk ke asnjë shans që kjo të ndodhë.

E para, sepse rradha po bëhet e pambarimtë, gjithnjë e më e zhurmshme e më zëra gjithnjë e më të besueshëm.

E dyta, kur e sheh kundërshtarin që të katandiset deri në këtë pikë, është mëkat që ta ndërpresësh për ta çuar këtë rrugë deri në fund.

Dhe e fundit, edhe po të duash që ti sfidosh, nuk të lënë më radhë të djathtët që tua kritikosh kryetarin e tyre. Aq sa janë gati të të thonë: Luli është i yni dhe “penalltinë” e 25 prillit do ta gjuajmë vetë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUTACIONI I RI/ Alarmon mjeku shqiptar në Angli: I mendonim të paprekshëm, po infektohen edhe shumë të RINJ
Previous article CAGLIARI-MILAN/ I mjafton 6 minuta lojë, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për "Kuqezinjtë" VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

ALFRED PEZA/ Marrëveshja PD-LSI, si parodi politike! OP-ED

ALFRED PEZA/ Marrëveshja PD-LSI, si parodi politike!

ALFRED PEZA/ Ata shqetësohen pse ne themi që do fitojmë! OP-ED

ALFRED PEZA/ Ata shqetësohen pse ne themi që do fitojmë!

ALFRED PEZA/ Një lexim ndryshe për humbjen e opozitës në 25 prill OP-ED

ALFRED PEZA/ Një lexim ndryshe për humbjen e opozitës në 25 prill

Facebook Comments

FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton Blog

FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)! Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

ENDRI KAJSIU/ Vilat që fitojnë Blog

ENDRI KAJSIU/ Vilat që fitojnë

YLLI PATA/ Kalvari 30- vjeçar i Kavajës me lidhjen “shpirtërore” me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën Blog

YLLI PATA/ Kalvari 30- vjeçar i Kavajës me lidhjen “shpirtërore” me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën

ASTRIT PATOZI/ Ne nuk kemi numër, kurse ata vetëm numrin kanë Blog

ASTRIT PATOZI/ Ne nuk kemi numër, kurse ata vetëm numrin kanë

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT