• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Luani i Artë” i Venecias dhe qentë e macet e Gjirit të Lalzit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Luani i Artë” i Venecias dhe qentë e macet e Gjirit të Lalzit!

7 September, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ilir Meta duket gjithnjë e më i dëshpëruar, sa më shumë afron ora e gjykimit të tij si President në Parlament. Një akt tejet i rëndësishëm, që i hap më pas rrugën, edhe gjykimit të tij si politikan.

Kjo javë që po vjen, është vendimtare për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, përderisa në Tiranë, ka njoftuar zyrtarisht vizitën Delegacioni i Komisionit të Venecias.

Kuvendi i Shqipërisë ku është ngritur e ka nisur punën komisioni hetimor, është në pritje të përgjigjeve për 8 pyetjet që lidhen me kushtetuetshmërinë ose jo të vendimeve të Ilir Metës, për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Thelbi ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të Presidentit, për të anulluar ose jo me dekret, zgjedhjet në mesin e një fushate zyrtare elektorale!

Për konstitucionalistët është e qartë se interpretimi i Kushtetutës, nuk le vend për veprime si ato që Ilir Meta ndërmori, në funksion të axhendës së tij personale politike. Një axhendë që synonte bllokimin e zgjedhjeve të radhës, për ta detyruar Kryeministrin Edi Rama, që të pranonte një pazar politik me opozitën e rrugës.

Megjithatë, do të duhet të presim edhe pak ditë, derisa përgjigja e Komisionit të “Venecias”, të jetë zyrtare. Për ti hapur më pas rrugën, votimit formal në Kuvend, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Ironia është se përgjatë këtyre dy muajve të fundit, karriera e Ilir Metës ka kaluar nëpër një shteg të ngushtë e të errët, që lidhet sa me emrin e Venecias e aq me kafshët e pyllit e ato shtëpiake, nëpër të cilën ka kaluar në këtë periudhë jeta e tij.

Në mesin e korrikut, vetëm 2 javë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”. Një çmim që një vit më parë i ishte dhënë edhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mediat e Beogradit e akuzuan atë, se e kishte blerë këtë çmim, për 75 mijë euro. Kjo e detyroi kreun e shtetit serb që të mos e tërhiqte vetë çmimin, ndërkohë që hije të tilla dyshimi, u hodhën edhe për homologun e tij shqiptar në Tiranë. Kjo me sa duket ndikoi më pas që “Luani” i Venecias të harrohej shpejt dhe mediat e opinion publik të fokusoheshin tek qentë dhe macet e Ilir Metës.

“Ju përshëndes me Darkon, mikun tim më të ri nga Jahorina e Bosnjë, pas një shëtitje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën, macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë, e shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macet e qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti”, u shpreh në një videomesazh nga Jahorina e Bosnjes, Presidenti ynë në detyrë.

Ndërsa pak orë më parë, Ilir Meta bëri një postim edhe më të çuditshëm me këtë temë në rrjetet e tij sociale, duke shkruar: “Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.”

Megjithë mesazhet e koduara që duket se kërkon të përcjellë, ajo që shqiptarët po kuptojnë më së shumti, është një sjellje gjithnjë e më e çuditshme e Kreut të Shtetit të tyre. Një sjellje që “Luanin” e dikurshëm të perëndimit, po e zëvendëson me shpejtësi me qentë me emra serb, e me “buqetat” e maceve me emra rus. Gjë që të sjell ndërmend, shprehjen e njohur shqiptare: “Kush fle me qenin, gdhihet me pleshta!”

Nuk e dimë sesi do të jetë kjo javë që po vjen, për Presidentin në detyrë të Republikës sonë, sepse Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të thotë më pas, fjalën përcaktuese për të ardhmen e tij.

Ajo që dimë me saktësi, është se java që po lemë pas, ka qenë jo e lehtë për Ilir Metën. Përderisa Drejtori për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik e injoroi ta takonte në Tiranë. Një xhest që u lexua si një shenjë e sigurtë, se aleatët tanë strategjikë, ia kanë prerë biletën pa kthim për në “Ferr”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI I GAFËS SË RËNDË/ Shikoni si reagojnë lojtarët shqiptarë kur ngatërrohet himni (VIDEO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja "Euro 2020" Francë-Shqipëri. Rezultati 2-0

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT