• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

10 December, 2018 Redaktor1 OP-ED

Pas një jave protestash të studentëve ajo që është qartësuar në gjithë këtë histori, është se jemi përballë shfaqjes së një balloje të bukur me maska, e cila qëndron mes thirrjes së mazhorancës për dialog qytetar dhe rënies së saj në veshin e shurdhët të monologut opozitar!

Nga njëra anë kemi thirrjen e vazhdueshme të Kryeministrit Edi Rama për tu ulur, për të dialoguar dhe për të kërkuar e gjetur zgjidhje.

Në mes të sheshit kemi skenën gjigande të një balloje me maska, nën tingujt e një muzike gati- gati hyjnore si në koncertet e Vjenës, që sa vjen e kakofonohet nga tallavaja e gjithkujt që kërkon tia mari duartrokitjet në fund të shfaqjes.

E nga ana tjetër, kemi këngën e sirenave opozitare, që nuk dinë që të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjellin spektatorët, me muzikën e përjetshme që nxjerr e vetmja vrimë e fyellit të saj politik.

Pyetja që po i mundon të gjithë është se çfarë fshihet pas maskës së kësaj balloje kaq të bukur për të qenë e vërtetë?

Fshihet pamja reale e studentëve të pafajshëm, që kërkojnë vërtetë një përgjigje të sinqertë për ato 4 apo 8 pikat e tyre “zyrtare”, “përfundimtare” e “të vërteta”?

Fshihet pamja reale e studentëve të pafajshëm që sapo panë atë njoftimin e kobshëm në murin e fakultetit iu errësuan sytë aq keq, sa nuk ditën më se çfarë të binin tjetër, veçse të ulen çdo ditë para zyrës së Lindita Nikollës për ta detyruar që të dialogojë, të dali te dera, në oborr, në bulevard apo në shesh…, derisa ta zgjidhi hallin e tyre real?

Fshihet pamja reale e studentëve që i ka ardhur në majë të hundës me këtë sistem universitar që në vend ti nxisë për në leksion i çon drejt kafeneve? Në vend që ti nxisi për dije, i çon drejt forumeve rinore të partive? E në vend që ti nxisi për tu futur në tregun e punës këtu, i përzë të gjithë me shkelma për të ikur nga sytë këmbët drejt të panjohurës…?

Apo prapa asaj maske magjike atje në shesh, fshihet ëndrra e madhe e çdo shqiptari të zakonshëm, se ende nuk paska vdekur edhe në këtë vend shpresa e madhe për tu ngritur e për të kërkuar deri në fund, të drejtën e pamohueshme që aq fort beson se të takon?

E më keq akoma, por shumë më keq ama, prapa asaj maske joshëse virtuale, fshihet fantazma ndjellëse e një ëndrre jo reale, që të gjithë po e adhurojmë si të ishim në filmin e famshëm S1MONE (2002) të Al Pacinos?!

A mos jemi në këto kushte, duke adhuruar në vend të një dive të pafajshme të show bizit virtual, versionin e ri shqiptar S1MONA (Dhjetor 2018)?!

Të gjitha këto pyetje të shkojnë në mendje, kur sheh sesi në mes të sheshit të dialogut qytetar dhe monologut të përjetshëm opozitar, qëndron një ballo fantastike me maska, e cila kur të hiqet mund të fshehë çdo gjë, përveç hallit real të atij studentit të pafajshëm që i iku truri, kur ndjeu gozhdën e ngulur në murin e shurdhët të fakultetit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Trajnerin e Premier League e presin GJARPËRINJTË në ndeshjen ndaj...
Previous article E AKUZOI SE NUK I SHKRUANTE LETRA/ Pas debateve me të atin reagon Meghan Markle: Do komunikoj kur ai të mos flasë...(FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT