• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një opozitë që e humbi luftën, nuk e fitoi kurrë paqen!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një opozitë që e humbi luftën, nuk e fitoi kurrë paqen!

12 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ish Presidenti Amerikan Bill Klinton vite më parë, deklaroi në përvjetorin e çlirimit të Kosovës se, “ne e fituam luftën, por ju jeni ata që duhet ta fitoni paqen”. Në një kontekst tjetër, kjo thënie është e vlefshme edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen edhe sot, në kulmin e luftës ndaj koronavirusit.

E përbashkëta e luftës së pranverës së vitit 1999, me atë të pranverës së këtij viti, është se ajo është “e dënuar” që të bëjë bashkë edhe sot të gjitha fuqitë botërore, për të përballuar agresionin e një armiku që po mer jetë të pafajmshme njerëzore. Pak rëndësi ka në këtë rast nëse armiku i dikurshëm quhej ushtria e Millosheviçit dhe i sotmi Covid-19. Ajo e djeshmja ishte “lufta e parë morale në historinë e njerëzimit”. Ndërsa kjo e sotmja, “lufta e parë shëndetësore, për mbijetesën e qenies njerëzore”.

Pavarësisht se kjo luftë po zhvillohet në territorin e secilit shtet të prekur, në fund të fundit, fatin e fitores përfundimtare mbi të do ta përcaktojnë sërisht fuqitë e mëdha ekonomike dhe politike. Të cilat kanë në dorë bashkë me këtë, edhe fatin e përfundimit të luftës, tek shtetet dhe popujt e tjerë.

E nëse fatin për fitoren e luftës nuk e kemi të gjithë ne shqiptarët në dorë, fitoren e paqes që do të vijë pas kësaj, e kemi ne dhe vetëm ne. E ka në dorë Shqipëria. E ka në dorë Kosova. E kanë në dorë udhëheqësit politikë të shqiptarëve kudo tjetër në Ballkan. Sikundër e kemi në dorë të gjithë sëbashku si një komb që fati e do të jemi të shpërndarë edhe nëpër botë.

Tirana zyrtare ka treguar si kurrë më parë, një koshiencë maksimale për tu ngjitur në lartësinë e kësaj sfide unikale e historike, duke menaxhuar në kohë dhe me të gjitha burimet njerëzore instrumentat e tjerë ndihmës, këtë luftë. Masat e mara nga qeveria e Kryeministrit Rama, sistemi shëndetësor i vendit dhe të gjitha strukturat shtetërore, të pushtetit lokal e qëndror na sollën tek fitorja e betejës së parë.

Sot numri i të shëruarve e ka kaluar për herë të parë atë të të infektuarve. Numri i vdekjeve këtë javë që sapo mbyllëm ka qenë më i ulëti që nga fillimi i luftës. Ndërsa urgjencat, ambulancat dhe spitalet e posaçme që po meren me të infektuarit nga Covid-19, kanë filluar për herë të parë që të marin frymë lirisht. Masat shtërnguese po lirohen, me kushtin që të shtërngohen ndëshkimet për ata që nuk e kuptojnë se lufta nuk ka mbaruar ende dhe se ajo do jetë më e gjatë sesa e mendojmë sot.

Për ta fituar paqen nesër, duhet që të reflektojmë që sot për gabimet që janë bërë, deri më tani në Shqipëri. Në radhë të parë, ato i përkasin opozitës politike dhe propogandës së saj, e cila fakteqësisht nuk arriti që të ngjitej dot në lartësinë e momentit, për të dhënë kontributin e vet pozitiv brenda mundësive të kufizuara që ka, në këtë luftë.

Opozitarët tanë nga momenti i parë e deri më tani, vetëm e kanë politizuar këtë luftë, duke dashur që të dëmtojnë mazhorancën në kurriz të jetës së shqiptarëve. Duke “harruar” se virusi nuk zgjedh. Të majtë, a të djathtë. Në qeveri, a në opozitë. Por as vdekja nuk i ka ndalur.

Ndaj kanë shpifur e shpikur. Kanë gënjyer, e shpërndarë “fake news”-e. Kanë bërë diversion. Kanë nxitur panik e frikë. Kanë kërkuar përçarje duke mbjelljë farën e pakënaqësisë popullore. Kanë nxitur mosbindjen qytetare ndaj rregullave të përbashkëta të kësaj lufte për të qëndruar në shtëpi dhe ruajtur distancimin social. Janë mërzitur. Janë çjerrë. Kanë shkumëzuar e janë shkalluar, sa herë që ka patur lajme të mira për qytetarët. Për shqiptarët. Për mjekët e infermierët tanë. Për qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Dhe për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë, opozita e humbi luftën e vet, ndërkohë që shqiptarët po e fitojnë atë. Por e kanë edhe një shans. Opozitarët tanë janë ende në kohë, që të mos humbasin paqen e përbashkët, nesër. Të cilën nëse e kërkojnë, duhet që të fillojnë ta fitojnë, sot.

Fatin e humbësve të luftës, e shkruajnë historianët. E kjo do shumë kohë që të ndodhë. Ndërsa fatin e humbësve të paqes, e përcaktojnë qytetarët. Me votë. Në zgjedhje. E ato janë afër. Qershori 2021 vjen shumë më shpejt sesa e mendojnë liderët e opozitës sonë sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERBI/ Vdes nga koronavirusi njeriu që Vuçiç e quajti “trafikanti më i madh i drogës”
Previous article REPLIKAT/ Ish-prokurori-Ramës: Sot qe kemi Pashkën, e gjete të na postosh një dijetar mysliman. Kryeministri: Fute në mendje...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT