• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nuk e kanë me Edi Ramën këto 3 ditë, por me të vetët!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nuk e kanë me Edi Ramën këto 3 ditë, por me të vetët!

12 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Nuk është aspak surprizë e gjitha çfarë po ndodh me opozitën dhe protestën e saj këto tri ditë: Si më 11, ashtu edhe më 12 e 13 maj. Pra, si të shtunën, ashtu edhe të dielën e të hënën. Çudia e kësaj radhe që do zgjasi 72 orë, ka qenë jo vetëm e pritshme, por edhe shumë e qartë që në fillim. Ndaj, edhe fundi, dihet.

Për të gjithë ata që mund të jenë shqetësuar me të drejtë nga cilësia e dhunës, nga egërsia e goditjeve ndaj institucioneve e policisë dhe nga sasia e pazakontë e zjarrit që po hidhet pakursim, u duhet thënë që të qetësohen. Sepse sapo të mbarojë kjo shfaqje, nga e marta në mëngjes e tutje, nuk do të ndodhë asgjë. Asnjë protestë nuk do të ketë më, nga 14 maji e deri në protestën e radhës të Lulit e Monës, muajin e ardhshëm.

Nga buron kjo siguri?

Eshtë fare e thjeshtë: Kjo që po ndodh nuk është një protestë si të gjitha të tjerat dhe nuk kishte si të ishte e tillë, sepse nuk është drejtuar kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Godinat e Kryeministrisë, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nuk janë targeti. Nuk janë shkaku. Ato në këtë rast, thjeshtë janë sebepi. Janë pragu që ta dëgjojë dera.

Çfarë do të thotë kjo?

Protestat cilësisht të dhunshme të këtyre tri ditëve janë drejtuar kundër kryetarëve të Bashkive të opozitës në detyrë, kundër të gjithë aspirantëve të tjerë nga radhët e PD, LSI ose të pavarurve, për të qenë kandidatë për Kryetar Bashkie dhe në listat e këshilltarëve, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Po pse pikërisht këto 3 ditë?

Sepse ditën e hënë, në datë 13 maj 2019, në orën 00:00 në mesnatë përfundon afati ligjor e kushtetues, për regjistrimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të të gjithë kandidatëve që synojnë të drejtojnë 61 bashkitë e Shqipërisë, për 4 vitet e ardhshme.

Në kushtet kur pas djegies së mandateve nga grupet parlamentare të “Opozitës së Bashkuar”, salla e Parlamentit nuk mbeti bosh, por përkundrazi po mbushet ditë pas dite, javë pas jave dhe tani pas 3 muajsh janë në sallë 120 deputetë, përsëritja e këtij skenari i ka trembur për vdekje liderët e PD dhe LSI.

Ata kuptuan se nuk mundën dot që ta linin bosh sallën e Parlamentit, sepse njerëzit që ato kishin vendosur në pjesët jo fituese të listave zgjedhore, e kapën shansin politik që u vjen ndoshta veç një herë në jetë dhe ia dolën që të mbanin gjallë, opozitarizmin parlamentar.

Në këto kushte, PD dhe LSI, Basha dhe Kryemadhi kanë frikë se pavarësisht vendimit të tyre për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, shumë Kryetar Bashkie të opozitës dhe shumë aspirantë të tjerë për një karrierë politike, regjistrimin deri të hënën mund ta kenë shansin e tyre të fundit në jetë, për të qenë pjesë e një gare të rëndësishme elektorale. E nën shembullin e deputetëve të rinj të opozitës që kanë mbushur sallën e Parlamentit, edhe ata janë bërë gati për tu regjistruar pranë KQZ, për të mbushur formularët dhe për të marë pjesë në këtë garë qoftë edhe si të pavarur ose me siglat e partive të tjera opozitare në garë.

Pikërisht për tua djegur njëherë e përgjithmonë këtë shans, po përdoret gjithë ai zjarr i paparë ndonjëherë, si ky që po shihni në protestat e këtyre tri ditëve. Duke dashur që ti krijojnë idenë të vetëve, se është e kotë që të regjistroheni, sepse zgjedhjet nuk do të bëhen. Se ja edhe pak. Sa të hedhim ca flakadanë të tjerë dhe të djegim ca kazanë me plehra dhe Edi Rama do rrrëzohet. Luli e Mona do i zënë vendin. Do rikthehemi prapë në pushtet. Dhe pas kësaj, të gjithë do jetoni të lumtur, me nga një garuzhde në brez.

Ah, çfarë verbimi dhe mjerimi politik, në kurriz të shqiptarëve dhe imazhit të Shqipërisë nëpër botë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERA ISTREFI NUK FSHIHET MË/ Filmohet me këngëtarin e famshëm britanik në makinë (FOTO)
Previous article KASTRIO KOTONI/ Dasma me top

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT