• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nga Pallati pa Mbret, tek Mbretërit pa Pallat!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nga Pallati pa Mbret, tek Mbretërit pa Pallat!

14 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Vetëm Shqipërisë ndoshta mund ti ndodhë që të ketë më shumë linja të brendshme aeroplanësh sesa autobuzësh për transport. Të këtë makina, pa patur ende rrugë. Bulevarde pa qytet dhe Pallat Mbretëror, pa Mbret. Ahmet Zogut nuk arriti ti gëzohej madhështisë së godinës së projektuar nga Gulio Berte e Gerardo Bosio. Në vitin 1941 kur ai ishte në emigrim, një tjetër mbret, por i ardhur nga përtej Adriatikut, Viktor Emanueli III i Italisë do të flinte aty. Dritëro Agolli do të gdhendte në art atë që shumë ndoshta e njohin si histori apo si film: Krevatin e Perendorit ku fjeti partizani Meke, në një periudhë që i dha emrin, Pallati i Brigadave.

Megjithë dekadat dhe luftrat, regjimet dhe sistemet që kanë kaluar e ndryshuar në Shqipëri, vazhdon të na ndjekë akoma ironia e fatit, në realitet. Mediat italianë sëfundi kanë shkruar një shkrim, që më rikthyen në vëmendje të gjitha këto histori, në dukje të harruara e të arkivuara, për të mos u përsëritur më. “Një Mbret pa pallat”, ishte titulli i shkrimit që i referohej asaj që ata e quanin “historia e pabesueshme e kampionit shqiptar”. Izmir Smajli, atleti i talentuar shkodran i kërcimit së gjati, që pak muaj më parë na bërë aq shumë krenarë duke u shpallur kampion Europe në mes të Beogradit, nuk ka ku të stërvitet.

Në Shqipëri, nuk ka asnjë ambjent të përshtatshëm për djaloshin që ka shkuar në qytet-shtetin e San Marinos. “Eshtë hera e tretë që vij. Edhe një javë përpara Europianit, u stërvita këtu dhe më pas arrita të fitoja medaljen e artë, duke vendosur edhe rekordin shqiptar me 8 metra e 8 centimetra.” Në 2018 ai është ftuar të mari pjesë në botërorin e sallave të mbyllura në Birmingham. Por si objektiv primar ka vendosur arritjen e suksesit në Europianin e Berlinit për salla të hapura. Ndërkohë që e presin edhe garat e Anconas, Stambollit , Gjermanisë dhe e Kubës.

Pak ditë më parë, u rikthyen triumfatorë nga SHBA edhe peshëngritësit e ekipit tonë përfaqësues, pas një gare ku Romela Bega u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe u rendit e dyta në botë në dygarësh. Shtanga shqiptare ka nxjerrë ndër vite shumë kampionë Ballkani, Mesdheu, Europe e deri Bote dhe Olimpikë, por është fakt se të gjithë këta Mbretër dhe deri tek “Mbretëresha” e sapokurorëzuar, nuk kanë “një pallat” të denjë, ashtu si edhe kampioni i Europës Smakaj, për tu stërvitur.

Këtë fat e kanë patur edhe shumë sportistë të tjerë të këtyre nivele ndërkombëtare, që janë detyruar më pas të largohen për të garuar për fanela dhe flamuj të tjerë. Eshtë një temë që edhe vetë por edhe shumë të tjerë e kanë trajtuar përgjatë viteve. E me siguri do të trajtohet edhe në të ardhmen. Për aq kohë sa çdo vit dhjetra ekipe futbolli dhe të disiplinave të tjera,- atletë e sportistë elitarë,- shkojnë për tu stërvitur jashtë Shqipërisë.

Vetëm me këto para të harxhurara në këto 27 vjet për këtë lloj shtegëtimi sportiv të detyruar, nëse do ishin grumbulluar të gjitha, me siguri që do të kishim ngritur një qendër multifunksionale sportive, që do të plotësonte të gjitha nevojat tona. Madje, nëse do të rivitalizoheshin edhe investimet e dikurshme të tjetërsuara apo braktisura në këtë fushë, atëherë do të kishim mundësi që të krijonim kushtet dhe klimë për lulëzimin e “turizmit sportiv”. Duke rritur cilësinë e sportit tonë, por duke mirëpritur edhe ekipe e sportistë nga rajoni ndoshta; Kosova, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, etj.

Këtë gjë ne nuk e kemi bërë dot e ndoshta nuk mund ta bëjmë dot shpejt. Por të paktën të bëhemi më realistë në këtë pikë. Duke filluar punën për ti dhënë një shtëpi modeste “mbretëreshave” dhe “mbretërve” tanë, fillimisht. Sepse edhe në jetën reale, mund të na ndodhi si me kosheren e bletëve. Nëse ikën mbretëresha, edhe “mizat” e tjera, largohen. E ne do të na mbetet në dorë, si një relike e kohëve të shkuara, veçse kosherja bosh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZVICËR/ Nga 1 janari 2200 euro në muaj për çdo qytetar. Këto janë kategoritë që përfitojnë
Previous article FORCA E FEMRËS/ U sulmua me acid në fytyrë. Shihni transformimin e vajzës nga Vlora (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT