• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një version i ri i këngës “Tring zilja”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një version i ri i këngës “Tring zilja”!

1 September, 2018 Redaktor1 OP-ED

Fëmijët e brezit tim, ndryshe nga ato të pas ’90, çdo 1 shtator niseshin për në shkollë dhe si kolonën e tyre më të dashur zanore, kishin këngën: “Tring zilja!” Një këngë me ca vargje të thjeshta, gati naïve, por që bashkë me muzikën dhe ritmin, e bënin atë të ishte ndoshta një nga këngët më të pëlqyera për nxënësi e arsimit fillor, sidomos.

Kanë rrjedhur shumë ujëra nga ajo kohë dhe shumë gjëra që atëherë, kanë ndryshuar si për nxënësit e ashtu edhe për këngët dhe simbolet e tyre. Shkollat nuk fillojnë më me 1 shtator. Arsimi fillor nuk është më 8, por 9 vjeçar. Shkolla e mesme nuk është më 4, por 3 vjeçar. Arsimi i lartë, nuk është më 4 por 3 plus 2 vjeçar…

Dikur i gjithë sistemi arsimor, nga parashkollorët e deri tek universitetet, e fillonin vitin e ri në ditën e parë të muajit të nëntë. Ndërkohë që tani ca e fillojnë më 17 shtator, ca më vonë, e arsimi i lartë në tetor. Pa llogaritur këtu më pas, edhe shkollat e doktoraturave, magjitraturës, e kështu me radhë.

Por kjo nuk do të thotë se 1 shtatori nuk është më një ditë e rëndësishme. Përkundrazi. Sepse pavarësisht raportit të ri me sistemin arsimor shqiptar, 1 shtatori i kësaj epoke është një ditë që po i rritet rëndësia gjithnjë e më shumë. Sepse, 1 shtatori është bërë një kufi i ri, një stacion i ri qëndror, një “pit stop” i ri, një “Yll Polar” i ri në kostelacionin e 365 ditëve të kalendarit tonë gregorian, që në Shqipëri përdoret që nga dhjetori i 1912.

1 shtatori është kufiri i mbarimit të pushimeve verore, sidomos për administratën publike, për shumicën e bizneseve private dhe emigrantët përgjithësisht.

1 shtatori është një lloj “1 janari” i ri në praktikën e jetës sonë të përditëshme, po ta konsiderojmë 31 gushtin, si ditën e fundit të një viti pune që lamë pas.

1 shtatori është kufiri kohor, që mund të konsiderohet edhe praktikisht edhe psikologjikisht si:

Dita e parë e vitit të ri të punës.

Dita e parë e një sezoni të ri politik.

Dita e parë e një sezoni të ri qeverisës, qoftë në nivel qëndror, apo edhe në atë lokal.

Dita e parë e një viti të ri Parlamentar.

Dita e parë e një viti të ri mediatik në përgjithësi, por veçanërisht televiziv.

Dita e parë e një sezoni të ri sportive.

Dita e parë “de facto” e një viti të ri fiskal.

1 shtatori, mund të konsiderohet edhe si dita e fundit e pushimeve për të gjithnë nxënësit dhe studentët. E për rrjedhojë, edhe si starti i një fillimi të ri. Periudha kur kuptohet se bashkë me rikthimin e prindërve nga pushimet në punë, ka nisur edhe numërimi mbrapsht, për të filluar edhe ata pas disa ditësh, vitin e tyre të ri shkollor.

Ndaj, edhe nëse ka shumë nxënës të këtij brezi që ndoshta nuk e dinë këngën “Tring zilja”, janë prindërit e tyre që e kanë kuptuar, se 1 shtatori është dita e tyre e parë, e një fillimi të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me misterin më të madh në botë! Shkencëtarët nuk i japin dot shpjegim
Previous article Juventus mbetet me pikë të plota, por RONALDO po kthehet në një problem (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT