• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një letër për lexuesit e romanit tim “Sarah” dhe të tjerë…
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një letër për lexuesit e romanit tim “Sarah” dhe të tjerë…

20 November, 2017 Redaktor1 OP-ED

Ndihem me fat që më dhatë mundësinë të përjetoja një hyrje të tillë në tempullin e letërsisë. Në më pak se dy muaj jetë, nëpërmjet Jush romani “Sarah” më ka dhënë një kënaqësi të papërjetuar kurrë më parë, duke më bërë të ndihem në një përmasë tjetër, të re.

Kjo ndjesi prekëse dhe obliguese, nuk ka të bëjë aspak me tirazhet dhe kopjet e shitura, por me diçka krejt tjetër. Vetëm këto javë më kanë bërë që ta ndjej realisht magjinë e artit të të shkruarit dhe fuqinë e pashoqe, duke më dhënë mundësinë e papërsërtishme që të njoh shumë njerëz që nuk do kisha ndoshta kurrë fatin ti takoja në ndonjë rrethanë tjetër. Ata më kanë bërë që të kuptoj se libri nuk ka vdekur, se leximi nuk ka vdekur, se letërsia nuk ka vdekur dhe se e bukura nuk vdes kurrë në Shqipëri.

“Sarah” hyri në jetën shqiptare në këtë vjeshtë të 2017, siç edhe vetë personazhi gati një shekull më parë në realitet, si në një ballo e ftuar nga mbreti i tempullit të letërsisë: Lexuesi. Kjo më bën të ndjehem si edhe Ajo, i shënjuar nga fati, që Mbreti më zgjodhi mua për vallëzimin e parë.

Përveçse një festë letrare dhe e botimeve, romani u shndërrua në një temë të re bisedash, komunikimi, debatesh dhe në një gjenerator sado i vockël fenomenesh sociale. Duke prodhuar histori me emrin Sarah dhe rreth saj. Nuk e dija më parë se sa “Sarah” paska patur ky vend, derisa kam takuar aq shumë prej tyre saqë më kanë mbushur me një ndriçim të brendshëm, duke besuar se sa shumë më tepër do takoj në të ardhmen.

Jam ndjerë më shumë se i vlerësuar që personalitete të letrave shqipe, krijues, shkrimtarë kolegë gazetarë, kanë shkruar gjëra fantastike rreth librit tim. Sikundër kam mirëkuptuar heshtjen e shumë të tjerëve, të cilët nuk iu gëzuan ardhjes së “Sarah” në jetën letrare, siç unë më parë veprave të tyre.

Kam mirëpritur kritikat e derisotme, pavarësisht se ato kanë qenë të gjitha jashtë letrare dhe nuk kanë patur aspak të bëjnë me romanin, por me emocionet e tyre personale, politike dhe historike. Çuditërisht kam zbuluar se përgjithësisht ata që vetëm kritikojnë, paskan një të përbashkët, ndoshta edhe për rastet e tjera si ky: Nuk e kanë lexuar librin. E ndoshta nuk u duhet. Kanë mirëkuptimin tim të plotë, gjithashtu.

Ajo që më ka prekur më shumë në gjithë këtë qasje të re, ka qenë inkurajimi i shumë e shumë lexuesve, që ta vijoj këtë udhë me vepra të reja. Shpresoj që ti takoj në promovimet e në Panairët e ardhshëm të Librit.

Sa më përket mua, ajo që kam kuptur më mirë është se letërsia qenka kurthi më i ëmbël në botë: Nëse e kalon një herë atë derë, nuk paske më asnjë shans, që të kthehesh pas!

Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sjelljet e një çifti të lumtur
Previous article Ndizen zërat e merkatos, Salah drejt Real Madridit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT