• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Mosçelja e negociatave, nuk ia zgjidh hallin personal askujt!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Mosçelja e negociatave, nuk ia zgjidh hallin personal askujt!

20 October, 2019 Redaktor1 OP-ED

Nëse ishit në kërkim të një kazusi që ekspozon në dritë të diellit, mënyrën sesi gjithkush në Shqipëri e komenton diçka nisur vetëm e vetëm nga halli i vet personal, sapo e keni gjetur atë.

Këtë simbol dhe shembull përfaqësues, e keni tek refuzimi francez, për ti hapur dritën jeshile çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E kjo qasje nuk është krejt rastësore në fakt, po të kemi parasysh se e gjitha ka lindur, veçse nga një hall i madh personal, i Presidentit Macron.

Lideri i Francës ka një hall politik që buron nga nevoja e tij për mbijetesë në të ardhmen, përballë presionit elektoral, të “Frontit Nacional” të Marinë Le Pen. Një rrezik që mund ti trondisë nesër kolltukun presidencial, e cila bazohet tek strategjia e moszgjerimit të Bashkimit Europian dhe tek politikat kundër emigrantëve.

Nëse do ta mbani tani parasysh këtë, kuptohet që do ta keni shumë më të lehtë, për të kuptuar se halli personal e shtyn edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta, që të jetë aq i gëzuar për mosçeljen e negociatave, sa të mos thotë asnjë fjalë për këtë çështje, që nga ajo ditë e deri më sot.

Në facebook-un e Kreut të Shtetit, ditën që Macron vendosi veton kundër Shqipërisë, gjen postime për 60 vjetorin e Radio Kukësit, për takimin me Ambasadorin e Zelandës së Re dhe për dekorimin e një amerikano- izraeliti… Por kurrësesi nuk gjen dot qoftë edhe një fjalë të vetme, në lidhje me çështjen që ai e konsideronte madje edhe më të rëndësishme sesa çdekretimi i 30 Qershorit dhe “zgjedhjet” e 13 tetorit, të dekretuara e të firmosura LIVE prej tij, në një konferencë shtypi!

Vetëm e vetëm një hall jashtëzakonisht shumë i madh personal, mund ta shtyjë qytetarin Numër 1 të shtetit që ti gëzohet kësisoj në heshtje, mohimit që iu bë padrejtësisht popullit të vet. E ta mendosh që për këtë gjë, ka folur e vazhdon që të flasi pambarimisht, e gjithë bota… Përveç Ilir Metës! E ky hall personal gjithkush e di tashmë që lidhet, me procesin e shkarkimit që Kuvendi i Shqipërisë ka nisur e pritet të përfundojë shpejt, ndaj Presidentit të Republikës.

Kaq mjafton për të kuptuar tashmë edhe logjikën e çdokujt tjetër, që ka patur një gëzim të pamatë apo që ka shprehur qëndrime entuziast ndaj vendimit që u mor kundër projektit dhe ëndrrës europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, më 18 tetor.

Kështu duhet lexuar edhe qëndrimi i Lulzim Bashës, edhe ai i Sali Berishës. Edhe ai i Monika Kryemadhit dhe ato të mbajtura nga të gjithë liderët e tjerë të partive aleate të opozitës sonë rrugore, ndaj vetos franceze.

Halli personal i udhëheqësve të opozitës sonë jashtësistem, dihet tashmë se lidhet me ëndrrën e tyre për ta fituar pushtetin në tavolinë, në mënyrë që të bllokojnë reformën në drejtësi e për tiu shmangur kësisoj, përballjes me të vërtetën rreth krimeve dhe korrupsionit të 30 viteve të fundit në Shqipëri!

E gjithë bashkësia ndërkombëtare e interesuar për proceset dhe vendimarrjet rreth Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor, ka qenë si kurrë më parë në anën e Shqipërisë këtë radhë dhe kundër vedimit të Macron. Por kjo nuk i ka penguar aspak, përkundrazi i ka nxitur akoma edhe më shumë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, mediatikë e shoqërorë brenda vendit, që ta duartrokasin me ovacione, bllokimin e çeljes së negociatave.

Arësyeja? Eshtë shumë e thjeshtë për tu kuptuar tashmë!

Mendojnë se duke e parë në këto pozita Shqipërinë, do të mund të përfitojnë shpejt, që të zgjidhin hallet e tyre personale. Duke harruar se ky është i vetmi kazus, ku zgjidhja e halleve të tyre personale nuk ka asnjë lidhje me hallin e Macron, të cilën ai u mundua që tia ngarkonte në kurriz, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBUSHI 26 VJEÇ/ Fustanet vezulluese të Lorit do t'ju lënë pa fjalë
Previous article KISHTE THIRRJE RRACISTE NË STADIUM/ Shikoni çfarë bëjnë lojtarët e të dyja ekipeve angleze (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT