• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Lulzim Basha në gjurmët e Ilir Metës për ta bërë PD si LSI
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Lulzim Basha në gjurmët e Ilir Metës për ta bërë PD si LSI

13 July, 2021 Redaktor1 OP-ED

Në prag të vendimeve për ndryshimet e reja në statutin e PD, të gjithë zërat si krtikë ashtu edhe ato dashamirës ndaj Lulzim Bashës, janë drejtuar në një pikë të vetme. Ato tregojnë shtqetësimin, se mungojnë debatet e brendshme rreth ideve dhe projekteve alternative, të cilat do të çonin natyrshëm drejt reformimit real të PD. Pas dështimit historik në zgjedhjet e 25 prillit, nevoja për ta bërë sa më parë e sa më mirë këtë, është ulëritëse.

Në vend të një katarsisi të brendshëm, që do të çonte në ristrukturimin e thellë të PD shumëkush po evidenton si të vetmin problem real, tendencën e Lulzim Bashës për privatizimin e saj. Më i fundit që e ka bërë publik këtë shqetësim, është Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, i cili thotë se PD po shndërrohet në një zyrë private dhe personale të Lulzim Bashës. Por ai është i fundit i një aradhe, nisur nga Jozefina Topalli e Astrit Pazoti, që i kanë rënë sirenave të këtij alarmi.

Situata bëhet edhe më alarmante, kur kupton se nuk bëhet fjalë vetëm për një shqetësim të brendshëm të PD, por për vetë sistemin pluralist të vendit. Opozita është pasuria më e madhe e demokracisë dhe katandisja e partisë së saj më të madhe politike, nga vlerë dhe alternativë qeverisëse, në pronë private të një individi është tejet shqetësuese. Përveç kësaj, ka edhe një rrethanë tjetër që e bën të rrezikshme, avancimin e këtij projekti për të ardhmen.

Modeli i lidershipit që po mundohet të instalojë Lulzim Basha brenda PD dhe mënyra e drejtimit prej tij të partisë, nuk është pjesë e historisë së saj 30 vjeçare. Jo se PD ka qenë modeli i zbatimit të rregullave të brendëshme dhe lojës demokratike. Për shkak të karizmës, historisë dhe mënyrës së drejtimit të PD, Sali Berisha ishte vetë partia. Ai nuk ka patur nevojën e Lulzim Bashës, për të ndryshuar statutin e për të nxjerrë jashtë loje forumet e partisë përmes rregullave të shkruara, që ta komandonte atë.

Askush nuk e ka vënë ndonjëherë në dyshim, lidershipin e Sali Berishës, në krye të PD. Por Lulzim Basha duke mos patur asnjë bilanc politik si kryetar, duke mos arritur dot asnjë fitore në betejat që ka udhëhequr pas 2013, e kupton se nuk bëhet dot lider real as i PD dhe as i opozitës shqiptare. Ndaj ka nisur me kohë pastrimin e partisë nga figurat që i bënin hije, ka afruar rreth vetës njerëz që të vetmen vlerë kanë besnikërinë ndaj tij dhe po bën gjithçka për të mbajtur me çdo çmim në dorë vulën e partisë.

Pasi futi në xhep më 13 qershor, mandatin e Kryetarit të PD deri më 2025, tani ka nisur një etapë të re. Po bën nxitimthi, ndryshimin e të gjitha rregullave të brendshme të lojës, duke e çuar praktikisht PD drejt privatizimit. Askush brenda SHQUP nuk mund të bëjë dot më pas kësaj asnjë veprim dhe nuk mund të hedhi dot asnjë hap për të ardhmen, pa lejen e Lulzim Bashës dhe familjarëve të tij, që kanë një rol të shtuar e gjithnjë e më aktiv brenda kupolës drejtuese të PD.

E vetmja parti parlamentare në Shqipëri, që funksionon sipas këtij modeli drejt së cilës Lulzim Basha po e çon PD, është LSI e çiftit Ilir Meta- Monika Kryemadhi. Ajo lindi në 2004 si një parti familjare, vazhdoi të funksionojë si e tillë dhe e njëta do të mbetet, edhe pasi Ilir Meta të iki nga Presidenca e të rikthehet sërisht atje. Kjo ka çuar në largimin sistematik të të gjitha personaliteve nga LSI, që nga themelimi e deri në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, duke u katandisur në një parti me 4 mandate.

Askush nuk është i interesuar në këto rrethana, për të ditur se çfarë ka të shkruar e çfarë jo, libri i rregullave të brendshme të LSI. Sepse çfarëdo që të bësh duke qenë pjesë e saj, karrierën tëndë politike nuk e vendos as profili, as meritokracia, as pëlqyeshmëria publike dhe as votat që mer, por vetëm humori i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ndërsa Lulzim Basha duke mos qenë vetë ndërtuesi i shtëpisë të cilën “ia ka falur babai”, për tu ndjerë plotësisht pronar i saj, ka nevojë për të modifikuar rregullat e shkruara. Rregulla këto që ia heqin çdo kopetencë vendimarrëse forumeve drejtuese të PD, të cilat shndërrohen në borde këshillimore në letër, por në praktikë ato kurrë nuk do japin dot por vetëm do të marin këshilla.

Lulzim Basha po ia del me sa duket, që të bëhet më në fund, edhe pronari me letra i PD. Kësisoj nën shembullin e LSI, e sigurtë është se në zgjedhjet e 2025, edhe PD do ketë fatin elektoral të saj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITJA MERR FUND PËR TË/ Almeda Abazi vaksinohet kundër Covid-19 (FOTO)
Previous article MORI PARA PËR.../ Gjykata e Posaçme VENDOS arrest shtëpie për ish zëvendës ministren e Brendshme

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT