• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një luftë me “patriotë” e “tradhëtarë”, që përfundoi nëpër “trarë”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një luftë me “patriotë” e “tradhëtarë”, që përfundoi nëpër “trarë”!

29 January, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ajo që pak muaj më parë u nis si një luftë, që u shit sikur përfshinte brenda saj një tragjedi të madhe kombëtare, ka përfunduar si të gjitha gjërat joserioze të kësaj bote, thjeshtë si një komedi. E kam fjalën për luftën “serioze” që Ramush Hadarinaj nisi pak javë më parë, kundër Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama atëherë kur ajo i duhej Ilir Metës dhe Sali Berishës në Tiranë, e cila tashmë ka përfunduar në mënyrë qesharake.

Ishte koha kur Edi Rama u bë mikpritësi i radhës i takimit të nivelit të lartë të liderëve të rajonit, për të diskutuar atë që njihet si ideja e “minishengenit Ballkanik”. Një iniciativë që lindi nga Procesi i Berlinit, e inicuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e për të ciliën kanë qenë dakord që në gjenezë, edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

Por duke qenë se në Tiranë “ashtu ishte një punë” ato ditë, u gjet sebepi i ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe Edi Rama u duhej “tradhëtari më i madh i kombit”. Njeriu që kishte “shitur Kosovën tek Serbia”. Kryeministri që kishte bërë plane okulte “për të ndryshuar kufijtë e Kosovës” e pafundësisht broçkulla të tjera të kësaj natyre, mjafton që ato ta çonin ujin tek mulliri ku po bluheshin krrundet e fundit të një “tragjedie shekspiriane”, me “libret alla shqiptar”.

Edi Rama u akuzua se mbështeste idenë e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në hapësirën e 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, të cilat njihen ndryshe edhe si “katër liritë Europiane”.

Nuk kaluan shumë dhe meqë Edi Rama nuk u duhej më “tradhëtar”, edhe Presidenti edhe Kryeministri i Kosovës nxituan që ta përshëndesnin në mesin e këtij muaji, marrëveshjen për fillimin për herë të parë pas 21 vjetësh, të fluturimeve direkte ajrore mes Beogradit e Prishtinës. Hashim Thaçi tha pa e fshehur gëzimin e ligjshëm se “marrëveshja pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”. Bukur boll!

Të njëjtët që kishin akuzuar Edi Ramën, se me “lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave” mes gjithë shteteve të rajonit ishte bërë “tradhëtar i kombit”, përshëndetën edhe marrëveshjen për rifillimin e lidhjeve hekurudhore mes Serbisë e Kosovës. Ramush Haradinaj dora vetë, i tha gazetarëve se “hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Europian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën”. Bukur boll besa!

Ne të Shqipërisë së Mesme kësaj i themi: Ku ishe? “Hiç gjëkundi”. Çfarë bërë? “Hiç asgjë!”

Por pavarësisht kësaj, Edi Rama nuk i tha as Hashimit “tradhëtar”, e aq më pak, larg qoftë ti thoshte edhe një fjalë të tillë të vetme, Ramushit.

Por, ne kemi krijuar një kulturë shumë interesante vitet e fundit si shoqëri dhe po e kultivojmë atë si një mënyrë të re e moderne jetese. Ka njerëz që nuk ta harrojnë kurrë të keqen që të kanë bërë. Ndaj vazhdojnë të kërkojnë nga ti, se përse ti nuk ua kthen atyre, me të njëjtën monedhë që ata ta kanë bërë ty vetë. E kur ti prapë nuk u kthen përgjigje, por këtë ia le që ta sqarojnë gjykatat, ata vazhdojnë të të sulmojnë përsëri. Si për të të mbushur mendjen jo vetëm ty por edhe vetes, sesa të drejtë kishin herën e parë që të të quanin “tradhëtar”, e gjithçfarë tjetër që u bë për përfitime politike në kurrizin tënd.

Ramush Haradinaj sëfundi paska thënë se “Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë. Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe?”

Përgjigjen për këtë e kanë dhënë autoritetet zyrtare dhe kushdo që është i interesuar mund ta gjejë edhe tek “Zëri i Amerikës”. Por, ajo që mbetet për të thënë është se ndryshimi mes këtyre dy sulmeve, qëndron në faktin se ai i pari për “tradhëti të lartë ndaj kombit”, u tentua që të paraqitej si një tragjedi. Ndërsa kjo e fundit, përfundoi si të gjitha farsat e kësaj bote, në një komedi. Përndryshe, e gjithë kjo luftë imagjinare, nisi me “heronj” dhe “tradhëtarë” dhe u ndal në mënyrën më qesharake, nëpër “trarë”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJI I TRISHTË/ Kobe dhe Vannesa e planifikonin edhe fëmijën e pestë
Previous article "AKTIVITETI ËSHTË NË RËNIE"/ Sizmologët qetësojnë qytetarët: S’ka vend për panik, pasgoditjet e kanë kaluar numrin...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT