• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ngushëllimi naiv i PD se ka humbur për… 34 mijë vota
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ngushëllimi naiv i PD se ka humbur për… 34 mijë vota

4 June, 2021 Redaktor1 OP-ED

Prej disa ditësh nëpër banaqet televizive, opinionistët pranë PD janë duke e mbrojtur humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, përmes një teze e cila është simboli më përfaqësues i aftësive të tij “të jashtëzakonshme” në matematikë. Ashtu siç për kandidatin e opozitës për Kryeministër 7X7 bënin 42, edhe për opozitarët tanë, ai ka humbur vetëm me…34 mijë vota përballë Edi Ramës.

Nisur nga kjo,- thonë ata,- Lulzim Basha nuk ka humbur por ai pothujase ka fituar, ndaj edhe nuk duhet të iki nga kreu i PD derisa ta çojë opozitën drejt fitores! Se çfarë do bëjnë demokratët me Kryetarin e partisë, kjo është punë e tyre, ndaj nëse do ta rizgjedhin le ta gëzojnë edhe pasi i ka lënë 12 vite rresht në opozitë. Por, ajo që të vjen edhe për të qeshur edhe për të qarë, është sesi ka mundësi që të gjenden ngushëllime të tilla aspak të vërteta për një humbje historike.

Lulzim Basha nuk ka humbur vetëm për 34 apo 35 mijë vota, siç thonë në mënyrë kinse naïve, mbështetësit e tij publikë. Por edhe nëse do të kishte humbur për kaq, humbja në zgjedhje është humbje edhe sikur të ishte qoftë edhe me 1 votë të vetme, apo qoftë edhe me 10 vota siç Lulzim Basha humbi Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2011 përballë Edi Ramës. Anipse, shpikën më pas teorinë e votave jashtë kutisë, duke i “mbledhur” ato nëpër kazanët e KQZ!

Por meqë duan të diskutojnë mbi shifrat, atëherë ato janë zyrtare, publike, online në site-n e KQZ dhe gjithkush mund ti aksesojë dhe ti bëjë vetë llogaritë. E në çdo rast, sido që ti bësh ato, të gjitha të çojnë në përfundimin se humbja e Lulzim Bashës në këto zgjedhje është epike. Ndaj, është e kotë, naïve dhe aspak e dobishme për një parti politike, që të fshihet prapa statistikave që jo vetëm nuk e ndihmojnë të ngushëllohet, por në realitet duhet ti bëjnë që të skuqen akoma edhe më shumë nga turpi.

PS ka fituar në këto zgjedhje 768 251 vota popullore. Ndërsa PD (“Aleanca për Ndryshim”), 622 265 vota. E thënë ndryshe, Lulzim Basha ka marë 146 mijë vota më pak sesa rivali i tij Edi Rama. Nëse i referohemi mandateve që prodhuan këto vota, është një fakt i njohur zyrtarisht e botërisht tashmë se PS fitoi 74 mandate, ose plot 15 mandate më shumë se PD.

Atëherë, me çfarë lloj aritmetike ngushëllohen demokratët tanë, kur tundin flamurin e 34- 35 mijë votave? Për të shkuar deri atje, PD-së i duhet të mbledhë edhe 107 536 votat popullore të LSI së Monika Kryemadhit, por edhe nja 5 mijë vota të tjera të partive të vogla.

As LSI dhe as partitë apo nismat e tjera opozitare me PS, nuk kanë qenë në një aleancë parazgjedhore me PD dhe Lulzim Bashën. Ndaj aritmetika e një mbledhje të tillë votash, mund të shërbejë për të gënjyer ndonjë militant që përton ta bëjë vetë mbledhjen apo zbritjen e shifrave, por ato nuk prodhojnë dot as mandate, as mazhorancën që ka të drejtën kushtetuese për të krijuar qeverinë e re. E për rrjedhojë, ato nuk prodhojnë dot as ndryshim pushteti, as politikë, por vetëm një propogandë boshe që nuk i hyn në punë as dreqit.

Nëse do të niseshim që të bënin llogaritë, sipas modelit aritmetik të Lulzim Bashës dhe propogandistëve të tij, atëherë përse të mos themi që PD nuk ka 59 mandate por vetëm 52 deputetë në Parlamentin e ri? Sepse 7 mandatet e tjera, nuk janë të PD në të vërtetë, por janë të aleatëve të tyre minorë: Dashamir Shehi, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu… E pas kësaj, i bie që Edi Rama nuk paska fituar 15 por plot 22 mandate deputetësh më shumë se Lulzim Basha!

Kjo lloj aritmetike jo vetëm që nuk e ndihmon PD dhe opozitën, por e turpëron akoma edhe më shumë atë, sepse ligjësitë elektorale janë të ndryshme nga veprimtet që tani mësohen nga fëmijët që në grupin e vogël të kopshtit.

Edhe në disa nga shtetet kyçe, që përcaktuan humbjen e Donald Trump në zgjedhjet e fundit, po 34-35 mijë vota popullore ishte diferenca. Por fakt është se President i SHBA sot është Joe Biden. Edhe Hillary Clinton fitoi me rreth 3 milionë vota popullore më shumë se Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2016, por dihet tashmë se kush u fut zyrtarisht në Zyrën Ovale.

Më shumë sesa ngushëllim, kjo lloj propogande naïve e opozitarëve tanë që duan ti mbushin mendjen shqiptarëve se kanë humbur vetëm për një grusht vota, nuk janë gjë tjetër veçse 34-35 mijë shuplaka të tjera për Lulzim Bashën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHUMË LOJTARË NUK KISHIN MOTIVIMIN E DUHUR"/ Trajneri Shaland: Pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës
Previous article SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT