• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një doracak për të kuptuar tërbimin e Metës dhe Berishës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një doracak për të kuptuar tërbimin e Metës dhe Berishës

9 April, 2021 Redaktor1 OP-ED

Nëse doni të identifikoni pikën më të fortë të mazhorancës, që pritet të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, nuk është nevoja ta vrisni mendjen vetë. As të shihni secilin nga sondazhet, për tu orientuar në detin e shifrave e tabelave të tyre. Apo të ndiqni çdo emision të debateve politike televizive. Jo.

Ka gjithmonë një rrugë më të shkurtër, për të mbërritur në destinacion, pa patur nevojë të harxhoni kaq shumë kohë e energji. Mjafton të kuptoni se cila nga çështjet sulmohet më shumë, për të mësuar se ku qëndron i fshehur, çelësi që do i hapi Edi Ramës derën e mandatit të tretë.

Për tua shkurtuar mundin për këtë, u them që nuk keni pse ndiqni, ato që deklaron Basha a Kryemadhi. Fakti që ata duket sikur po lëvizin më shumë këto kohë, përmes takimeve të përditëshme elektorale dhe pranisë mediatike, nuk ju ndihmon. Përkundrazi.

Ndiqni thjeshtë se çfarë shkruan Berisha në facebookun e tij e çfarë deklaron Meta në konfrenca shtypi dhe e këni mbaruar më shumë se gjysmën e punës. Janë aq të sinkronizuar në kohë, hapësirë, tema dhe ato që thonë, sa mund ta thjeshtëzoni akoma edhe më shumë këtë skemë.

Pas kësaj gjithçka është edhe më e lehtë. Sepse nëse shihni se shumica e postimeve dhe e temave që trajton Berisha dhe Meta janë vaksinat, kuptoni se procesi i vaksinimit masiv të popullsisë, është edhe pika më e fortë e Edi Ramës dhe e mazhorancës së tij.

Ndaj dhe e bëjnë me baltë, e përflasin, shpërndajnë fake news, bëjnë intriga, skenare e gjithçka tjetër për ta sabotuar, ndotur e mundësisht për ta bllokuar. Provuan përmes grevës së kontrollorëve të kullës së fluturimeve ajrore në Rinas, të bllokonin ardhjen e sasive të porositura, që procesi i vaksinimit masiv të popullsisë të dështonte.

Përpara kësaj kishin provuar rrugë të tjera: Duke përhapur panik, përmes gënjeshtrave të një fushate të zezë, vetëm e vetëm që qytetarët ta braktisnin vaksinën. Të mos e pranonin në tërësi vaksinimin, e në pamundësi të kësaj, të refuzonin vaksinën që po vjen me sasi më të mëdha.

Përpara kësaj akoma, kishin ndërmarrë një fushatë të paprecedentë, duke e akuzuar Kryeministrin Edi Rama se herë qëllimisht e herë nga paaftësia, nuk po e fillonte fushatën e vaksinimit. E kështu përpara kësaj akoma, e akoma. Për të vijuar çdo ditë, e çdo ditë, derisa të mbyllen kutitë të dielën e votimeve.

Kaq ju mjafton për të kuptuar se pika më e fortë e mazhorancës socialiste, është pikërisht mënyra e menaxhimit të pandemisë, nga fillimi e deri më sot. Kjo e ka ngjitur Shqipërinë në këtë proces, ndër vendet me ritmet më të larta në Europë, për numrin e të vaksinuarve ndër 100 banorë.

Ja përse sondazhet e javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit, e nxjerrin këtë çështje të parën, me të cilën shqiptarët identifikojnë mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. E dyta vjen tema e rindërtimit nga tërmeti. Një histori suksesi e cila ndryshe nga vaksinimi, që ka interes në gjithë Shqipërinë, e ka impaktin më të madh të shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

E ndërsa i sulmojnë sistematikisht këto dy aksione madhore të qeverisë, vetë liderët e opozitës sonë, nuk kanë thënë asnjë fjalë për to. Nuk keni dëgjuar nga goja e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, se nga Sali Berisha e Ilir Meta jo e jo, asnjë projekt. As edhe një plan. As edhe një strategji.

A e dini pse? Sepse nuk kanë. Kaq e thjeshtë është. Shenjë e sigurtë se nuk janë përgatitur për të qeverisur të hënën e 26 prillit e tutje. Në këto kushte, meqë vetë nuk kanë që nuk kanë një plan, i janë sulur me tërbim për të prishur ato të kundërshtarit. Kandidatit të tyre për Kryeministër, nuk i ka thënë njeri “puna e mbarë” ndaj për tu dukur njësoj, po bëjnë gjithçka që ta pengojnë edhe Kryeministrin të punojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pfizer kërkon autorizim për përdorimin emergjent të vaksinës te moshat 12-15 vjeç
Previous article SONDAZHI/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 Prillit?

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT