• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Marrëveshja e 18 majit, një vit më pas!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Marrëveshja e 18 majit, një vit më pas!

18 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Pakkush u kujtua në Shqipëri, që të fliste për atë që një vit më parë, u konsiderua si marrëveshja më interesante në historinë e re të politikës shqiptare. Ose për atë që njihet gjerësisht si marrëveshje e 18 majit 2017.

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasi u mbyllën për disa orë brenda ambjenteve të Kryesisë së Kuvendit deri pas mesnate, arritën të bien dakord mbi një pakt prej rreth 20 pikash, që e nxorrën Partinë Demokratike nga çadra disamujore e protestës, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të 25 qershorit.

Një vit më parë, Partia Demokratike u bë pjesë e qeverisë Rama, duke futur në të gati gjysmën e miniatrave teknikë, si garanci për standardet e procesit elektoral.

Ndërsa sot, opozita po godet qeverinë Rama, duke akuzuar ministra të saj politikë, me qëllimin për ta rrëzuar atë dhe sigurisht, për tu rikthyer vetë sa më shpejt në pushtet.

Një vit më parë, PD u bë pjesë e qeverisë, me një marrëveshje në tavolinë.

Ndërsa sot, PD po kërkon të rrëzojë qeverinë, me anë të një montazhi në tavolinë, siç thotë Edi Rama.

Një vit më parë si mjeti për arritjen e qëllimit nga ana e opozitës, u përdor një çadër që u montua në bulevardin mes godinës së qeverisë dhe Kryesisë së Parlamentit.

Ndërsa sot, si mjeti për arritjen e qëllimit politik nga ana e opozitës, po përdoret një audio-përgjim, që u montua në selinë e Partisë Demokratike siç thuhet.

Një vit më parë opozita kishte vënë si kusht të zëshëm, procesin elektoral.

Ndërsa sot, opozita ka vënë si kusht të pazëshëm, procesin e integrimit.

Një vit më parë, përpara vendit ishin në lojë fatet për zgjedhjet e përgjithëshme lokale të 25 qershorit.

Ndërsa sot është në lojë një tjetër qershor, kur 27 shtetet e BE do çelin ose jo negociatat me Shqipërinë.

Një vit më parë, e gjithë lufta e opozitës kundër qeverisë, zhvillohej e mbështjellë me ambalazhin rrëzëllitës të “Republikës së Re”.

Ndërsa sot, beteja e opozitës është drejtuar me gjëmime e bubullima publike, kundër “Republikës së vjetër” të qeverisë së Edi Ramës.

Një vit më parë, reforma në drejtësi ishte miratuar por ende nuk kishte filluar implementimi i saj në praktikë.

Sot ajo ka dhënë rezultatet e para, kur dhjetra prokurorë dhe gjyqtarë janë kanë dalë ose janë nxjerrë jashtë sistemit.

Për Lulzim Bashën marrëveshja e një viti më parë “ishte një zgjidhje e detyruar nga jashtë dhe nga brenda, ajo ishte një tërheqje e përkohshme, për t’u përgatitur, për të mbledhur forcat, për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të rinisur sulmin tonë vendimtar deri në fitore. Edhe falë kësaj, ne jemi sot forca e vetme morale që ka kurajon të luftojë për interesat e njerëzve, për një shoqëri të lirë me mundësi për të gjithë. Eshtë e qartë sot, se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave kanë vetëm një pengesë, vetëm një digë që ngrihet e fortë dhe e lartë: PD! Edi Rama e përdori marrëveshjen e 18 majit si fasadë për të mbuluar bashkëpunimin e tij me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve”.

Për shumë demokratë, përfshi edhe Lulzim Bashën vetë, zgjedhjet e shkuara PD i humbi për shkak të marrëveshjes së 18 majit. Pra me një fjalë, sepse Edi Rama ua hodhi.

Ndaj me sa duket në përvjetorin e saj, Lulzim Basha po kërkon të hakmerret me anë të një audio-përgjimi, jo vetëm për “tia hedhur” Edi Ramës, por për të fituar për këtë shkak, zgjedhjet e ardhëshme.

As një vit më parë e as sot, PD dhe Lulzim Basha nuk po e kërkojnë fitoren me programe, platforma, aksion opozitar, me frymë dhe me rritje të mbështetjes masive popullore anekënd Shqipërisë. Por me truqe sallonesh dhe dhomash të mbyllura në qendër të Tiranës.

Nëse edhe pas kësaj, PD humb përsëri, atëherë faji edhe sikur të jetë, nuk do të kërkohet më tek Edi Rama, por tek Lulzim Basha. Sepse ai vetë e ka thënë: Ma hodhe një herë, ishte faji yt. Po ma hodhe përsëri, faji është i imi!

A do e mbaj fjalën këtë radhë lideri i opozitës? Fakti që pak javë më parë në Kuvendin Kombëtar, ndryshoi statutin e partisë për të mos dhënë dorëheqjen edhe pas humbjeve të tjera, nuk parathotë ndonjë shenjë të mirë as në këtë përvjetor të parë të marrëveshjes së 18 majit, për Partinë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iva Aliko i shkon në emision pa MBATHJE, Çani çmendet: Pse ma bëre këtë...
Previous article RUSI 2018/ Icardi drejt përjashtimit, Sampaoli zgjedh sulmuesin e dëmtuar

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT